Oj zemra ime,ma bëj hallall për çdo lot që mund të të kem shkaktuar,ma bëj hallall
për çdo brengosje sado të vogël që mund të kesh pasur nga unë...!
Oj nëna ime!
Oj zemra ime,nga malli që kam po të shkruaj këtë shkrim,dua të të shkruaj dhe të të
tregoj vlerën që Allahu i Lartësuar të ka dhënë ty…
Oj zemër,po të shkruaj një ajet kur’anor në të cilin Allahu i Lartësuar në Kur’anin
famëlartë ka thënë:
“Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindit të vet,sepse nëna e
vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjirin.(E porositëm) Të
jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu,pse vetëm tek Unë është kthimi
juaj.”(31:14)
A e lexoni o vëllezër dhe motra rëndësinë që ka prindi, sidomos nëna?
A e lexoni o nëna të dashura rëndësinë që iu ka falur Allahu i Lartësuar juve?
Një ajet tjetër kur’anor thotë:
”Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni
në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur
pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as "of - oh", as mos u bë
i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese).” (17: 23)
Sa prej nesh e respektojnë këtë ajet, sa persona e vënë në praktikë këtë gjë, sa
prej nesh nuk i kthejnë përgjigje negative prindërve, sa prej nesh nuk bëjnë
“ of-uh “ nga një punë që ata na urdhërojnë për ta bërë? Sa? Sa prej nesh jemi të
dashur me ta, sa prej nesh jemi bamirës kundrejt fjalës së tyre? Sa?
Transmetohet nga Muavija ibn Xhahime, se Xhahime ka ardhur tek Pejgamberi alejhi
selam dhe e ka pyetur:
“O i Dërguar i Allahut, unë kam dëshirë që të luftoj në rrugën e Allahut dhe kam
ardhur tek ti që të konsultohem.
Pejgamberi alejhi selam i tha: “A e ke gjallë nënën?“
Tha:“Po,”
Pejgamberi alejhi selam i tha: “Qëndro pranë nënës tënde,se me të vërtetë Xhenneti
është tek këmbët e saja.”
(Ahmedi, shejh Albani ka thënë se ky hadith është Hasen)
Në transmetimin e Taberaniut qëndron se Pejgamberi alejhi selam ka pyetur:
“A i ke prindërit gjallë?”
I thashë: “Po,”
Tha Pejgamberi alejhi selam: “Qëndro pranë tyre, se me të vërtetë Xheneti është
nën këmbët e tyre.”