islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
40 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 40 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi Empty96%*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi Empty0%*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi Empty0%*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi Empty0%*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi Empty1%*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi Empty2%*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 *Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Burim-Sherifi
Imam-Aktiv
Imam-Aktiv
Burim-Sherifi


Numri i postimeve : 760
Data e regjistrimit : 02/05/2010
Mosha : 44
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi Empty
MesazhTitulli: *Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi   *Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi EmptySun 15 Aug 2010 - 1:06

Hâ, Mîm. Pasha Librin e qartë, Ne atë e zbritëm në një natë të bekuar. Ne me siguri tërheqim vërejtjen kur zgjidhet çdo çështje e urtë sipas urdhërit Tonë! Ne me të vërtetë kemi dërguar profetë, nga mëshira e Zotit tënd, Ai me të vërtetë dëgjon dhe i di të gjitha" (Duhan: 1-6)


Muaji i Ramazanit konsiderohet si muaji në të cilin përsëritet dhe verifikohet teksti i shenjtë i muslimanëve, sepse në këtë muaj ka zbritur Kur'ani në natën e cila shquhet me emrin Lejletin mubareketin. Muslimanët sipas traditës në këtë muaj fizikisht dhe psiqikisht bëjnë një përgatitje shumë të madhe për pritjen dhe përcjelljen e Ramazanit, i cili konsiderohet muaj i lutjes, i Kur'anit, i dashurisë dhe i reformës shpirtërore. Interpretuesit e fesë duhet të jenë të kujdesshëm ndaj leximit dhe interpretimit të Kur'anit, sidomos gjatë këtij muaji kur te ne mbahen ligjërata të shumta, as mos t'i shtojnë e as mos t'i lënë gjë mangut fesë.

Në këtë vrojtim dëshiroj që shkurtimisht t'a parashtroj atë që ndodh në botën e teologjisë, se si shpirti i kohës pasqyrohet mbi teologjinë sot, sepse teologjia dëshiron ta ndriçojë tërë botën e krijuar dhe jetën në të, që nga guri i vdekur deri tek galaksitë qiellore, që nga ameba deri te ringjallja e njeriut dhe jeta e tij në amshimin e Zotit. Ajo interesohet për të gjitha dukuritë dhe ngjarjet që sjellin njohje të reja dhe krijojnë vlera të reja të cilat e përcaktojnë dhe formojnë njeriun dhe shoqërinë, duke futur shpirtin e ri të kohës nga e cila dhe sipas së cilës jeton ai. Gëzimi dhe shpresa, hidhërimi dhe brenga e njerëzve të kohës sonë, e sidomos të të varfërve dhe të gjithë atyre që vuajnë, janë gëzim dhe shpresë, hidhërim dhe brengë edhe të teologjisë, kështu që nuk ka pothuajse asgjë vërtet njerëzore që nuk do të gjente jehonën në zemrat e tyre. E gjithë kjo reflektohet në teologjinë e cila para vetes ka Kur'anin si fenomen të shpëtimit dhe mbarë gjininë njerëzore me realitetin e llojllojshëm, botën si skenë të historisë njerëzore, të shënuar me ndërmarrjet e tij, disfatat dhe fitoret e tija. Kështu ajo mendon për problemet të cilat sidomos sot e shënojnë dhe e mundojnë Ummetin dhe botën bashkëkohore: Për muslimanët dhe kur'anizimin e tyre, për agnosticizmin, për pluralizmin, për afrimin e religjioneve botërore në kërkimin e konsenzusit rreth vlerave të përbashkëta njerëzore dhe religjioze, për globalizimin dhe neokolonializmin - politik, ekonomik, kulturor; për terrorizmin - kriminel, të armatosur, të masmediave, për frikën nga ai dhe nga ardhmëria, për ndeshjen mes qytetërimeve, për të drejtën e pronësisë dhe solidaritetin, për dinjitetin e njeriut dhe devijimet e ndryshme të tij të cilat përligjen si vlera të pranuara, e kështu me radhë.

