Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: NËNA E DËSHMORËVE Sat 18 Jun 2011 - 16:32 | |
| NËNA E DËSHMORËVE
Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit! A nuk keni dëgjuar fëmijë të dashur për poe¬ten El-Hansa? E ka emrin Tumazer, vajza e Am¬rit, i birit i El-Sheridit. Ajo ishte femra më e da¬lluar në fisin e saj, Beni Sulejm. Ka lindur para ardhjes së Islamit, në kohën paraislamike. Ishte përfaqës-uese e denjë e fisit të vet, në sjellje dhe shprehi – të mira dhe të këqija. Nuk dinte për Isla¬min e as që kishte dëgjuar për të. Më së te¬përmi intere-sohej për poezi dhe dinte tregime për arabët dhe të parët e tyre. Dinte të ga¬ron¬te me poetë, si dhe merrte pjesë me fisin e vet në¬për beteja të ndryshme kundër armiqve, duke i nxi¬tur dhe duke i trimëruar luftëtarët e fisit të saj. Kur vëllai i saj, Sahri ra në fushëbetejë, ajo qau për të dhe një kohë të gjatë mbajti zi për të! Vishte rroba të zeza nga leshi i egër. Dinte t’i tubonte gratë dhe t’u lexonte elegjitë e saj, në të cilat vajtonte vëllanë e vet, kështu që të gjitha së bash¬ku fillonin të qanin, të shqye¬nin rrobat e tyre dhe të shkulnin flokët. Nganjëherë bridhte maleve dhe bjesh¬¬këve, duke vajtuar vëllanë dhe duke recituar vjer¬sha për cilësitë dhe namin e tij, duke ia për¬mendur rininë dhe fuqinë dhe duke për¬shkru¬ar heroizmat dhe sak¬ri¬ficat e tij. Kishte bërë portretin e një he¬roi të patrembur, i ci¬li mundte çdo luftëtar dhe nga i cili dridheshin kodrat. Ishte në gjendje të mbyste dy egërsira dhe të bënte të pamundurën. Kështu ndihej poetja El-Hansa në kohën e xha¬hi¬li¬jetit. Ishte kjo mënyra e sjelljes në atë kohë, kohë e cila kishte edhe tek ajo një ndikim të madh. Dinte për hakmarrjen dhe luftën. Dinte tregimet e adhuri¬mit të idhujve dhe kultin e per¬sonalitetit, por kulti¬vonte edhe zakonet e mira të asaj kohe, siç ish¬te mikpritja, të ndih¬mua¬rit e nevojtarëve, sinqeriteti, besa dhe nderi.
ISLAMI NDËRRON SJELLJET E EL-HANSASË
Islami kishte filluar të përhapej në mesin e fi¬seve arabe dhe njerëzit i bashkangjiteshin në më¬nyrë masive. Islami ndërroi shprehitë dhe sjell¬jet e kohës së xha¬hilijetit. Tani i kishte kapluar kre¬naria dhe fis¬ni¬kë¬ria. Me Islam u lartësuan shpir¬tërat dhe u zbutën zemrat, kësh¬tu që njerëzit që hynin në Islam respektonin dis¬pozi¬tat e tij dhe rrugët e lartësuara të cilat i thë¬rris¬nin në vëllazëri dhe në punë të mira për të mirën e Islamit dhe për dobinë e të gjithë muslima¬në¬ve. Muslimani si individ nuk mendonte më vetëm për veten e tij, por edhe për të mirën e të gjithë muslima¬në¬ve. Kështu që edhe El-Hansa ndryshoi kur pranoi Isla¬min. Filloi të punonte për të mirën e të gjithë mus¬li¬ma¬nëve dhe pikëpamjet e saj ndaj jetës dhe botës që e rrethonte ndryshuan. Nuk men¬don¬te më se jeta mbaron me vdekjen dhe se ky është fundi për njeriun. Tani ajo e dinte se Allahu xh.sh. përsëri do t’i ngja¬llë njerëzit pas vdekjes dhe kur të vijë Dita e Gjykimit do t’ua llogarisë vep¬rat e tyre, ata të cilët kanë bërë vepra të mira do të shkojnë në xhenet, që është sa qiejt dhe to¬ka, dhe se atje do të jenë përgjithmonë. E nëse ka¬në bërë vepra të këqija, do të hyjnë në xhe¬henem dhe do të qëndrojnë atje përgjith-monë. Prandaj, El-Hansa nuk i vajtonte më të vde¬ku¬rit, si¬ç e vajtonte vëllanë, se Islami e kishte nda¬luar vajtimin për të vdekurit, shqyerjen e rrobave dhe gricjen e fytyrës si shenjë pikëllimi. Islami urdhëron të jemi të durueshëm dhe të lute¬mi për të vdekurit me dëshirë që të jenë mirë në atë botë. Allahu e kishte hapur zemërën e El-Hansas për Islamin, kështu ajo ishte bërë besim¬ta¬re e sinqertë dhe besonte në Allahun si Kri¬jues, Islamin si fe dhe Muhammedin s.a.v.s. si të Dërguar të Allahut xh.sh. dhe mbartës i poro¬sisë së Tij për të gjithë njerëzit. Ai i udhëzon njerëzit në rrugën e drejtë, në rrugën e mi¬rë¬sisë, dhe ua tërheq vërejtjen që të mos shkojnë në rrugën e së keqes. Kjo është porosia e Islamit të je¬mi të dë¬gjueshëm ndaj Allahut xh.sh. dhe të Dër¬guarit të Tij.
