Ky është një problem shumë i madh në shoqërin tonë,ashtu siç thotë Pejgamberi alejhi selam:
" Njeriu zgjohet besimtarë,e ngryset jobesimtarë."
...Kemi shumë shembuj për këtë luhatje,ku njeriu zgjohet,korrekt e bie gënjeshtarë,zgjohet i sinqertë e bie tradhtarë për gruan e tij,apo vëllain e tij,zgjohet dhe bie,e nuk e di se ku ë shtë fundi i këtij karakteri.
Në shoqëritë tona shohim se si njerëzve iu duken të lehta të kryejnë gjëra të tilla.
Eshtë bërë e lehtë që shoku shokun ta tradhtojë,bashkëshorti bashkëshorten apo e kundërta ,është bërë e lehtë që të pranohet mitmarrja,madje është bërë krenari,është bërë e lehtë të vjedhëshe të gënjesh,e nganjëherë arrin deri në vrasje,ashtu siç po shohim në këto ditë.
Kur pyet për shkakun e arritjes së shoqërisë në këtë gjendje të mjerueshme,janë mësuar të thonë se shkaku është varfëria,papunësia,dhe se shkaku i mos martesës është shkak ekonomik etj.
Ndërsa ngritja e përqindjes së shkurorëzimit është rezultat i prishjes së moralit,e prishja e moralit të rinjtë i drejton në vjedhje me arsyetimin e papunësisë.
Ai dëshiron të arrijë pasuri,duke mos e parë se a është e lejuar apo e ndaluar.
Pse nuk pajtohemi të gjithë,çdo person le t'i thotë vetvetes se ,nëse të gjithë vjedhin,unë nuk do të vjedh: nëse të gjithë tradhtojnë unë nuk do të tradhtojë
Thonë se është rritur përqindja e veshjes së hixhabit prej vajzave,por cila është dobia nëse morali prishet? Kjo nuk është e mjaftueshme.
Disa të rinjë thonë se, nëse nuk gjej punë sa më shpejt,me të ardhura të larta,patjetër do të detyrohem të vjedh,ose do të goditem nga dëshpërimi dhe kështu do të detyrohem të bë vetëvrasje.
Shiko hadithin e Pejgamberi a.s:
" Njeriu zgjohet besimtarë,e ngryset jobesimtarë."
Njeriu zgjohet besnik e ngryset tradhtar,zgjohet respektues i prindërve të tij e ndryset arrogant ndaj tyre.
Ku janë thirrësit e këtij Populli që nuk trokasin në zemrat e tyre?
Pse shikojnë këto ngjarje e nuk preokupohen fare,madje thonë se ne po durojmë.
Ky është durim negativ!
Ne nuk kemi nevojë për këtë,por kemi nevojë për durim pozitiv kemi nevojë pë shërues të zemrave për fjalët që burojnë nga zemra dhe depërtojnë në zemra .
Thotë njëri prej dijetarëve në Ether se Jusufi a.s. iu tha atyre:
" O vëllezerit e mi,nëse tuboheni përkujtoni vetminë time,nëse ushqeheni përkujtoni urinë time,nëse pini përkujtoni etjen time,nëse e shihni një të huaj përkujtoni largësinë time."
Thonë dijetarët se,nëse pikëlluari lexon kaptinën" Jusuf",do t'i largohet pikëlimi,për këtë fjala" durim i mirë" ka ardhur dy herë në këtë citat,që do të thotë:
"durim pozitiv."
O vëllezër,o motra,shikoni këtë karakter e moral.Tregimi i Jusufit është shembulli për ne në durim,ndaj mësoni prej tij .Ai është shembulli i mirë.
"A mundesh të mendosh se si do të jetë e ardhmja e jote në durim negativ ."
< Shkruarë nga : Bujamin Salija >