Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Iftari i Profetit alejhi selam Sun 22 Jul 2012 - 0:28 | |
| [Only admins are allowed to see this image]Nxitimi i iftarit. Kjo vepër është prej sunnetit të të Dërguarit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe është në kundërshtim me traditën e çifutëve dhe të krishterëve, të cilët presin derisa të dalin yjet. I Dërguari [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Njerëzit janë në të mirë përderisa e nxitojnë iftarin”. (Mutefekun alejhi)
“Ummeti im do të mbesin në sunnetin tim, përderisa nuk vonojnë iftarin derisa të dalin yjet”. (Hadithi sahih, tra. Ibën Hibbani.)
Ngrënia e iftarit duhet të jetë para faljes së akshamit. Enesi radijall-llahu anhu thotë:
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] hante iftarin para se të falej”. (Hadithi është hasen, tra. Ebu Davudi.)
Me çka është mirë të fillohet iftari? Enesi [radijall-llahu anhu] thotë:
“I Dërguari bënte iftar me hurma të freskëta, nëse nuk kishte të freskëta, atëherë me të thata, e nëse nuk kishte hurma, atëherë pinte ujë”. (Hadithi është sahih, tra. Ebu Davudi.)
Duhet thënë para se të fillosh të hashë iftarë?
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Agjëruesi në kohë të iftarit posedon dua që nuk refuzohet”. (Hadithi është sahih, tra. Ibën Maxheja.)
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] gjatë iftarit thoshte:
“Shkoi etja, u lagën venët dhe mbeti shpërblimi insha-all-llah”. (Hadithi është hasen, tra. Ebu Davudi.)
| |
|