EL-HANSA PUNON PËR ISLAMIN
Meqë El-Hansa ishte jashtëzakonisht inteli¬gjen¬te dhe i kishte kuptuar Islamin dhe dispozitat e tij në m묬nyrë të drejtë, ajo u vu në dispozicion të fesë së vet të re me plot vullnet. Në këtë gjë ajo ndiente lumturi, e cila ia mbushte zem¬¬rën, si dhe kë¬na¬qësi dhe rehati shpirtërore. Ta¬ni nuk e tronditnin më kurrfarë fatkeqësish apo proble-mesh, se tani besonte se çdo gjë që ndodh-te në botë ishte me caktimin e Allahut xh.sh. dhe me dëshirën dhe vullnetin e Tij. Asnjë nje¬riu nuk i ndodh asgjë, as e mirë e as e keqe, për¬veçse me caktimin e Allahu xh.sh. Ajo e lexonte dhe e kuptonte Kur’anin: “Thuaj: Neve nuk na godet asgjë tjetër, për¬veç çka na është caktuar nga Allahu; Ai ësh¬të Ndih¬më¬tar yni. Prandaj, vetëm Allahut le t’i mbësh¬te¬ten besimtarët.” (Et-Tevbe, 51) Kuptimi i fjalëve të Kur’anit depërtoi deri në thel¬lë¬sinë e shpirtit të saj. Inteligjenca e saj dhe njohja shumë e mirë e gjuhës i mundësoi të kuptonte se këto fjalë nuk ishin veçse Fjalë të All- llahut, fjalë të Krijuesit të këtij Kozmosi, se nje¬r- ëzit, pa marrë pa¬rasysh se sa përpiqen, nuk do të mund të krijonin diçka të ngjashme. I dëgjoi fjalët e të Dërguarit dhe në to zbu¬loi të vërtetën e qartë si kristali dhe thirrjen për t’i shër¬byer Allahut dhe vetëm Atij. Devot¬shmë¬ria e kishte kapluar pjesën më të madhe të zem¬rës së saj, e cila iu dorëzua plotësisht vullnetit të Alla-hut xh.sh. Në një hadith, të cilin i Dërguari a.s. ia kishte th묬në Ibni Abbasit në kohën kur ende ishte fëmijë (ende s’i kishte mbushur dhjetë vjeç), thuhet: “Po t’i më¬soj, o dja¬losh, disa fjalë: Ruaju Allahut, Ai do të të ruajë ty, ruhu nga Allahu, Ai do të të of¬ro¬¬jë ndihmë kur ke nevojë; kur të kërkosh ndih¬më, kërkoje atë nga Allahu xh.sh., e nëse kër¬kon diçka, kërkoje atë nga Allahu! Dije se nëse të gjithë do të dëshironin që të ta bënin një gjë të ke¬qe, nuk do të mund të ta bënin këtë nëse Allahu nuk ta ka caktuar atë; e nëse të gjithë do të dë¬shi¬ronin që të ta bënin ndonjë të mirë, nuk do të mund të ta bënin këtë, nëse Allahu nuk ta ka caktuar atë!” El-Hansa ishte rehatuar me jetën e saj, sepse çdo gjë që ndodhte e shihte si caktim nga Allahu xh.sh. Nuk mërzitej më për vdekjen. I kujtohej se çfarë kishte bërë kur kishte vdekur i vëllai, Sahri, kur i kishte shqyer rrobat e veta dhe kishte jetuar në pikëllim me vite të tëra. I kishte premtuar Allahut, pasi ia kishte hapur zemrën Islamit, se do t’i dër¬gonte katër djemtë e vet për të luftuar në rrugë të Allahut dhe ta mbrojnë Islamin dhe