^
Forma e namazit të Istihares
1. Merr abdes sikurse për çdo namaz tjetër.
2. Nijeti - patjetër të bëhet nijet për namaz Istihare.
3. I falë dy rekate, prej sunetit është që në rekatin e parë, pas sures El- Fatiha, të lexohet surja El-Kafirunë , ndërsa në rekatin e dytë, pas El-Fatihas, surja El-Ihlas(Kul huvaAllahu eha) .
4. Në fund, pas Tehijatit, jep selam.
5. Pas selamit i ngritë duart dhe bënë dua me përkushtim dhe devotshmëri tek Allahu për atë që lutesh.
6. Në fillim të duasë e falënderon dhe lavdëron Allahun , pastaj dërgon salavat mbi Muhamedin alejhi selam.
7. Pastaj e lexon duan e Istihares ...[LINK=#_ftn1]\[1][/LINK]
8. Kur arrin tek fjala " O Allahu im nëse kjo çështje është hajr për mua " e përmend atë çështje .."
9. Pas duasë prapë dërgon salavat mbi Muhamedin alejhi selam sikurse në fillim.
10. Tash përfundoj namazi i Istihares ..dorëzoja çështjen Allahut dhe mbështetu Atij ...
Valdet .K
[LINK=#_ftnref1]\[1][/LINK] "All-llahume inní estehíruke bi ‘ilmike ve estakdiruke bi kudretike ve es`eluke min fadlikel-’adhim, fe inneke takdiru ve la akdiru, ve ta’lemu ve la a’ëlemu ve ente al-lámul gujúb. All-llahume in kunte ta’ëlemu enne hadhel emru - (e emërton nevojën e tij) - hajrun lí fi diní ve me’áshí ve ‘ákibeti emrí ve ‘áxhilihi ve áxhilihi fakdirhu lí ve jessirhu lí thumme barik lí fihi. Ve in kunte ta’ëlemu enne hadhel emru - (e emërton nevojën e tij) - sherrun lí fi diní ve me’áshi ve ‘ákibeti emri ve ‘áxhilihi ve áxhilihi, fasrifhu anní vesrifní anhu vakdir lí el-hajre hajthu kane thumme erdiní bihi."
" O Zot, me diturinë Tënde kërkoj të mirën! Kërkoj ndihmë prej fuqisë Sate, kërkoj prej të mirave të Tua të shumta, sepse Ti jei Gjithëfuqishëm e unë jam i dobët, Ti di çdo gjë e unë nuk di, Ti je Ai që i di të fshehtat. O Zot, nëse kjo punë e imja (emërton këtu dëshirën, hallin, etj.) është mirësi për fenë dhe jetën time, për kohën e tashme dhe të ardhmen, bëj të mundshme që të realizohet, lehtëso dhe beko! E nëse kjo punë është e dëmshme për fenë dhe jetën time, për të tashmen të ardhmen dhe për në ahiret, largoje prej meje dhe më largo mua nga ajo, më përcakto hajrin kudo qoftë, pastaj më bëj të kënaqur me të!" (Transmeton Buhariu)