Lindja e të Dërguarit (s.a.v)
Një ditë duke udhëtuar për në veri, një nga fiset arabe të Mekës në shkretëtirë takoi një murg (eremit). Disa nga njerëzit u ndalën që të flasin me të. Murgjit njiheshin si njerëz të mençur e të urtë dhe arabët shpesh i pyetnin për këshilla.
Murgu i pyeti prej nga vijnë. Kur ata iu përgjigjën se janë nga Meka, ai u tha se Allahu së shpejti do t'u dërgojë një të Dërguar, i cili do të rridhte nga njerëzit e tyre. Ata e pyetën për emrin e këtij të Dërguari, ndërsa murgu u përgjigj se emri i tij do të jetë Muhamed
dhe se ai do t'i udhëheqë ata drejt një rruge të re të jetës.
Ndërkohë në Mekë, Amineja dukshëm e pikëlluar për humbjen e të shoqit sa vinte e ndihej gjithnjë e më mirë e më e shëndoshë duke pritur lindjen e foshnjës së saj. Gjatë kësaj kohe ajo ëndërroi shumë gjëra. Në një rast pa se si një dritë e madhe dilte nga ajo.
Ndërsa herën tjetër dëgjoi një zë, që i thoshte se ajo do të kishte një djalë dhe emri i tij do të ishte Muhamed. Ajo kurrë nuk e haroi atë zë, mirëpo askujt nuk i tregoi për këtë.
Të hënën, ditën e dymbëdhjetë të Rebi-ul Euuelit të Vitit të Elefantit, Amineja lindi djalë. Allahu i dërgoi njerëzve shumë shenja kur lindi njëri nga të Dërguarit e Tij të zgjedhur. Edhe në atë ditë të dymbedhjetë të Rebi-ul Euuelit në vitin 570 e.r. ishin vërejtur shumë shenja të tilla. Disa ishin vërejtur nga dijetarët hebraikë, të cilët nëpër librat e tyre kishin lexuar për ardhjen e të Dërguarit. Për shembull njëri nga këta njerëz të mësuar në Jethrib vërejti një yll të bukur e të shkëlqyeshëm, që nuk e kishte parë kurrë më parë, ndërkohë që studionte natën qiellin. Ai i ftoi njerëzit rreth tij dhe duke u rrëfyer për yllin, u tha se sigurisht ka lindur një i Dërguar.
Në të njëjtën natë, një tjetër hebre ishte duke kaluar pranë vendbanimit të udhëheqësve kurejshë në Mekë. Ai pyeti se mos vallë në atë çast kishte lindur ndonjë djalë dhe nëse kjo është e vërtetë, atëherë ky do të jetë i Dërguari i kombit arab.
Lajmet për lindjen e djalit, Amineja ia dërgoi Abdulmuttalibit, i cili në atë kohë ishte ulur në afërsi të Qabes. Ai u gëzua shumë dhe menjëherë filloi të mendojë për emrin e djalit. Një emër i rëndomtë nuk do t'i përgjigjej. Shkuan ditë të tëra dhe ai akoma nuk kishte vendosur. Mirëpo ditën e shtatë pasi ishte shtrirë pranë Qabes dhe e kishte zënë gjumi Abdulmuttalibi ëndërroi se fëmijës do të duhej t'i jepej emri i pazakonshëm Muhamed , pikërisht ashtu siç kishte ëndërruar edhe Amineja vetë. Dhe kështu fëmija u quajt Muhamed (s.a.v.), që do të thotë “I Lavdëruari”.
Kur Abdulmuttalibi u tregoi udhëheqësve të kurejshëve se ç'emër i dha nipit të vet, shumë prej tyre e pyetën: “Përse nuk zgjodhe një lloj emri që përdoret nga njerëzit tanë?”
Ai menjëherë u përgjigj: “Unë dua që ai të jetë i lavdëruar nga Allahu në qiejt dhe i lavduar nga njerëzit në tokë.”
Shkruajti......Subhan'Allah