PLANIFIKIMET E TYRE PËR ZHDUKJEN E ISLAMIT
Meqë luftërat e kryqëzatave të para, që zgjatën plot dy shekuj, pësuan disfatë në përpjekjet për zhdukjet e islamit, përkrahësit e tyre i hynë punës rreth studimit të formave dhe metodave për shkatërrimin e kësaj feje duke angazhuar gjithë potencialin e vet. Lidhur me këtë, ata ndërmorën këta hapa: 1. RRËNIMI I PUSHTETIT ISLAM
Pas rënies së Kalifatit islam, që përfaqësohej nga osmanlinjtë e që (në kohë të fundët –vër. e përkthe.) ishte larg qeniesisë islame, armiqtë e tij kishin frikë që ky kalifat formal të mos shndërrohej në kalifat të vërtetë, që do të paraqiste rrezik për ta.
Rasti i mrekullueshëm për këtë gjë, terrenin e së cilës e përgatitën më se një shekull e gjysmë, ishte disfata e Turqisë dhe aleatit të saj – Gjermanisë në Luftën e Parë Botërore.
Ushtritë e Anglisë, Greqisë, Italisë dhe Francës depërtuan në tokat e shtetit osman dhe okupuan të gjitha vendet e tij, dike u marrë edhe vetë kryeqytetin, Stanbollin.
Që në fillim të marrëveshjes në Kongresin për pajtim të Lozanës, Anglia e kushtëzoi tërheqjen e saj nga Turqia me këto pika:
a) Të shfuqizohet Kalifati islam, të dëbohet kalifi nga Turqia dhe atij t’i konfiskohet pasuria.
b) Të garantojë Turqia se do ta ndërpresë çdo lëvizje që përkrah Kalifatin.
c) Të ndërpriten të gjitha ligjet e Turqisë me fenë islame.
ç) Të miratojë kushtetutë qytetare, duke zëvendësuar kushtetutën e bazuar në islam. (Marrë nga libri „El-erdu Vesh-sha’bu“, f. 46, vëll. i parë)
Mbasi Qemal Ataturku i zbatoi të gjitha këto kushte, shtetet okupuese u tërhoqën nga Turqia.
Kur ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë Kruison, ia kumtoi Parlamentit popullor atë që kishte ndodhur me Turqinë, disa nga parlamentarët protestuan ashpër kundër tij duke shprehur habinë se si Britania e Madhe ia ka pranuar pavarësinë Turqisë, rreth së cilës mund të bashkohen për herë të dytë shtetet islame dhe ta sulmojnë Perëndimin.
Kruisoni me këtë rast tha:
„Ne Turqinë e kemi shkatërruar plotësisht, ajo kurrë nuk mund ta marrë veten e të fuqizohet... për shkak se ne ia zhdukëm asaj burimin e forcës që përfaqësohej prej dy gjërash: fesë islame dhe Kalifatit“.
Atëherë të gjithë parlamentarët e pranishëm anglezë e duartrokitën këtë sukses të arritur, ndërsa opozitarët mbetën heshtur. (Marrë nga libri „Kejfe Hud-dimetil-Hilafeh“, f. 190)
2. ZHDUKJA DHE ASGJËSIMI I KUR’ANIT:
Siç kemi përmendur më lart, Perëndimi Kur’anin e quan burim kryesor të forcës së myslimanëve, prandaj prania e tij në duart e tyre bën rikthimin e forcës dhe të qytetërimit islam.
a) Gladstoni thotë:
„Derisa Kur’ani të jetë në qenien e myslimanëve, Evropa kurrë nuk do të sundojë Lindjen e Mesme dhe as që do të ketë siguri për vete“. (Marrë nga libri „El-islamu Ala mufterekit-turuk“, f. 39)
b) Misionari Uiliam Xheford Palkraf thotë:
„Ta dini se kur do të vërejmë që Kur’ani dhe Meka janë lënë pas dore nga vendet arabe, atëherë do kemi mundësi të shohim se si arabët hap pas hapi do të ndjekin qytetërimin perëndimor duke u larguar nga Muhammedi dhe libri i tij“ (Marrë nga libri „Xhudhurul-bela“, f. 201)
c) Misionar Takli thotë:
„Ne Kur’anin duhet ta përdorim si një vegël që do të na shërbejë kundër islamit si arma më e qëlluar. Myslimanëve duhet bërë me dije se ajo e vërtetë që shënohet në Kur’an nuk është e re, kurse ajo që quhet e re në Kur’an – nuk është e vërtetë“. (Marrë nga libri „Et-tebshir Vel-isti’mar“, f. 40, botimi i dytë.)
ç) Me rastin e njëqindvjetorit të pushtimit francez të Algjerisë, udhëheqësi i forcave franceze në këtë vend thotë: „Për të sunduar algjerianët, ne duhet medoemos që t’u heqim Kur’anin nga goja... dhe t’ua fshijmë nga vetëdija gjuhën arabe.“ (Marrë nga revista „E-menar“, nr. 9,11,1962)
Në vazhdim po japim atë që ndodhi në Francë lidhur me angazhimin e tyre në këtë drejtim: Për heqjen e Kur’anit nga zemrat e të rinjve algjerianë, Franca bëri një eksperiment duke zgjedhur 10 femra të reja myslimane të Algjerisë, të cilat i regjistroi nëpër institutet franceze dhe i veshi si të gjitha të rejat e tjera franceze. Pasi kaluan 11 vjet mundimi, erdhi koha e festimit të maturës së tyre ku qenë ftuar ministria, intelektualë, gazetarë e të tjerë. Sapo filloi festimi, të gjithë të pranishmit u befasuan kur vashat algjeriane hynë me veshjen e tyre islame algjeriane... Lidhur me këtë ndodhi u bënë polemika të shumta në gazetat franceze, sidomos rreth faktit se çfarë arriti Franca për 128 vjet sundimi në Algjeri?! Rreth kësaj dileme ja se si u shpreh ministri francez për çështje të kolonializmit në Algjeri, La Kost: „Çka mund të bëjë unë, kur Kur’ani është më i fortë se Franca“?! (Marrë nga gazeta „El-ejjam“, nr. 7780, botuar më 6.12.1962)
3. DEGJENERIMI I MORALIT E MENDËSISË MYSLIMAE, LARGIMI I TYRE NGA ALL-LLAHU DHE DHËNIA E TYRE PAS DËFRIMEVE:
a) Mermadjuk Piktoli (Piktolli (1875-1936) e pranoi islamin në vitin 1917, shërbeu si imam në xhaminë e Londrës (ku edhe u varros) dhe e përktheu e komentoi Kur’anin në gjuhën angleze me titullin „The Glorious Qur’an“.(vër. e përth.) ) thotë:
„Myslimanët tash mund ta përhapin qytetërimin e tyre në botë me shpejtësinë e njëjtë, siç e përhapën në fillim, vetëm në qoftë se i kthehen sërish moralit që kishin dikur, kur ishin faktor me rëndësi në botë, ngase kjo botë e mangët (Perëndimi) nuk mund t’i bëjë ballë assesi fuqisë së këtij qytetërimi“. (Marrë nga libri „Xhundull-llah“, f. 2)
b)Kryetari i shoqatave misionare, Samoel Zuejmer, në kongresin e mbajtur më 1935 në Kudus që iu kushtua misionarëve, tha:
„Misioni që shtetet e krishtera jua kanë ngarkuar ta kryeni në vendet muhamedane nuk nënkupton se ju duhet t’ua impononi myslimanëve fenë e krishterë, ngase kjo për ta paraqit një orientim të caktuar dhe një nder.
Ju keni për detyrë që ta nxirrni nga feja islame myslimanin dhe atë ta lini si një krijesë që s’do të ketë lidhje me Zotin, në mënyrë që t’i ndërpresë të gjitha lidhjet me moralin, ku popujt mbështetin jetën e tyre. Në këtë mënyrë ju, me angazhimin dhe punën tuaj, do të bëheni pionierët e kolonializmit të vendeve islame. Ju kësisoj keni përgatitur edhe njerëzit e atyre mbretërive për ta pranuar rrugën që ju jeni munduar t’ua impononi, pra ata ta mohojnë fenë islame. Nga ana tjetër, ju keni përgatitur një gjeneratë që s’ka kuptim për lidhjen e vet me Zotin e as që do të dijë për të. Kështu, ju keni larguar myslimanin nga feja islame dhe nuk ia keni mundësuar ta përqafojë fenë e krishterë. Me një fjalë, ju keni bërë që ky brez të jetë në pajtim me dëshirën e kolonialistit, të mos u japë rëndësi çështjeve qenësore, të jepet pas rehatisë dhe përtacisë, të mos zgjedhe mjete për t’u dëfryer e për të kënaqur pasionet, ashtu që qëllimi i vetëm i jetës të jetë dëfrimi e pasionet“.
Madje nëse do të mësojë diçka, këtë do ta bëjë për të kënaqur pasionet, nëse do të fitojë, këtë do ta bëjë vetëm për pasione, nëse zë ndonjë post të lartë, përsëri këtë do ta shfrytëzojë për të kënaqur pasionet e tij... Ai (myslimani) do të japë gjithçka vetëm e vetëm që të dëfrehet. O ju misionarë (të krishterë), nëse angazhoheni dhe ia arrini kësaj, detyra juaj do të kryhet me sukses! (Marrë nga libri „Xhurdhul-bela“, f. 275)
c) Samoel Zuejmeri në librin e tij „Sulmi ndaj botës islame“ thotë:
„Sipas Perëndimit, misionarizmi karakterizohet njëkohësisht me dy qëllime kryesore: me karakterin shkatërrimtar dhe me karakterin ndërtues. Karakteri shkatërrimtar i dedikohet nxjerrjes së myslimanit nga feja e tij, qoftë edhe vetëm me pranimin e idesë ateiste. Ndërsa ai ndërtues i dedikohet krishterimit të myslimanit, sipas mundësisë që ai të dalë në anën e qytetërimit perëndimor dhe t’i kundërvihet popullit të vet“. (Marrë nga libri „El-garatu Alem-alem El-islamijj“, f. 11)
ç) Ata pohojnë se një nga metodat kryesore që të bëjnë të mundshëm degjenerimin e moralit dhe të dinjitetit të myslimanit është edhe përhapja e shkollimit laik.
d) Misionari Takli thotë:
„Ne duhet që sa më parë të arrijmë që të themelojmë shkolla sipas modelit laik të Perëndimit, ngase te shumë myslimanë është luhatur besimi dhe bindja për islamin dhe Kur’anin, si pasojë e mësimit dhe studimit të veprave të botuara në Perëndim dhe e përvetësimit të gjuhëve të huaja“. (Marrë nga libri „Ettebshir Vel’isti’mar“, f. 8)
dh) Zumejri thotë gjithashtu:
„Meqë myslimanët largohen nga shkollat e krishtera, ne duhet të themelojmë medoemos shkolla laike, t’ua lehtësojmë pranimin dhe regjistrimin në to, sepse vetëm kështu do të arrijmë të zhdukim ndjenjën islame të nxënësit“. (Marrë nga libri „Ela-garatu Alel-alem El-islamijj“, f. 82)
e) Misionari Xhib thotë:
„Feja islame e ka humbur zotërimin e vet në jetën e shoqërisë myslimane dhe ka filluar të ngushtohet dalëngadalë rrethi i saj i ndikimit, sa që tash është kufizuar vetëm në disa tradita të caktuara. Ky sukses e ky përparim yni u arrit vazhdimisht dhe pa e kuptuar ata. Tash kjo ka mbërritur shkallën e mundshme më të lartë dhe nuk mund të shkojë më tej. Suksesi i mëtejshëm në këtë aspekt varet në radhë të parë nga udhëheqësit dhe liderët e botës islame, po veçanërisht nga rinia e saj. Me një fjalë, kjo u arrit në saje të veprimtarisë arsimore e kulturore laike që zhvillohej nëpër këto shkolla“. (Marrë nga libri „El-ittixhahatul- vetanijjeh fil- edebil- muasir“, vëll. II, f. 204-206, i autorit Muhammed Husejn)
4. SHKATËRRIMI I UNITETIT TË MYSLIMANËVE:
a) Prifti Simon thotë:
„Uniteti i myslimanëve i bashkon të gjitha shpresat e popujve islamë dhe i jep dorë shpëtimit të saj nga kthetrat evropiane. Misionarizmi është një ndër faktorët kryesorë për shkatërrimin e kësaj lëvizjeje, prandaj duhet që me anë të tij myslimanëve t’ua ndërrojmë drejtimin që synon bashkimin e tyre“. (Marrë nga libri „Kejfe Huddimetil- Hilafeh“, f. 190)
b) Misionari Lorens Brauni thotë:
„Nëse myslimanët bashkohen në një perandori arabe, atëherë mund që të bjerë mallkimi dhe rreziku për mbarë botën, ose të ndodhë e kundërta. Mirëpo nëse ata ngelin të përçarë, atëherë do të mbeten faktor pa ndonjë rëndësi të veçantë. (Marrë nga libri „Xhudhurul-Bela“, f. 202) Kurse më tutje ai thotë:
Arabët dhe myslimanët duhet të mbeten të përçarë që kështu të mos kenë as forcë dhe as ndikim“.
c) Arnold Tuinbi në librin e tij „Islami, Perëndimi dhe ardhmëria“ thotë: (Marrë nga libri „Islami, Perëndimi dhe ardhmëria“, f. 73)
„Uniteti i popujve islamë është në gjumë, por ne duhet të kemi parasysh se ai që është sot në gjumë, një ditë do të zgjohet“.
ç) Ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Gabriel Hanoto u gëzua shumë kur u prish lidhja e fortë e Tunizisë me vendet islame, me Mekën dhe me të kaluarën e saj islame, por edhe kur Franca e detyroi Tunizinë që të ndajë fenë nga politika shtetërore. (Marrë nga deklarata „Hanutto Gabriel“, f. 21)
d) Lidhur me problematikën në fjalë, të shënojmë në vazhdim edhe këto:
Më 1907 u mbajt një kongres i madh evropian, në të cilin morën pjesë intelektualë, politikanë dhe ekspertë të zgjedhur në krye me ministrin britanik të Punëve të Jashtme, i cili në fillim të fjalës së tij theksoi:
„Qytetërimit perëndimor i kërcënohet shkatërrimi dhe asgjësimi, andaj ne jemi të detyruar që në këtë kongres të studiojmë e të hulumtojmë metodat dhe format më të qëlluara për pengimin e përmbysjes së qytetërimit tonë“. Ky kongres vazhdoi punimet plot një muaj.
Pjesëmarrësit e këtij kongresi paraqitën rreziqet e jashtme që mund të shkaktojnë përmbysjen dhe shkatërrimin e qytetërimit perëndimor (që një ditë do të perëndojë). Ata përfunduan se rreziku më i madh që i kanoset Evropës janë pikërisht myslimanët.
Po kështu pjesëmarrësit e këtij kongresi vendosën të bëjnë një plan ku do të paraqiten pikat për parandalimin e çfarëdo ujdie, uniteti ose bashkimi midis shteteve të Lindjes së Mesme, për arsye se nga kjo mund të vijë rreziku i vetëm për ardhmërinë evropiane.
Më në fund, ata vendosën të sjellin një popull tjetër e kundërshtar i arabëve dhe i myslimanëve, që do të shtrihej në lindje të Kanalit të Suezit, dhe kështu arabët të ngelin të përçarë.
Në këtë mënyrë Britania e Madhe vuri themelet e bashkëpunimit dhe të aleancës me sionizmin botëror që propagandonte dhe synonte formimin e shtetit çifut në Palestinë. (Marrë nga libri „El-muameratu Ve ma’raketul-mesir“, f. 25)
5.FUTJA E DYSHIMIT NË FENË E TYRE TE MYSLIMANËT:
Në librin „Kongresi i bashkëpunimit midis të krishterëve dhe myslimanëve“ thuhet: „Myslimanët kanë mendimin se në islam gjendet çdo gjë që i përgjigjet e që i duhet gjithë shoqërisë njerëzore. Pra, detyra jonë si misionarë është që kësaj feje (islame) t’i rijmë ballë me armët ideore dhe shpirtërore“. (Marrë nga libri „Ettebshir Vel-ist’mar“, f. 191)
Për t’u arritur kjo gjë u botuan shumë libra të orientalistëve që gjurmojnë gjoja se të metat dhe dobësitë e islamit, por ku nuk haset gjë tjetër përveç se nënçmimit të fesë islame, futjes së dyshimit sa u përket parimeve të saj si dhe talljes me të dërguarin tonë, Muhammedin alejhisselam.
