Allame Sharaniu thotë:
Duhet ditur mirë se, ashtu siç zbresin fatkeqësitë mbi vendet e atyre që nuk falin namaz, ashtu dhe largohen nga vendet e atyre që falin namaz. Askush të mos thotë: “Unë për vete falem, ç’më duhet se ç’bën tjetri? Sepse, kur vjen fatkeqësia, vjen për të gjithë. Kur e kanë pyetur Pejgamberin a.s., lidhur me këtë çështje, nëse mund të shkatërrohen vendet ku jetojnë edhe njerëz të mirë, është përgjigjur:
“Po, kur të këqijat të shtohen e t’i kalojnë të mirat…” (Muslimi)
Mesazhi:
Andaj, lexues të nderuar, çdo besimtar e besimtare e ka për detyrë dhe përgjegjësi ta ndalojë të keqen, me aq mundësi që ka, dhe të nxisë për të mirën, me aq sa fuqi ka. Është koha e Ramazanit, më e volitshmja për ne, që të keqes t’ia mbyllim dyert, me hapjen e dyerve të mirësive. Ndryshimi ka ardhur, vetëm ne duhet të lëvizim drejt tij! Ramazani na thërret të ndryshojmë!