Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Disa hadithe per agjerimin Wed 3 Aug 2011 - 15:19 | |
| Agjërimi është një amanet.Për këtë arsye cdokush duhet ta mbrojë dhe ta ruajë amanetin që Allahu (xh.sh) ia dorëzoi atij, dhe të mos e dëmtojë atë.(Hadith)Gjëja më e lartë se agjërimi, namazi dhe sadakaja është pajtimi ndërmjet të zënëve (të ngatrresave) (Hadith)Agjërimi nuk është vetëm braktisja e ushqimit.Ai është largimi nga fjalët e këqija, nga kontaktet e këqija, shpëtimi nga urdhërresat e nefsit (unit) dhe largimi nga punët e këqija.(Hadith)
Kush ka mundësi le të martohet sepse martesa I mbron sytë më shumë nga harrami dhe të mbron më shumë nga zinaja.Kush s`ka mundësi të martohet, le të agjërojë.Sepse agjërimi ka një të vecantë që e thyen epërsinë. (Hadith)
Tri dua nuk kthehen mrapsht.Duaja e agjëruesit, duaja e mysafirit dhe duaja e atij që i është bërë padrejtësi.(Hadith) | |
|