Sikur të gjithë jetën të agjërojë,
të gjitha netët ti kalojë pa fjetur fare duke bërë adhurim, gjithë mallin ta
harxhojë në rrugë të Allahut (xh.sh), nga të gjitha këto nuk mund të përfitojë
asgjë, në qoftë se nuk ndien një dashuri ndaj njerëzve që I binden Allahut dhe
një urrejtje karshi atyre që e kundërshtojnë Atë (xh.sh) (Abdullah bin Omer)
Në qoftë se adhurimi do të ishte
një zog,padyshim që krahët e tij do të ishin agjërimi dhe namazi.(
Jahja bin Muadh)
Agjërues pa agjërim është ai që
hanë, pinë, por I ruan organet e tij nga mëkatet.Ndërsa I pa agjëruar me agjërim
është ai që nuk ha, nuk pi, por nuk I mbron organet e tij nga mëkatet.
(Imam Gazaliu)
Njëri nga parimet e agjërimit është edhe mos fjetja gjatë ditës për të
ndjerë urinë, etjen dhe dobësinë.
(Imam
Gazaliu)
Shembulli I atij që nuk hanë dhe
nuk pinë, por nga ana tjetër zhytet në mëkate, është si shembulli I atij që gjatë
marjes së abdesit bën mes`h: gjë e cila
duket e rregullt, por që e ka braktisur më kryesoren, larjen nga tre herë të
organeve përkatëse.
(Imam Gazaliu)
Namazi të con deri në mes të rrugës,
ndërsa agjërimi të con deri tek porta e Sulltanit.Ndërsa sadakaja të nxjerr përpara
Sulltanit.
(Omer bin Abdulaziz)
Agjërimi, në shumë mënyra merr formën e celësit falenderues, I cili është
detyra themelore e njeriut.
(Bediuzaman Said Nursi)
Agjërimi në muajn Ramazan I jep një goditje direkte pjesës prej faraoni
të nefsit, dhe e thyen atë, I tregon dobësinë dhe mjerimin.Itregon njeriut robërinë
e tij.
(Bediuzaman Said Nursi)
Në Ramazan, cdokush që nga I varfëri e deri tek më I pasuri e kupton që
nuk ëhstë pronar, por është rob;nuk është I lirë, por është rob (shërbetorë).Në
qoftë se nuk urdhërohet, nuk mund të bëjë
vetë as punën më të vogël apo më të lehtë.I thyhet hynia false e tij, duke mos
arritur të zgjasë as dorën deri në ujë,lidhet pas robërisë së vërtetë të tij,
dhe hyn në detyrën e vërtetë të tij që është falëndërimi.
(Bediuzaman Said
Nursi)
Agjërimi është një ndër ilacet më të rëndësishme fizike dhe shpirtërore.Ai
është një dietë shpirtërore dhe
fizike.
(Bediuzaman Said Nursi)
Agjërimi është ilaci I padurimit, I cili ia dyfishon fatkeqësitë njerëzimit.
(Bediuzaman
Said Nursi)
Ata që nuk agjërojnë, ngelen nën zgjedhën e trupave të tyre dhe nuk arrijnë kurrë përsosjen shpirtërore e
ideale të tyre.
(Fetullah Gylen)
Agjërimi është adhurimi më I bukur, ku pasqyrohet qartë ndjenja e falënderimit
të sinqertë.
(Fetullah Gylen)
Me anë të agjërimit njeriu ngre një bllokadë përpara pëshpëritjeve
djallëzore të shejtanit.Në këtë mënyrë merr në dorë komandën dhe është ai që e
komandon tanimë nefsin e tij.
(Fetullah Gylen)
Agjërimi të mëson ruajtjen me efikasitet të amanetit në cdo kohë,
haptazi dhe fshehurazi.
(Fetullah Gylen)