shtë¬pi¬të e muslima¬në¬ve, ta përhapin fenë islame, në mëny¬rë që të zhdu¬ket politeizmi dhe injoranca. Ata ose do të fitojnë kundër armiqve, ose do të vdesin në rru¬gën e Allahut xh.sh. I përkrahte fëmijët e saj të hyjnë në ushtrinë e muslimanëve, nën udhëheq¬jen e Sa’d Ibn Ebi-Vekkasit, i cili shkonte në Irak me ush¬trinë e vet për të luftuar kundër persia¬në¬ve, të cilët atëherë ishin adhurues të zjarrit, dhe për të zhdukur besimin e tyre të kotë. Fëmijët e El-Hansasë nxituan dhe iu bash¬kan¬gji¬tën ushtrisë së pandalshme të muslimanëve. Ajo i përcolli du¬ke i këshilluar që të jenë të durueshëm në luftë dhe duke ua përkujtuar shpërblimin e Allahut xh.sh. për durimtarët, duke u cituar: : “O ju besimtarë, bëni du¬rim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armi¬kut, rri¬ni të përgatitur dhe, që të shpëtoni, ruajuni dë¬nimit të Allahut.” (Ali Imran, 200) Ua përmendte shpërblimin e Allahut xh.sh. për të durueshmit në botën tjetër, se Allahu ka prem¬tuar se do t’ua kthejë atë shumëfish: “Kurrsesi të mos mendoni se kanë vde¬kur ata që ranë dëshmorë në rrugën e Allahut. Për¬kudrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti i tyre.” (Ali Imran, 169)
Ua lexoi edhe një hadith të të Dërguarit a.s.: “Në Ditën e Gjykimit dëshmori vjen me pla¬gën e tij nga e cila del gjak me erë misku”, dhe shtoi: “Dëshmorit i falen të gjitha mëkatet e bëra…!” Kështu ajo u ngjallte dëshirën që të merr¬nin pjesë në luftë e ta jepnin jetën në rrugën e Allahut xh.sh., si dhe ua tërhoqi vë¬rejtjen për tur¬¬pin e dezertimit. Prandaj u kujtoi Fjalët e Allahut xh.sh.: “O ju që besuat! Kur të ndesheni me turmën e atyre që mohuan, mos ua ktheni shpinën. Kush ua kthen atyre shpinën në atë moment, veç atij që kthe¬¬het për të luftuar ose për t’iu bashkangjitur një grupi tjetër, ai ka tërhequr kundër vetes hi¬dhë¬rimin e Allahut dhe vendi i tij është xhe¬hen¬emi. E ai është përfundim i keq!” (El-Enfal, 15,16) Kështu u mësonte El-Hansa fëmijëve të vet fenë e vërtetë dhe të fortë, kështu që ata e dë¬shi¬ro¬nin hyrjen në luftë siç dëshiron njeriu i etur të futet në ujë ditëve të nxehta të verës. Sa ishin të vegjël, ajo u kishte dhënë qumësht dashurie dhe butësie, e tani i ushqente me bin¬dje të pastra islame. Nëse qu¬mështi është ush¬qim për trupin, bindjet e pastra islame janë ush¬qim për shpirtin dhe mendjen. Fëmi¬jët e saj ishin të dëgjueshëm, si në fëmijërinë e tyre ashtu edhe në rininë e tyre. Asnjëherë nuk e kishin pikëlluar. Ata veshën rrobat e tyre ushtarake dhe u nisën për në luftë.
