Tema: Vijimi i disa tipareve morale te Pejngamberit Muham-medit a.s
Falenderime i takojne Allahut te madheruar,Salavatet tona i'a dergojme Profetit tone Muhamedit a.s shembelltyres se njerzimit ,i cili ishte kur-an i gjalle qe ecte mbi toke.Salavatet le te shkojne edhe per familjen e tij fisnike dhe pershoket e tij te ndershem si dhe per ata qe ecin ne rrugen e tij deri ne diten e fundit.
Allahu xh.sh .ne nji ajet kur-anor thote:
"Ti je ne shkallen me te larte te moralit"
- Vellezer te dashur!
Sot,zotrinj ,do te flasim pak mbi disa tipare morale te pejngamberit tone Muhamedit a.s,i cili ishte objekt i gjalle i kuptimit te ajetit te cituar me larte.
Pejngamberi yne,zotrinj ,ka qene bujar,dhe kete veti e tregonte dhe e shfaqte kurdo here sipas rastit.Kalonte nje jete familjare mjafte te regullt,me pjestaret e familjes dhe me sherbetoret shkonte kurdohere mire,as nuk i zemronte,as vete nuk zemrohej prej tyre.Kalamajt pergjithesisht,dhe sidomos femijet e vet i donte shume.Nder te vegjlit ushqente dhembshuri e per te mdhenjt kishte respekt.
Femijet bonjak e grate qe mbeteshin te veja,i donte,i dhembshuronte dhe vraponte kurdohere ne ndihmen e tyre.Kureshtja me e madhe e zotrise se tij ,ishte kujdesi i madh qe tregonte per t'u afruar te tjerve cdo nevoj qe kishin.Per kafshet poashtu kishte nji dhembshuri te madhe ,dhe njerzit i porosiste cdo here qe te mos i mundonin teper ,sa te mos mbajne dot,por vetem aq sa te durojne.
Pejngamberi yne ndonese ka qene mjafte i pervuajtshem kundrejt cdo njeriu,kur e sillte puna,tregohej prap kryelarte dhe e mbante dinjitetin,sipas rasteve qe i takonin.Nga kjo kuptohet se :Parise sone muslimane,cfardo klase qofte,madje eshte shume e nevojshme,,te rine mjafte te paster,te veshur mire,e te dijne rendesine e uniformes se tyre,qe ta mbrojne dinjitetin qe perfaqesojne,dhe te mos humbin kredon e asaj ndaj te huajve.
Nuk duhet te terhiqemi kure nga nje sjellje e tille ,sepse do te quhet madheshti ndaj te tjereve,pasi edhe Pejngamberit a.s i ka takuar rasti te sillej ne kete menyre,me qellim qe te mbante larte prestigjin e fese,kumtuesi i se ciles ishte vete.
Nga sjelljet e mira te Muhamedit a.s ,ishte edhe mos hyrja e tij ne shtepine ose ne dhomen e tjetrit,pa trokitur ne dere e pa kerkuar leje nga i zoti i shtepise.Pra cudi e madhe,zoterinj,qe nje veper e tille te njihet si nje nga regullat e qytetrimit te sotem,per derisa kjo veper ka qene ne veprim jo me pak qysh ne kohen e profetit tone Muhamedit a.s.Per ta nderuar kete regull,jemi te urdheruar nga ana e Zotit me ajeti kerimin:
"O ju besimtare qe keni besu mos hyni neper shtepite e tjereve,pa kerkuar leje dhe pa dhene selam banoreve te saj"
Gjithashtu Muhamedi a.s ne mbledhje e kuvende gjithefaresh sillej njerezisht,pa i merzitur kure te tjeret.
Per te semuret ka qene mjafte i meshirshem,i vizitonte shpesh per te mesuar gjendjen shendetesore te tyre,pa mare parasysh nese i semuri ishte i mire apo i keq,i pasur apo i varfer.Dhe ,ne rast se shihte ndonje semundje ngjitese,mbrohej me tepri prej saj e i porosiste njerzit qe te mos afroheshin ne atevend derisa te zhdukej semundja,me qellim qe te mos shkaktohej perhapja e saj.
Pejngamberi yne ,merte pjese ne percjellje xhenazesh,per te percjelle te vdekurin deri ne banesen e fundit.Vec kesaj tregohej kurdohere fytyre qeshur e buzgaz dhe kundrejt cdo njeriu perdorte fjale te embla.Ne bisede e siper ,te tjerve nuk ua priste fjalen ,por i degjonte te gjithe,si do qe te flisnin.Profeti yne nuk shtihej kure me disa paturpsi te te tjerve.
Ne jeten,ne sjelljet,e ne veprat e tij ,shfaqej nje pasqyre e shkelqyeshme e nje morali te larte ,ishtenje person i shquar e i zgjedhur,nje tip i plotesuar e i pajisur me gjithe moralin e larte.
te nderuar te pranishem,nese duam qe te fitojme dy jetet ,te punojme sic kapunuar ai Pejngamberi a.s,t'u permbahemi porosive te tij,per cdo gje ,nese duam qe edhe neve te na vije pak era e njerzise.
Zoti mos na ndafte nga rethi i zotrise se tij.amin amin amin.
Pergaditi :
Burim Sherifi