Silluni mire me grat: -Rekomandim i Allahut xh.sh dhe i Profetit Muhamed[Sal-lall-llahu alejhi vesel-lem]
''Jetoni dhe silluni mire me grat me to!''[En-Nisa: 19] ''Ju nuk do te silleni drejt midis grave tuaja, edhe sikur te deshironi. Andaj mos anoni krejtesisht nga njera duke e len te varur tjetren. Nese ju i permisoni mardhenjet dhe ruheni nga padrejtesija, ta dini se Allahu vertet eshte fales dhe meshirplote''. [En-Nisa: 129].
Sa familje apo çifte te sapomartuare prishen pershkak te edukates se dobet me gruan. Apo duke mos e kuptuare se gruaja eshte e krijuar nga brinja. Kur shohim burrin qe e ushqen gruan e tij habitemi per edukaten dhe dahshurin mes tyre. Profeti Muhammed[Sal-lall-llahu alejhi vesel-lem], kete veprim e ka rekomanduar qysh para 1500 vjetesh, duke thene ''Sadakja me e madhe eshte kafshata qe e vendos ne gojen e gruas tende''.
Njohja e dobesive te gruas tregon edukaten ne sjelljen me te. Nga etika me gruan eshte edhe zbukurimi per te ashtu siç kerkon qe ajo te zbukurohet per ty.
Profeti Muhammed[Sal-lall-llahu alejhi vesel-lem], ka thene: ''Ju keshilloj qe te silleni mire me grat! Vertet gruaja eshte krijuar nga brinja. Laku i brinjes eshte vlera e saj. Nese provon ta drejtosh, do ta thyesh, kurse nese e le ashtu siç eshte, ajo mbetet e shtrember''.
Profeti Muhammed[Sal-lall-llahu alejhi vesel-lem] ka thene: ''Vertet, per çdo shpenzim qe do te besh ne emer te Allahut do te shperblehesh, madje edhe per kafshaten qe e ve ne gojen e gruas tende''.
Eshte per tu habitur me te vertet, se si Profeti i Allahut [Sal-lall-llahu alejhi vesel-lem], ne momentin e vdekjes, fjala e fundit qe doli nga goja e tij e ndershme dhe ai nuk ka fol me pas kesaj fjale ishte: ''Salah Salah Wema melek ejmanuku....namaz, namaz o ummet dhe me grat silluni mire!''
Muavije Iben Hajde ka thene: '' O i Derguari i Allahut, çfar detyrash ka secili prej nesh ndaj gruas se vet?'' Profeti Muhammed[Sal-lall-llahu alejhi vesel-lem], tha: ''Ta ushqejsh kur te ushqehesh vet, t'i blejsh rroba kur blen per veten tende, mos ta rrahesh ne fytyre, mos ta ofendosh dhe mos ta lesh vetem ne asnje vend perveç ne shtepi''.
E lusim Allahun xh.sh qe te na bene prej atyre qe do te sillemi mire me grat, dhe do ta ta çojm ne vende rekomandimin e Allahut xh.sh, dhe porosinE Profetit Muhammed[Sal-lall-llahu alejhi vesel-lem]
Prg: Subhan'Allah