Ne trurin e njeriut eshte gjetur ''busulla morale"
Kohët e fundit shkencëtarët kanë zbuluar 'busullën morale "në trurin e njeriut, në zonën prapa veshit të djathtë, e cila konsiderohet se kontrollon vlerësimin e sjelljeve ndaj njerëzve të tjerë.
Gjegjësisht, zona e vendosur prapa veshit të djathtë aktivizohet atëherë kur ne mendojmë për gabimet apo veprat e mira të njerëzve tjerë. Shkencëtarët nga Instituti i Teknologjisë në Massachusetts zbuluan se etika jonë dhe dallimi i të mirës nga e keqja nuk është vetëm një çështje e arsimimit, por ato janë të shkruara në tru.
Hulumtuesit kanë arritur që me anë të valës magnetike ta “ç’kyçin busullën morale" tek disa njerëz, gjë e cila u bëri të pamundur ndarjen e veprimeve të mira nga ato të këqija. Eksperimenti është kryer ashtu që 12 vullnetarë kanë marrë nga 192 mini-skenarë dhe detyra e tyre ishte që të vlerësojnë sjelljet e heroit të këtyre skenarëve në një shkallë nga 1 (sjellje të paligjshme) deri 7 (sjellje të pranueshme).
Skenarët e njëjta u janë dhënë atyre gjatë dhe pas ekspozimit të një fushe magnetike, dhe përgjigjet e tyre ishin të ndryshme. Menaxhere e Projektit, Dr Liane Young, tha se ishte e mahnitshme për të parë se si fusha magnetike ndryshon krejtësisht gjykimin e njerëzve.
Përndryshe, kjo nuk është hera e parë që shkencëtarët në tru gjetën qendra përgjegjëse për, siç besohej, gjërat në lidhje me arsimimin. Vitin e kaluar, shkencëtarët amerikan gjithashtu pohuan se kanë gjetur "pikën e Zotit", d.m.th një pjesë të trurit që rregullon ndjenjat dhe besimet fetare.