Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Davutoglu në Libi: Iftari ynë është edhe iftari juaj Wed 20 Jul 2011 - 8:58 | |
| Gjatë një takimi me anëtarin e këshillit kombëtarë të Libisë, Abdurezak Muhtar, ministri i jashtëm turk, Ahmed Davutoglu, ka folur për ndihmën e Turqisë ndaj Libisë që do të realizohet gjatë muajit të Ramazanit. Përfaqësuesi i opozitës libiane, Abdurezak Muhtar, e informoi ministrin turk mbi situatën më të re në Libi, duke shtuar: “Vizita juaj ka marrë vend të veçantë në zemrat e popullit libian.”Qeveria turke ka planifikuar të ndihmojë popullin libian me ushqime gjatë muajit të ramazanit. “Në qoftë se vëllezërit dhe motrat tona në Libi kanë mungesë të ushqimit për syfyr ose iftar, ne nuk mund të ndjehemi rehat në iftaret tona të mëdha. Nëse ne kemi ushqim në iftaret tona, do të kenë edhe ata, tha Davutoglu. (Breziiri) | |
|