Personi që ther kurban këtë akt e ban sikundër-shpërblim të nefsit (vetes) së tijë. Me këtë nënkuptohet se njeriun e ban kurban nefsin(veten) e tijë.Është shprehja simbolike e skarificës së vetes ashtu siç ishte gati ta sakrifikojë Hz.Ismaili veten e tijë.Pasi që kafsha për Kurban shtrihety në tokë dhe drejtohet në drejtim të Kibles, nijeti bëhet në këtë mënyrë: “O Zot! Ky trup I imi aq shumë gabime bëri dhe aq shumë të kundërshtoi sa që për tu falur ndjej nevojën që këtë trup ta bëjë kurban për ty.Por ngaqë Ty e bëre harram flijimin e trupit të njeirut, sikundër shpërblim të trupit tim do ta flijojë këtë kafshë, pranoje o Krijuesi I Gjithësisë, Bismilahi Allahu Ekber”.
Ashtu siç ka shkruar një laps I nderuar: “Kurbani është shenjë e flijimit të pasioneve dhe ndjenjave të egos.Një person që ther Kurban përvetëson ndjenja dhe mendime të larta shpirtërore dhe nuk do të merret me ndjenja të poshtëruara dhe të kota.Nuk do të rrëzohet, porn ë të kund0δrtën do të lartësohet; nuk do të kthehet pas por do të përparojë.Flijimi është një akt që bëhet për ta mbrojtur fuqinë shpirtërore”.