BETEJA EL-KADISIJE
Udhëheqësi ushtarak, Sa’d Ibn Ebi Vekkasi, arri¬ti së bashku me ushtrinë e vet në El-Kadisije, një vend i vogël në Irak. E rreshtoi ushtrinë e vet dhe me strate¬gji të madhe e përgatiti atë për betejën me ushtrinë persiane. Zhvillohej një luftë e madhe në mes të musli¬ma¬në¬ve dhe ushtarëve persianë. Ajo zgjati disa ditë. Çdo ditë beteja ashpërsohej e me këtë rritej edhe numri i të vra¬rëve dhe i të plagosurve nga të dyja anët. Persianët shfrytëzonin një numër të madh elefantësh, të cilët depërtonin me lehtësi nëpër ushtrinë e muslimanëve, duke shkelur me shputat e tyre të mëdha dhe të rën¬da luftëtarët musli¬ma¬në. Në shpinat e tyre mba¬nin ushtarët per¬sia¬në, të cilët i gjuanin muslimanët me shigj-eta dhe shtiza. Për muslimanët kjo ishte një be¬te¬jë e rëndë, por nuk ikën, qëndruan mjaft mirë dhe iu kundërvunë persianëve dhe elefantëve të tyre me trupat dhe shpirtin e tyre të fortë. Filluan të bënin plane për t’iu kundërvënë armi-kut sa më mirë dhe për t’i eleminuar elefantët e tyre, të cilëve shi¬gje¬tat dhe shpatat nuk mund t’u bë¬nin asgjë. Sa herë që dikush u afrohej me shpa-të, elefantët me feçkat e tyre të gjata menjëherë e rrëzonin ose e shkelnin me këmbë. Në këtë mëny¬rë, u vra një numër i madh i tri¬ma¬ve musli-manë që tentonin të de¬përtonin në drejtim të elefan¬të¬ve, por pa sukses. Ditën e dytë muslimanët menduan një plan. I ve¬shën devetë me veshje të posaçme dhe kokat ua mbu¬luan me mburoja, kështu që dukeshin të trish¬tueshme me pamjen e tyre, të ecjen dhe kër¬cënimet e tyre. Elefantët u frikësuan dhe nuk sul¬monin më. Tani kalo¬rësit mund t’u afro¬he¬shin elefantëve dhe me shti¬zat e tyre të gjata i gjuanin në sy. Elefantët u trem¬bën dhe filluan të ikin në drejtim të kundërt, kështu që filluan të shke¬lin ushtrinë e vet, e cila shkon¬te pas tyre. Vdiq një numër i madh i ushta¬rëve persianë, ndërsa elefan-tët vazh¬duan të vraponin gjer tek lumi i Euf¬ra¬tit, ku u mbytën së bashku me ushtarët që mba¬nin mbi shpinë. Muslimanët e kishin paraparë katastrofën e ar¬mi¬¬qve të tyre, ndaj e shfrytëzuan këtë dhe i sul¬muan nga të gjitha anët. Filloi lufta vendim¬tare, e cila zgjati një ditë e një natë. Dëgjoheshin godit¬jet e shpatave, hingëllimat e kuajve dhe tekbiret e luftëtarëve trima muslimanë. Ditën e dytë persianët filluan të iknin me shpej¬¬të¬sin e erës dhe të largohen në të gjitha drej¬timet, duke kërkuar shpëtim, pasi panë që ko¬man¬¬dantët e tyre ushtarakë ishin vrarë. U vranë me mijëra ushtarë persianë dhe lufta u ndër¬¬pre. Muslimanët ishin të lumtur që Allahu ua mundësoi fitoren. Filluan t’i kërkojnë të vde¬kurit e tyre dhe t’i varrosin ata, ndër¬sa të pla¬go¬surve t’ua lidhin plagët. Kur i mblodhën të vdekurit nga fushëbeteja, mo¬rën vesh se në mesin e tyre ishin të katër djem¬¬të e El-Hansasë. Kishin frikë t’ia ko¬munik-onin asaj këtë lajm. Udhëheqësin ushtarak kjo e kish¬te goditur shu¬më dhe mendonte se sa lajm tronditës dhe i dhimbshëm do të jetë ky për El-Han¬sa¬në. Kishte frikë se ndosh¬ta do të binte në depre¬sion nga pikëllimi i pa¬për¬shkrueshëm, siç i kish¬te ndodhur kur kish¬te humbur të vë¬llanë. Prandaj, ai ngurronte t’ia thoshte këtë lajm të pikëllueshëm. U dërgua një grup muslimanësh që t’i tregonin asaj për këtë dhe t’i shprehnin ngu¬shë¬llimet e tyre. Si i vërejti, ajo nxitoi në drejtim të tyre, pasi çdo ditë dilte për të marrë vesh diçka në lidhje me ushtrinë e muslimanëve. I ndali ata dhe i pyeti, e ata iu përgjigjën: “Djemtë tuaj, zonjë…” Por i ndërpreu duke u thënë: “Nuk ju pyeta për djemtë e mi, por më tregoni për rezultatin e luftës!” U përgjegjën: “Fituam, dhe u kemi shkak¬tuar humbje të