Sikur Muhammedi (Alejhi Selam) Të Jetonte Në Evropë
Posted On Dienstag, Januar 3, 2012 By Shpendi. Under Artikuj Tags: Prim.Dr.Med.Sc. Ali F. Iljazi
Share
Ky artikull është i pari në vargun e artikujve që merren me problemet dhe që ofrojnë zgjidhje për myslimanët e Evropës nëpërmes personalitetit të Muhammedit,s.a.v.s.
Si do të jetonin myslimanët sot, sikur Pejgamberi, s.a.v.s. të jetonte me ne?
Ky artikull është i pari në vargun e artikujve që merren me problemet dhe që ofrojnë zgjidhje për myslimanët e Evropës nëpërmes personalitetit të Muhammedit,s.a.v.s.
VENDOSJA E STRATEGJISË
Në kohë të fundit mendoj çfarë do të ndodhte sikur Muhammedi, s.a.v.s. t’ishte gjallë dhe të jetonte këtu në Evropë?
I bartur nga kjo ide më sillen shumë pyetje : A do të vepronte edhe ai sikur disa mysliman duke u izoluar nga bashkësia? A do të insistonte në një lloj petku të caktuar, sepse ky është sunnet, apo do t’i përshtatej shoqërisë dhe kohës ku jeton? A thua ekzistimi i tij në Evropë do të ndryshonte imazhin e keq për myslimanët të cilin e transmetojnë mediat? A thua paraqitja e tij e islamit jomyslimanëve do t’ishte vepruese dhe praktike ?
PËRBËRËSI I CILI MUNGON
Me gjithë zemër besoj që gjërat do të zhvilloheshin ndryshe sikur Muhammedi, s.a.v.s. të ishte gjallë sot. Nuk nevojitet shumë të mendohet përse : ai ka pasë mendim strategjik.
Mungesa e këtij mendimi dhe planifikimi është një prej nxitjeve kryesore për myslimanët e sotëm të Evropës.
Studimi me themel i biografisë së Muhammedit, s.a.v.s. tregon se ka pasuar planin detal e të përpunuar dhe udhëzimin e qartë nga Allahu, që i ka kontribuar suksesit të misionit të tij. Planifikimi strategjik është njëri prej aspekteve të personalitetit të Pejgamberit, s.a.v.s. i cili për shumë mysliman është ende i panjohur.
Këtu në Perëndim, myslimanët e ndiejnë vetën keq edhepse gjatë janë prezent në Evropë, ende përpiqen që të dëgjohet zëri i tyre dhe të jenë të pranuar. Në krahasim me popujt tjerë që kanë një histori më të shkurtër të ekzistimit në Evropë, myslimanët ngecin pas tyre në kuptim të integrimit dhe pranimit në kornizat e shoqërisë ku jetojnë.
Nuk është aspak befasuese që njerëzit në Britanin e Madhe besojnë se myslimanët janë agresiv dhe që i luten “një zoti që e quajnë Allah, i cili i urdhëron t’i vras jomyslimanët kudo që i arrijnë.”
Edhepse myslimanët në Britanin e Madhe janë prezent më shumë se një shekull, ekziston mungesa e planifikimit strategjik i cili i pengon të arrijnë ekzistencën ideale dhe angazhimin në shoqërinë britanike.
Shembull tjetër janë disa mysliman që jetojnë në Evropë dhe të cilët për shkak të sinqeritetit dhe dashurisë ndaj islamit, pa qëllim ju vështirësojnë njerëzve dëshirën që të bëhen mysliman. Personave që i kthehën islamit ju shpjegojnë në detale të gjitha rregullat që padyshim janë hutuese edhe për myslimanët që praktikojnë islamin, dhe tërë këtë për mirëseardhje në islam.