Nuk ka dyshim se teologjia duhet të merret me problemet bashkëkohore, këtu nuk ka asgjë të diskutueshme. Mirëpo, teologjia nuk ka guxuar të lejojë që shpirti i kohës të futet në të, që në mënyrë negative të pasqyrohet në të, që t'i vërë në pyetje vetë themelet e fesë, gjegjësisht ekzegjezën, Sunnetin, ibadetin dhe lutjen.



Lart


Teologjia e emancipimit


Ne sot e përjetojmë botën, në të cilën shihen vetëm varfëri, sëmundje, fatkeqësi, katastrofa, shtypje (mynxyra), padrejtësi të të gjitha llojeve, vuajtjet e të drejtëve dhe të pafajshmëve, kriminalitet, korrupcion, terror, luftëra, vrasje... Të gjitha këto janë shenja të kohës së sotme, por edhe të të gjitha kohërave të mëparshme. Për shkak të kësaj vuajnë individë dhe bashkësi, popuj dhe mbarë gjinia njerëzore. Gjendja e këtillë, mendojnë njerëzit me vullnet të mirë, nuk guxon të mbetet kështu. Gjendja e këtillë e keqe, mëson teologjia e emancipimit, mund të tejkalohet me ndryshim radikal të strukturave të botës sonë, strukturat e mëkatit, të cilat në të vërtetë janë strukturat e të Ligut. Kjo nuk mund të arrihet vetëm me qëllime të mira dhe me konvertim individual të zemrës por me luftë dinjitoze kundër të ligës.

Këtu feja nga teoria kalon në praktikë, bëhet akt shpëtimi në procesin e çlirimit. Këtu filozofia marksiste ka ofruar disa udhërrëfyes. Të gjitha premtimet e paplotësuara të religjioneve dukeshin të realizueshme përmes praktikës shkencërisht të themeluar politike. Mirëpo, kur teologjia shndërrohet në politikë, ajo premton shumë pak. Ndërsa aty ku politika dëshiron të jetë shpëtim, ajo premton tepër. Aty ku ajo dëshiron të kryejë vepër të Zotit, ajo nuk bëhet hyjnore por jonjerëzore. Ajo nuk mund të jetë një formulë përgjithësisht e vlefshme për formimin shpëtimtar të rrjedhës historike të veprimit. Plani shpëtimtar ndërtimor i historisë së botës është një plan tjetër - sunnetullah - plani i Zotit, i cili vetëmse sa vjen e përtërihet me kuptime të reja. Teologjia e emancipimit apo çlirimit në këtë muaj nga ne kërkon shqyrtimin dhe ruajtjen e emanetit të dhënë në Eden. Nëse nuk e bëjmë këtë atëherë ne kemi tradhtuar premtimin e dhënë Zotit. Emancipimi shpirtëror, kulturor, shkencor mund të bëhet kurdoherë. Roli i teologjisë është shumë i madh që garanton suksese vetëm atëherë kur me vetëdije, dashuri e dëshirë i nënshtrohemi Zotit, përndryshe nuk do t'i largohemi hijes së robërimit.



Lart


Relativizmi në kërkimin e të vërtetës


Relativizmi është bërë problem kryesor për fenë në kohën tonë. Ai është krijuar si dorëheqje para pafundësisë të së vërtetës, e cila si e tillë paraqitet njësoj për të gjithë. Karakteristika kryesore e saj është toleranca e cila promovon njohjen dhe lirinë dialogjike. Religjionin e sheh si pikënisje filozofike të demokracisë që bazohet mbi atë se askush nuk guxon ta përvetësojë të drejtën se e di rrugën e drejtë, se e di të vërtetën. Të gjitha rrugët pranohen si drejtime legjitime të arsyes, të cilët në dialog e kërkojnë korridorin e përbashkët të rrugës. Sistemi i lirisë sipas përkufizimit të vet duhet të jetë përbërje e pozicioneve relative, që përpiqen të merren vesh mes vete, të cilat para së gjithash varen nga konstelacionet historike që duhet të jenë të hapura ndaj proceseve zhvillimore.