mëdha!” U tha: “Falënderimi i takon Allahut, kjo është një dhuratë e Allahut xh.sh.!” Vazh¬doi të pyeste: “Bijtë e mi a kanë luftuar me nder apo kanë qe¬në frikacakë?” U përgjigjën: “Djemtë tuaj kanë qenë nga ush¬¬ta¬rët tanë më trima. Kanë luftuar të patrem¬bur para armikut. Tekbiret e tyre ishin më të zësh¬met, kështu që i trimëronin edhe të tjerët për luftë. Ne kreno¬he¬mi me ta dhe me nënën që i ka lindur dhe i ka edukuar me da¬shuri ndaj Allahut dhe sakrifiki¬mit në rrugën e Allahut. Ata janë nder-uar me dhënien e jetës në luftë për Allahun xh.sh.!” Në këtë rast, El-Hansa tha fjalët e saj të njo¬hura: “Falënderimi i takon Allahut, i Cili më ka nde¬ruar me luftën e tyre dhe që janë bërë trima! Shpre¬soj që Allahu të më bashkojë me ta në xhenetet e gjera dhe së bashku me ta të shi¬joj¬më afërsinë dhe Mëshirën e Tij!” Nuk i pikoi asnjë lot e as nuk u vesh më në të zeza, flo¬kët nuk i shkuli, e as fytyrën nuk e grici. Tha fjalët e veta dhe ishte e kënaqur me caktimin e Allahut, kre¬nare me atë që kishin bërë djem¬të e saj në rrugë të Allahut xh.sh. Kjo ishte El-Hansa, shembulli i gjallë për çdo nënë muslimane dhe shembull i mrekullueshëm për ume¬tin tonë. I kishte edukuar fëmijët e vet me edukatë të drejtë dhe të vërtetë islame, e pastaj ia dhuroi ata ume¬tit islam, që të luftojnë për të dhe ta mbrojnë atë; prandaj Allahu i kishte zgjedhur që të jenë në afërsi të Tij, të jenë ata që do ta shijojnë Mëshirën e Allahut xh.sh. dhe të jenë prej banorëve të xhenetit: “Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dësh¬morë në rrugën e Allahut. Përkundrazi ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti i tyre.” (Ali Imran, 169) Ky është premtimi i drejtë dhe i vërtetë i Allahut xh.sh. dhënë luftëtarëve në rrugën e Tij. Sikur të mos luftonin trima të ti¬llë, muslimanët nuk do ta kishin pasur fuqinë dhe famën që kishin, do t’i humbnin tokat e tyre dhe do t’ua merrte armiku. Allahu e mëshiroftë El-Hansan dhe fëmijët e saj trima! Ata ishin shembujt më të mirë të sak¬rificës dhe nëna e tyre ishte edukatorja më e mi¬rë e këtyre trimave. Prandaj ia vlen që muslima-nët ta quajnë “Nëna e Dëshmorëve.”
MËSIMET NGA TREGIMI
1.Islami i ndërron vetitë e këqija dhe ndërton vir¬tyte fisnike te njerëzit. 1. Islami i ndërron vetitë e këqija dhe ndërton vir¬tyte fisnike te njerëzit. 2. Muslimani nuk është egoist dhe nuk mendon ve¬tëm për vete, por muslimani mendon edhe për muslimanët e tjerë, për të mirën dhe zhvi¬llimin e tyre. 3. Vdekja nuk është fundi për njeriun, por ekzis¬¬¬ton edhe jeta tjetër, xheneti dhe xhe¬henemi. 4. Muslimani nuk zhgënjehet, sepse e di se çdo gjë është me caktimin e Allahut, ndaj du¬het të jetë i durueshëm dhe falënderues ndaj Allahut xh.sh. 5. Lufta në rrugën e Allahut, ka ndi¬¬kim të madh në përhapjen e Islamit dhe du¬het dashur në mënyrë që të fitohen shpërb¬li¬met e panumërta tek Allahu xh.sh. 6. Gjella është ushqim për trupin, besimi islam – akida është ushqim për shpirtin dhe mendjen. 7. Jobesimtarët sakrifikojnë që ta shkatë¬rroj¬në Islamin dhe muslimanët. 8. Muslimani nuk guxon të dorëzohet, por du¬het të jetë i ditur dhe duhet të zbulojë çdo gjë që është në dobi të Islamit dhe përparimit të tij. 9. Muslimani duhet të jetë i kënaqur me cak¬timin e Allahut xh.sh. dhe të shpresojë në shpërbli¬min e Tij për çdo të ligë që e godet. 10. Islami nuk ka për të parë superior, vetëm nëse pje¬sëtarët e tij luftojnë për të dhe e ruajnë tokën dhe vatanin.
Pergatiti: Bina Marre nga Libri: PËRMBLEDHJE TREGIMESH Autorë: Muhammed Muvaffak Selimeh Muhammed Munir el-Xhunbaz Muhjuddin Selimeh Përktheu: Irfan Salihu islami-eshte-drit.2009/2011 | |
|