Muslimanet e kane te ndaluar te genjejne dhe te mashtrojne edhe ne 1 prilli e cila dite quhet dhe njihet si dite e tille,
sespse Allahu i Madhërishëm ka veçuar kohë të caktuara, në të cilat besimtarët duhet të përkushtohen me adhurime të caktuara, por, Allahu xh.sh., asnjëherë nuk ka caktuar ditë, apo momente, në të cilat lejohen rena , genjeshtra apo mëkate
Prandaj do te permendim disa hadithe te Muhamedit a.s.:
”Rrena e njeriut e largon nga ai melekun një milje, nga qelbësia e asaj që ka bërë.” (Transmeton Tirmidhiu).
[b]“me të vërtetë gënjeshtra udhëzon në vepra të këqija, kurse veprat e këqija udhëzojnë në xhehenem…” (Transmeton Buhariu).
“Unë ia garantoj një shtëpi në mes të Xhenetit atij që edhe në shaka e lë rrenën.” (Transmeton Bejhekiu).
“Me të vërtetë sinqeriteti (drejtësia) udhëzon në vepra të mira, ndërsa veprat e mira udhëzojnë në xhenet. Njeriu me siguri do të vazhdojë duke vepruar drejt, derisa të regjistrohet te Zoti njeri i sinqertë. Ndërsa me të vërtetë gënjeshtra udhëzon në vepra të këqija, kurse veprat e këqija udhëzojnë në xhehenem. Njeriu me siguri do të vazhdojë duke gënjyer deri sa të regjistrohet edhe te Zoti njeri gënjeshtar.” (Transmeton Buhariu)
Muhamedi a.s. ka qenë njeri i drejtë dhe i sinqertë. Gënjeshtra nuk ka qenë cilësi e tij asnjëherë, as para shpalljes e as pas saj. Në kohën para shpalljes, populli i Mekës i dhanë epitetin “El-Emin” që don të thotë: “Besniku – i Sinqerti”. Për këtë arsye, Herakliu, mbreti i Romës, kur e pyeti Ebu Sufjanin disa gjëra në lidhje me Muhamedin a.s., ndër të tjera i tha: “A e keni akuzuar atë ndonjëherë me gënjeshtër para se ta thotë atë që thotë tani (se është i dërguar i Allahut)? Ebu Sufjani tha: Jo. Atëherë Herakliu tha:
“Nuk ka mundësi që ai të mos gënjejë për njerëzit e pastaj të gënjejë për Allahun.”
Muhamedi a.s. na njofton se gënjeshtra është njëra nga shenjat e hipokritit (munafikut), duke thënë:
“Shenjat e munafikut janë tre vepra: kur të flet të gënjen, kur të premton ta thyen premtimin dhe kur t’i besosh të tradhton”. (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi).
Njëherë Pejgamberi a.s. është pyetur:
“A mund të jetë besimtari frikacak?” Tha: “Po!” I thanë: “A mund të jetë besimtari koprrac?” Tha: “Po!” I thanë: “A mund të jetë besimtari gënjeshtar?” Tha: “Jo!” (Transmeton Maliku).