Presidenti francez Nicolas Sarkozi mbajti një fjalim në Xhaminë e Madhe të Parisit, ku inauguroi një memorial për ushtarët muslimanë që vdiqën për Francën gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Sarkozy u ka thënë muslimanëve se vendi i tyre është në Francë dhe se ata kanë të drejtën ta shprehin besimin e tyre.
Kandidatja ultra djathtiste e "Frontit Kombëtarë" Marine Le Pen ka kritikuar, siç tha ajo, vërshimin e ushqimit hallall në rajonin e Parisit.
Sarkozy është ndërlidhur me këtë koment, duke thënë se synon futjen e etiketave të qarta në ushqim, në mënyrë që konsumatorët të dinë se çfarë janë duke ngrënë, bënë të ditur AP.
Sondazhet tregojnë se Sarkozy ende mbetet prapa kandidatit socialist Francois Holand në prag të zgjedhjeve presidenciale më 22 Prill dhe balotazhi më 6 Maj.