Mirëpo nuk ekziston relativizëm total: ekziston e padrejta e cila kurrë nuk mund të bëhet e drejtë (për shembull vrasja e të pafajshmit). Dhe e kundërta, ekziston e drejta e cila kurrë nuk guxon të bëhet e padrejtë (për shembull e drejta për jetë). Në jetën politike shoqërore relativizmit mund t'i jepet një e drejtë e caktuar. Mirëpo, kur ai dëshiron të zbatohet në fushën e etikës, atëherë shndërrohet në problem. Sot e a.q. teologji "pluraliste" e zë pothuaj se atë vend të cilin një kohë e zinte teologjia e emancipimit.

Duke u thirrur në dallimin e Kantit mes "phainomenon" dhe "noumenon", ne kurrë nuk mund ta shohim realitetin përfundimtar në veten e tij, por gjithnjë vetëm paraqitjen e tij në mënyrën e perceptimit tonë përmes thjerrave të ndryshme të cilat i kemi në sytë tanë. Mësimi ynë fetar na mëson se çdo gjë është relative, përpos vexh'hullahit - fytyrës së Zotit. E gjithë ajo që ne e vërejmë nuk është ai realiteti i vërtetë që është në vetveten e tij, por ai është vetëm pasqyrim i tij sipas masave tona. Absolutja gjegjësisht Absoluti personalisht nuk mund të ekzistojë në histori, por mund të ekzistojnë vetëm modele, pamje ideale të cilat na orientojnë në diçka krejtësisht tjetër, gjegjësisht në dikë krejtësisht tjetër, që si i tillë aspak nuk mund të paraqitet.

Relativizmi religjioz mbështetet mbi filozofinë pas-metafizike të Evropës dhe mbi teologjinë negativiste të Azisë, për të cilën hyjnorja kurrë vetë dhe pa u fshehur nuk mund të paraqitet në botën e halucinacionit në të cilën jetojmë ne. Ajo gjithnjë paraqitet vetëm në pasqyrime relative, ndërsa personalisht ngel jashtë të gjitha fjalëve dhe jashtë të gjitha kuptimeve në transcendencën absolute.

Edhe pse të dy filozofitë, edhe sipas pikënisjes së tyre edhe sipas orientimit, janë tërësisht të ndryshme, duket sikur megjithatë të dyja dëshmohen mes vete në relativizmin dhe metafizikën e vet religjioze. Relativizmi në shenjën e takimit të kulturave krijon filozofinë e njerëzimit, e cila në Lindje dhe në Perëndim dukshëm e pushton hapësirën dhe fiton fuqi të tillë depërtuese, e cila pamundëson çdo përpjekje të kundërvënies. Kushdo që i kundërvihet, i kundërvihet demokracisë dhe tolerancës, që paraqesin "rregullat themelore" të unitetit njerëzor. I tilli i largohet unitetit të kulturave, që qartas është urdhër i çastit të tashëm. Kushdo që dëshiron të ngelë në fenë e Librit të Shenjtë, duhet që në rend të parë të jetë i kujdesshëm në leximin dhe praktikimin e fesë por jo duke kërkuar "të metat dhe shtrembërimet" në kulturat dhe religjionet e tjera.



Lart


Ortodoksia dhe ortopraktika


Premisa bazohet mbi përparësinë e ortopraktikës para ortodoksisë. Kjo ngritje e praktikës mbi njohjen është trashëgimi komuniste. Me flakjen e metafizikës materializmi në mënyrë logjike konstaton: aty ku njohja është e pamundshme, mbetet vetëm veprimi. Shkatërrimi i komunizmit shtrihet pikërisht në atë se është vepruar, por nuk është dëshiruar të dihet për çka, dhe sepse bota nuk u bë më "e mirë".

Kjo është ajo pikë me të cilën ortopraktika e ka dënuar veten me dështim. Ajo, në të vërtetë, presupozon ortodoksinë. Ortodoksia do të thotë të menduarit e drejtë, të dihet mënyra e drejtë se si Zoti dëshiron të lavdërohet. Kjo ka të bëjë me besimin, ndërsa nga besimi bartet në jetë. Duhet njohur mësimin e detyrueshëm të fesë dhe të pranohet kredoja e përkufizuar saktë. Pra, fillimisht njohje e pastaj veprim! Në diskutimin relativist për etikën thuhet se e mira si e tillë dhe e liga si e tillë në të vërtetë nuk ekzistojnë. Teoritë relativiste nuk dëshirojnë kurrfarë obligimi me çka veten e shpallin si të tepërta, të panevojshme. Aty ku nuk ekziston më gajbi (Zoti), aty ideologjia dhe politika bëhen religjion.

