Qumshti i nenes shkak per zhdukjen e 40 lloje qelizash
kancerogjene
Studiuesit zviceranë zbuluan se një lloj substance e gjendur në qumështin e nënës ka aftësi të eliminojë qelizat kanceroze.
Në studimin e publikuar në revistën e njohur si PloS One Journal, shkencëtarët theksuan se substanca e zbuluar vite më pare, e njohur me emrin "HAMLET" deri tani nuk është eksperimentuar tek njerëzit .
Në eksperimentin e drejtuar nga ana e Universitetit Lund të Zvicrës, të sëmurët me kancer në fshikëzën e urines janë kuruar me HAMLET. Pas çdo kure të sëmurët i nxorën jashtë qelizat e vdekura kanceroze në urinën e tyre.
Eksperimentet e mëparshme laboratorike kanë treguar se HAMLET mund të zhdukë 40 lloje qelizash kanceroze por ky studim ishte eksperimenti i parë i realizuar tek njerëzit. Në studimin e ardhshëm shkencëtarët do ta testojnë këtë substance mbi tumoret e lëkurës dhe të trurit.