Nëse kemi të bëjme me femrën, e cila paranon islamin, individët që në start fillojnë me rregullat e hixhabit, e ndonjëherë edhe me mbulimin e fytyrës edhepse nuk ka përfunduar me ligjëratat e para mbi themelet e Islamit.
Është e panevojshme me i përmend të gjitha pasojat negative që mund të shkaktohën nga një situatë e tillë.
Besoj që Muhammedi, s.a.v.s. sikur të ishte në mesin tonë dhe të shikonte situatën e sotme, do të ju thoshte këtyre myslimanëve pedant që e teprojnë: ” Filloni shkallë- shkallë, vëllezër dhe motra. Së pari filloni me gjërat e rëndësishme sikur që kam filluar unë me njerëzit në Mekë. Ndizni flakën e fesë në zemra dhe lejoni që ajo të rritet dhe shkëlqen.
E PARA DHE MË E RËNDËSISHMJA: RRUGA E MUHAMMEDIT,s.a.v.s.
Plotë 13 vjetë qëllimi i tij ishte të ju spjegoj njerëzve qëllimin kryesor të misionit të tij: ” Është vetëm një Zot, i cili meriton të adhuhrohet.”
Për Pejgamberin, s.a.v.s. nxitje të madhe paraqitnin 360 idhuj që rrethonin
Qabenë, e që duhej në kohë sa më të shkurtër t’i zgjidhë.
Në të njejtin princip, myslimanët e sotëm evropian kanë shumë nxitje që duhet zgjidhur nëpër mes planeve afatshkurtër, brenda kornizës së një plani afatgjatë.
Para se myslimanët të kërkojnë respektimin dhe bashkëpunimin nga të tjerët, duhet t’i zgjidhin konfrontimet e brendshme dhe ndarjet brenda bashkësive myslimane dhe organizatave islame. Duhet të bashkojmë frontin e brendshëm para se të bisedojmë me njerëzit jashtë rrethit mysliman.
Në një nivel të dytë, duhet vendosur shembullin e besimit në mes organizatave myslimane dhe jomyslimane në mënyrë që t’i pranoj shoqëria.
Pejgamberi, s.a.v.s. u paraqit në mjedisin ku njerëzit adhuronin idhujt, dhe jetën e tyre ia përkushtonin idhujve, të cilët nuk kanë mundur t’iu sjellin as dobi e as dëm.
Mund të gjejmë idhuj të ngjajshëm edhe këtu në Perëndim. Këta idhuj janë publiku i cili rrotullon të vërtetën për të krijuar tregim, industria e modës e cila zgjon epshet trupore me eksponimin tejet të madh të trupit njerëzor, shpirtë harxhues që krijohet me reklama që ngulfatin për çdo ditë.
Për rastet e këtyre nxitjeve, myslimanët duhet të kenë planin strategjik dhe qëllimin e qartë para vetit.
Myslimanët nuk mund të kenë çdo gjë në të njejtën kohë. Nevojitën të punojnë vazhdimisht, të jenë të qetë edhe kur ballafaqohën me çdo idhull në veçanti.
Si pikë të parë të veprimit të tij, Muhammedi,s.a.v.s. muarr që nga zemrat e njerëzve të mënjanoj dhe çrrënjosë idhujtarinë. Për suksesin e kësaj detyre është dashur me qenë logjik dhe bindës në metodat e tij. Për shkak të përmendurës mund të shohim shënja, gjegjësisht ajete që shpjegojnë fuqin e Zotit dhe argumentet e Tij që janë të përhapur në tërë universin, dhe të gjithë janë shpallur me rastin e nxitjeve të përmendura. Kjo fazë ka zgjatur më shumë se gjysma e 23 vjetëve sa ka zgjatur misioni i Muhammedit, s.a.v.s.