Ortodoksia për të cilën bëhet fjalë këtu, dhe e cila shpesh herë gabimisht kritikohet duke thënë se është pengesë për zhvillim, është ortodoksia ndaj Fjalës së Zotit, ndaj tekstit të shenjtë, e cila arrihet vetëm se me besim të thellë në origjinalitetin e tij. Brenda kësaj ortodoksie ne mund ta gjejmë lirinë. Zoti në Kur'an thotë "Unë udhëzoj... dhe kush dëshiron beson, e kush nuk dëshiron nuk beson..." Kjo është pra ajo ortodoksi: kush si dëshiron të besojë, sepse kjo ka të bëjë me pronësinë dhe të drejtën e Zotit. Ne si duket shpesh herë këtë e shndërrojmë në pronësi dhe të drejtë tonën dhe marrim ingerenca të cilat as që guxojmë t'i ëndërrojmë. Si teologë, dijetarë ne jemi të thirrur t'i paraqesim këshillat që gjenden brenda tekstit të shenjtë dhe traditës së Pejgamberit a.s. dhe jetën tonë ta jetojmë të pajisur me kulturë dhe siguri, sepse feja nuk i njeh termet "por" dhe "ose".



Lart


Paraqitja e "New age"


Relativizmit se "çdo gjë është relative" në shumë çka i bashkangjitet edhe New age, apo Epoka e Re. Ngjashëm si gnoza antike, është në pajtim me çdo gjë që na mëson shkenca. Nga ana tjetër, ajo i drejtohet një lloji të "mistikes" moderne: në Absoluten nuk besohet, por ajo përjetohet me përvojë. Zoti nuk është person i cili qëndron përballë botës, por ai është energji shpirtërore e cila përshkon çdo gjë. Religjion do të thotë ngritja e "unit" personal deri te "Çdo gjë" kozmike. Unë-ekzistenca na ndan nga plotësia e realitetit kozmik, e shkatërron harmoninë e tërësisë dhe është arsyeja e vërtetë e mosshpagimit tonë. Shpagimi përbëhet në çlirimin e "unit" personal përmes zhytjes në tërësinë e të Gjallit, në kthimin gjithësisë. Kërkohet ekstaza, dehja me të Pamatshmin, që mund të ndodhë në tekno-muzikën, në ritmin, në vallëzimin, në lojën e shkëmbyeshme të dritës dhe errësirës, në masën e njerëzve etj. Prakulturat duhen përtërirë, në të cilat "uni" im futet në fshehtësinë e gjithësisë dhe lirohet nga vetvetja. Njerëzit, sidomos të rinjtë, duhet tërhequr me aktivitetin e tyre personal, që dehja e vërtetë, të cilën e përjetojnë në ekstazat, t'i përfshijë në mënyrë aq të pasionuar që të paktën për një çast të ndjehen të lumtur, duke e harruar tërë mjerimin e jetës.

Njeriu i ri i New Age nuk ka më nevojë për fenë: atë e zëvendëson gnoza, frymëzim në të cilin njeriu bëhet i vetëdijshëm se është vet hyjnor. Njeriu i New Age nuk ka më nevojë për mëshirë: mjafton që të vihen në lëvizje fuqitë e vetëdijes së tij të cilat akoma janë pamjaftueshëm të shfrytëzuara. Ai është i pavarur, kështu që nuk ka nevojë për shpëtim: deri te shpëtimi ai do të ngjitet përmes frymëzimit të brendshëm dhe një vargu të lindjeve të sërishme, të cilat pa kurrfarë ndërmjetësimi do t'i sigurojnë pastrim dhe vetëdijësim gjithnjë e më të fuqishëm. Shpirtësia e religjiozitetit të ri është shpirtësi e shpëtimit të njeriut sipas njeriut.