Një nga këta libra është edhe enciklopedia „Historia e njerëzimit dhe përparimi kulturor e shkencor i tij“, të cilin e botoi Organizata botërore për arsim dhe kulturë (UNESCO) e Kombeve të Bashkuara.
Në pjesën e dhjetë të vëllimit III thuhet:
1) Islami është një rend i sajuar nga jehudizmi, krishterimi dhe nga politeizmi arab.
2) Kur’ani është një libër në të cilin s’ka fare stilistikë.
3) Thëniet e Muhammedit nuk janë të tij, por atij i janë veshur për një kohë të gjatë nga ana e disa njerëzve.
4) Dijetarët e sheriatit islam kanë hartuar fikhun (një shkencë që merret me rregullat e fesë islame, të bazuara në burimet themelore islame, vër. e përkth.) duke u mbështetur në ligjin romak, persian, në librin e Teuratit dhe në ligjet e kishtara.
5) Gruaja s’ka vlerë në shoqërinë islame.
6) Islami i ka munduar rajatë me xhizjen dhe haraçin. (Marrë nga revista „Ettemedun El-islamijj“, seria, 44, nr.7, f. 508, 1977. Xhizje quhet tatimi që është dhënë nga rajatë, kurse haraç quhet ajo që është marrë nga prodhimet e ndryshme të bujqësisë (vër. e përkth.))
Ja pra, si shkruajnë me urrejtje dhe paturpësi, madje një organizatë kulturore më e lartë në kuadër të Kombeve të Bashkuara.
6. ARABËT TË MBETEN SA MË TË DOBËT (PA FORCË):
Perëndimi ka bindjen e plotë se arabët janë çelësi i popullit islam.
Moro Pjerzher në librin e tij „Bota arabe“ thotë:
„Është vërtetuar historikisht se forca arabe, kjo do të thotë forca islame, pra t’i zhdukim arabët, se vetëm kështu do të shkatërrohet edhe islami“.
7.VENDOSJA E NJË POLITIKE TË DIKTATURËS NË BOTËN ISLAME:
Orientalisti dhe eksperti amerikan për çështje të Pakistanit, V.S.Smith thotë:
„Nëse myslimanëve u jepet liria dhe u lejohet të ndërtojnë sisteme shoqërore demokratike, atëherë islami do të ngadhënjejë, pra vetëm me diktaturë mund të pengohet ushtrimi i fesë nga popujt myslimanë“.
Kryeredaktori i revistës „Times“, në librin e tij „Udhëtimi për në Azi“, i këshillon ShBA-të që në vendet islame të vendosin diktaturë ushtarake dhe të pengojnë realizimin e propagandës islame që kërkon dominimin e gjithë popullit islam, ngadhënjimin ndaj Perëndimit, qytetërimit dhe kolonializmit. (Marrë nga libri „Xhundull-llah“, f. 29)
Mirëpo ata nuk harrojnë që popujve myslimanë t’u japin kohë pushimi, në mënyre që ta mënjanojnë shpërthimin e tyre:
Hanoto, ish ministër francez i Punëve të Jashtme, thotë:
„...Ka ende rrezik në mendimet e të nënshtruarve të cilët u lodhën nga fatkeqësitë që ua përgaditnim ne, mirëpo vendosmëria e tyre s’është luhatur ende“. (Marrë nga libri „El-fikrul-islamij...“, f. 19)
8. PENGIMI I ZHVILLIMIT TË MYSLIMANËVE NË DEGËT E NDRYSHME TË INDUSTRISË DHE MBETJA E TYRE KONSUMUES TË PËRHERSHËM TË MALLRAVE TË PERËNDIMIT:
Njëri nga nëpunësit e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, në vitin 1952 thotë:
„Rreziku i vërtetë që na kërcënohet drejtpërdrejt e në mënyrë të egër është rreziku nga islami...“ Më tutje ai thotë:
Le t’i jepet botës islame e gjithë ajo që e dëshiron, përveç prodhimtarisë industriale e teknike. Nëse nuk arrijmë që ky mysliman e ky vigan të rrijë lidhur me zinxhirë të paditurisë dhe të kompleksimit, ta dini se atëherë do të pësojmë dështim fatal dhe kështu rreziku nga bota arabe dhe nga energjitë e mëdha islame do t’i kanoset Perëndimit dhe do t’ia marrë rolin e saj udhëheqës në botë. (Marrë nga libri „Xhundull-llah“, f. 28)
9. PËRPJEKJET E VAZHDUESHME QË NË VENDET ISLAME TË MOS UDHËHEQIN SHTETIN DHE FENË MYSLIMANËT, SEPSE KJO SJELL ZHVILLIMIN DHE PËRPARIMIN E TYRE
a) Në revistën „Times“ Të Londrës, orientalisti Britanik Montgomeri Vat, në mars të vitit 1967, thotë:
„Në qoftë se del ndonjë udhëheqës i përshtatshëm që thotë dhe zbaton të vërtetën islame, është e mundshme që kjo fe të paraqitet për të dytën herë si një nga forcat më të mëdha politike në botë.“ (Marrë nga libri „El-hululul-musteuradeh“, f. 11)
b) Misionari Xhib thotë:
„Zakonisht lëvizjet islame përparojnë në mënyrë të çuditshme, ato shpërthejnë e paraqiten befas para se vëzhguesit të hetojnë shenjat e para të shfaqjes së tyre. Lëvizjeve islame u mungon udhëheqësi, pra u mungon një Salahudin i ri“. (Marrë nga librat „El-ittixhahatul-haditheh Fil’islam“, f. 365, „El-ittixhahatul-vetanijjeh Fil-edebil-muasir“, vëll. II, f. 206)
c) Përmendëm më lartë fjalën e Ben Gorijonit, ish-kryeministër i Izraelit:
„Frikën më të madhe ia kam paraqitjes së ndonjë Muhammedi të ri në botën arabe“.
ç) Gjithashtu cekëm fjalën e Salazarit, ish diktatorit të Portugalisë:
„Frikësohem se mund të dalë ndonjë prej tyre që mosmarrëveshjet e tyre t’i drejtojnë nga ne“.
10. SHTURJA MORALE E FEMRËS DHE PËRHAPJA E AMORALITETIT TE MYSLIMANËT
1) Misionarja Any Miligan thotë:
„Neve na u mundësua që në Fakultetin e Femrave në Kajro të kemi disa studente nga familjet e bejlerëve dhe të pashallarëve. Jua bëjmë me dije se në asnjë vend tjetër nuk ka femra myslimane nën ndikimin e krishterë dhe kjo është rruga më e shkurtër drejt prishjes së kështjellës islame në këtë shkollë“. (Marrë nga libri „Et-tebshir Vel-isti’mar“ f. 87)
Cili është qëllimi i kësaj? Me nxjerrjen e gruas myslimane nga feja islame do të arrihet qëllimi që e tërë gjenerata ta braktisë fenë, por njëkohësisht me të do të dalë nga feja edhe burri edhe vëllai i saj. Në këtë mënyrë do të arrihet të shndërrohet në një vegël të përshtatshme dhe me efekt të fortë shkatërrues për të gjitha vlerat e shoqërisë islame, që ata (Perëndimi) mundohen ta arrijnë me shfuqizimin e rolit të saj qytetërues në botë.
2) Një i ardhur nga Bregu Perëndimor i lumit Jordan (Palestinë) tregonte se qeveria sioniste në mënyrë të organizuar e të qetë i thirrje të rinjtë arabë që t’i shoqërojnë femrat çifute, veçanërisht në bregdet. Po kështu edhe femrat çifute i thirrnin të rinjtë me qëllim që t’i infektonin me kurvëri. Qeveria çifute i ndiqte të gjithë të rinjtë që nuk pranonin këtë lloj mashtrimi me pretekst gjoja se ata u përkasin lëvizjeve atdhetare islame. Qeveria çifute po ashtu nëpër kinematë e Bregut Perëndimor lejonte të shfaqen vetëm filmat pornografikë, kurse afër fabrikave të mëdha, ku punonin palestinezët, hapte shtëpi publike ku shërbimet mund të bëheshin për një çmim fare të ulët e gati falas.
Natyrisht se kjo bëhej për prishje dhe shthurjen e moralit të këtyre të rinjve, që kështu ata të mos mendojnë t’u bashkëngjiten lëvizjeve atdhetare, në vendet e pushtuara.
Marrur nga libri:
"Qëndrimet e perëndimit ndaj Islamit dhe Muslimanëve"