STRATEGJIA QË BAZOHET NË KONTEKST
Thirrja e Muhammedit, s.a.v.s. gjatë kësaj periudhe, që vazhdimisht e ka përsëritur ka qenë e qartë dhe e thjeshtë: “Adhuroni një Zot dhe kuptoni që idhujt nuk mund ta dëmtojnë e as ndihmojnë askend.” Ky ishte qëllimi strategjik kryesor i Muhammedit, s.a.v.s. gjatë kohës së qëndrimit të tij në Mekë, në një shoqëri relativisht homogjene. Ai dhe shokët e tij, përderisa i takonin kësaj shoqërie kanë qenë të dënuar dhe të shtypur.
Kur përfundoi kjo periudhë dhe kur myslimanët bënë Hixhret në Medine, tërë mjedisi ishte tjetër. Në këtë mjedis u gjetën Jehudit dhe Arabët idhujtar.
Meqë ishte e fuqishme dhe e rëndësishme komponenta shoqërore, Muhammedi, s.a.v.s. udhëhoqi myslimanët që të arrijnë një plan të ri strategjik, i cili vërehet në sa vijon:
1. Me vendos prezencën e fuqishme të myslimanëve, e cila nuk mund të çrrënjoset, nëpërmes vendosjës së islamit në shoqëri lokale dhe dhënja e shansës të gjithëve që do të kuptojnë dhe ndoshta përqafojnë islamin.
2. Me u adaptuar në shoqërinë e re duke e treguar këtë nëpërmes bashkëpunimit në jetën publike dhe punën me bashkësit tjera. Kjo ndodhi kur Muhammedi,s.a.v.s. bëri kushtetutën e Medinës dhe njëra prej pikave ishte mbrojtja e ndërsjellë e Jehudive dhe të gjitha fiseve tjera jomyslimane që kanë jetue në Medinë. Kjo
kërkon që myslimanët të bashkëpunojnë në zgjedhjën e udhëheqësve me vota. Gjithashtu duhet lobuar dhe krijuar koalicion me anëtarët tjerë të shoqërisë.
3.Me qenë shembull në mbajtjën e islamit dhe mbajtjën e rregullave të shoqërisë ku jetojmë, por me kusht që kjo nuk
kundërvihet me rregullat islame. Me fjalë tjera, atë që flisni, këtë tregoni me vepra. Është piklluese kur myslimanët prishin reputacionin e tyre duke mos respektuar kohën, gjegjësisht vonesën. Edhe më rënd është kur myslimani manipulon me jomyslimanët vetëm me qëllim të arrijtjës së nënshtetësisë.
Duke analizuar këtë që ka arritur në Medine, myslimanët duhet kuptuar që Muhammedi, s.a.v.s. ka punuar në unitetin e shoqërisë dhe në bashkëpunim në mes pjesëve përbërëse të tij nëpërmes angazhimit e të gjitha shoqërive në aktivitete dhe projekte që do kenë dobi të gjithë.
Plani i Pejgamberit, s.a.v.s. ka qenë që të sillet një shembull më i mirë i qytetarëve të ndërgjegjshëm dhe aktiv që do të jetë shkas që njerëzit shiqojnë pozitivisht islamin dhe në fund ta përqafojnë. Në mas të madhe Muhammedi, a.s. ka arritur qëllimin e tij që myslimanët në Medine të bëhen pjesë e rëndësishme e shoqërisë.
Sikur Muhammedi, s.a.v.s. të ishte në mesin tonë, besoj se shumë më mirë do të vepronte në fushën e angazhimit dhe integrimit të myslimanëve. Por, myslimanët nuk duhet të vajtojnë për humbjen e shanseve, sepse asnjëherë nuk është vonë. Myslimanët edhe më tej mund të kenë një plan strategjik duke filluar me aplikimin e menjëhershëm.
E gjitha që mund të nevojitet është që sa më thellë të studiojmë personalitetin dhe biografinë e Pejgamberit, s.a.v.s.
Përktheu dhe përshtati: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi
Nga: Ahmed Saad, Imam në Londër
www.sinqeriteti.com