Kjo mënyrë e mendimit dhe veprimit, e cila është bërë një dukuri e shpeshtë edhe në hapësirën tonë nën petkun e modernizmit, është në kundërshtim me traditën fetare dhe me vetë fenë. Aty humb besimi në Zotin me të gjitha format e lezetshme që i ka, siç janë imani, takvaja, ibadeti por dhe aroma e Ramazanit. Kur’ani gjendjen e lartpërmendur e konsideron si kohë të injorancës - xhahilije. Paraqitja e Ramazanit faktikisht është një thirrje që shpirtin e njeriut ta mbajë nën kontrollin e burimit të vet.



Lart



Parimi i shumicës


Përveç atyre ofertave "shpaguese" dhe pos zgjidhjeve të teologjisë së emancipimit vërehen edhe dy fenomene në bashkësinë fetare sot. Fenomeni i parë është përpjekja që parimi i shumicës të shtrihet mbi fenë dhe moralin, ashtu që përfundimisht institucioni fetar të "demokratizohet". Kjo do të thotë: çka nuk pranon shumica, nuk mund të jetë e detyrueshme. Këtu menjëherë duhet pyetur: Cila shumicë? Mirëpo feja, të cilën vetë ne mund ta përcaktojmë, aspak nuk është fe. Dhe asnjë pakicë nuk ka arsye të lejojë që shumica t'ia përshkruajë fenë. Feja dhe praktika e saj vijnë tek ne ose nga Zoti, ose aspak nuk është fe.

Fenomeni tjetër ka të bëjë me ibadetin - lutjen. Fazat e ndryshme të "reformës" së ibadetit kanë krijuar mendimin se ai mund të ndryshojë sipas dëshirës dhe tekeve. Ezegjeza e teologjisë islame mundëson kuptime të ndryshme të cilat nuk janë në kundërshtim me thelbin e fesë. Mirëpo, nuk duhet harruar se ibadeti, lutja aspak në vete nuk ka energjinë e konfliktit; konsenzusi fetar është i pranuar dhe i lejuar me qëllim që njerëzit të kenë të drejtë të jenë nën hijen e marrëveshjes, në të cilën është edhe mëshira e Zotit. Format asnjëherë nuk guxojnë të bëhen shkak i përçarjes dhe mosmarrëveshjes. Për një gjë të tillë kërkohet njohja, dituria dhe strategjia e ekzistimit të qëndrimit të një harmonie dhe dashurie të Ummetit musliman. Mu për këtë arsye energjie e New age-it nuk ka mundësi të gjejë strehim në fenë që ka Shpalljen dhe Pejgamberin.

Çështja e ekzegjezës dhe ajo për kufijtë dhe mundësitë e arsyes sonë, qartazi paraqesin problem kryesor në teologjinë bashkëkohore, i cili njëkohësisht ka sjellur edhe deri te kriza e fesë tek njerëzit (në Perëndim). Sa i përket vetë ekzegjezës, gjithsesi duhet theksuar se këtu nuk bëhet fjalë për rezultat të njohur dhe të dëshmuar. Kjo, shikuar pastër historikisht dhe fjalëpërfjalshëm, thjesht nuk është e mundshme. Prandaj, bëhet fjalë për interpretim të tekstit dhe asgjë më tepër. Ekzegjeza kurrë nuk guxon të bëhet filozofi. E këtu vlen edhe e kundërta: filozofia kurrë nuk mund të bëhet ekzegjezë, por që të dyjave u duhet Shkrimi i Shenjtë si themel, që të mund gjithnjë më shumë e më mirë ta kuptojnë porosinë e Shpalljes së Zotit.



Lart



Temat aktuale


Përveç përpjekjeve të arsyeshme rreth çlirimit nga teologjia hegjemoniste evropiane dhe promovimit të teologjive kontekstuale rajonale, temat aktuale, të cilat e kaplojnë vëmendjen teologjike, siç janë homoseksualizmi, eutanazia, aborti, mbarsja artificiale, klonimi, bioetika, ekologjia e të tjera, kanë të bëjnë me çështjet kufitare shkencore, të cilat mund të reduktohen nën një emërues të përbashkët: A është, sa është dhe si është etikisht dhe moralisht e lejuar të bëhet e gjithë ajo që është e mundur në mënyrë shkencore-teknologjike? Ose, thënë ndryshe, a guxon njeriu - krijesë ta zë vendin e Zotit - Krijuesit në botë?

