Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Era e gojës së agjëruesit më e mirë se era e miskut Sat 6 Aug 2011 - 13:27 | |
| Era e gojës së agjëuesit vjen si pasojë e urisë.Në Ditën e Kijametit, kjo erë para Allahut Fuqiplotë do të jetë më e mirë se misku dhe aromat tjera të këndëshme dhe do të bëhet shkak për një shpërblim më të mirë.Ashtu si engjëjt, të cilët duke zbatuar detyrat e tyre ndaj Allahut (xh.sh), oshtijnë në qiell dhe në tokë nga kënaqësia që ndiejnë, edhe ndaj dis erërave të mira ndiejnë kënaqësi.Ata marrin kënaqësi nga erëra e këndshme të trëndafilave, luleve të ndryshme, të miskut etj,Erëra e këndëshme janë çelësi i thesareve të botërave të fshehta të cilat nuk mund t`i shikojmë,po ashtu edhe era e gojës së agjëruesit u përngjan këtyre erërave të këndshme të fshehura pas perdes sëvalëve të padukshme. Duhet të theksojmë se era e gojës vjen sidomos në ditët e agjërimit gjatë stinës së nxehtë të verës, si pasojë e etjes dhe urisë.Kjo erë tek Allahu, është më e këndëshme se era e pëlqyeshme e miskut për njerëzit.Por duhet të theksojmë që nuk është pengesë që që ne për ta hequr atë, të përdorim misvak apo furçë. | |
|