Pavarësisht nga dhe duke pasur parasysh të gjitha këto, këtu vlen parimi themelor: Nëse përjashtohet Zoti, nëse nuk ka Zot, çdo gjë lejohet dhe qëllimi arsyeton çdo mjet (komunizmi). Në rast se nga ana tjetër pranohet se ka Zot, atëherë pyetjet kufitare nga temat e lartpërmendura nuk do të duhej të mbeteshin pa përgjigje, gjegjësisht Zoti e ka krijuar botën dhe Ai është Zotërues i tij. Ai ia ka dorëzuar njeriut që të jetë drejtues dhe shfrytëzues i tij. Kjo do të thotë se njeriu është përgjegjës para Zotit për botën, se është i obliguar ta ruajë dhe ta shfrytëzojë për ato qëllime për të cilat është i krijuar nga Zoti dhe që atij i është besuar. Njeriu nuk ka të drejtë të pakufizuar që me botën të bëjë çfarë të dojë dhe si të dojë, por që me të të veprojë sipas ligjeve të përhershme dhe të pandryshueshme të cilat Zoti i ka vënë në natyrën njerëzore, në natyrë dhe në mbarë gjithësinë.



Lart



Si përfundim


Por, ne si muslimanë në prag të Ramazanit me këtë kapacitet a thua vallë kemi mundësi të merremi me këto çështje të rëndësishme me një institucion i cili me vite të tëra është duke u zhytur në provincializmin religjioz dhe arrogancën fetare, i cili lirisht mund të thuhet se ka humbur garancën e besimit dhe mëshirën e Zotit. Vetëdija për "fjalët e kota" në radhët e kierarkisë së institucionit fetar, si dhe në teologji, gjithsesi se ekziston, por akoma në masën më të madhe mbetet vetëm "shaka me kripë" në bisedat private. Arsyeja për këtë me siguri qëndron në faktin se në këto hapësirat tona në qarqet teologjike është zhdukur kundërshtimi apo qortimi si vlera aq tipike të fesë sonë, me çka është nxitur hipokrizia e vetë institucionit dhe përgjegjësisë së tij. Prandaj nuk është aspak për t'u habitur se kohëve të fundit në opinionin më të gjerë leksionet morale popullit aq shpesh ua ndajnë njerëz nga qarqet ateiste - duke na përkujtuar për koordinatat e harruara të të jetuarit etik (fetar).

Që të mundet fjalët t'i drejtohen botës, duhet që fillimisht ne të jemi të prekur nga ato fjalë, e pas kësaj të guxojmë t'i ndajmë ato me të tjerët. Në të kundërtën, vetëm do t'u ndajmë fjalë boshe, gjegjësisht leksione. Pra, çështja është se paraprakisht a na trondisin vetë fjalët tona, a janë ato fryt i mrekullisë personale të "hapjes së syve", të cilën e kemi përjetuar përmes tyre, ose në masë më të madhe bëhet fjalë për përpjekjet për të folurit e pëlqyeshëm (për hir tonin, për hir të të tjerëve, nga kujdesi për kierarkinë e institucionit fetar etj.), gjegjësisht të kryerjes së obligimit? Çështjet e reja me të cilat ballafaqohemi dhe përpjekjet teologjike për nevojën e mënyrës së re të jetesës vajtojnë edhe për një mënyrë të re të të folurit, sepse ekziston edhe etika e fjalës së thënë, pra edhe e të folurit teologjik. Mu për këtë arsye i lutem Zotit që ky Ramazan të jetë fillim i një rilindjeje shpirtërore!




Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
*Teologjia e Ramazanit: punim nga Dr.Ismail Bardhi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dr. Ismail Bardhi: “Është bërë monotone biseda për vehabizmin.”
»  Ismail Biçer - Ali Imran 144-148
» Ismail Cosar u Bosni Kakanj
» ismail coşar - sabah ezanı
» Ismail Bardhoshi - Perkujto Diten e Gjykimit!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi Ligjislativ :: Ramazani-
Kërce tek: