Hubejb (paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të) ra në dorën e
mohuesve. Ai u gjend duke dhënë shpirt. Përpara se të binte dëshmor
me anë të shenjave të syve dhe të kokës shprehte vetëm një dëshirë:
T’i dërgonte një selam të thellë shpirtëror Muhamedit (a.s.). I mërzitur,
ngriti sytë drejt qiellit dhe i bëri dua Zotit:“O Zoti im! Këtu nuk ka asnjë njeri që mund t’ia dërgojë selamin
tim Pejgamberit (a.s.). Ti dërgoja Atij selamin tim.”
Në atë moment Pejgamberi (a.s.), i cili gjendej në Medine-i Munevvere
iu përgjigj:
- Ve alejhi’s Selam”që do të thotë “Paqja qoftë edhe mbi të”.
Banorët Kiram që e dëgjuan këtë, të çuditur pyetën:
- O Pejgamber! Cilit i dhatë selam?
Ai u përgjigj:
- I dhashë selam vëllait tuaj Hubejb.
Në mënyrë të veçantë Pejgamberi (a.s.) e ka cilësuar Hubejbin si
“Populli i dëshmorëve” dhe ka thënë:
- Ai është komshiu im në Xhenet.
Po japim një shembull tjetër të kësaj dashurie të zjarrtë.
Pejgamberi (a.s.) kishte urdhëruar që në fund të luftës së Uhudit,
dëshmorët dhe të plagosurit të kontrolloheshin. Në mënyrë të veçantë
ishte një person, një sahabe për të cilin ishte shumë kureshtar të mësonte
se ç’kishte ndodhur. Sad bin Rebi (Sa’d bin Rebi) (paqja dhe
shpëtimi i Zoit qoftë mbi të) Pejgamberi (a.s.) dërgoi një nga ashabët
në fushën e betejës që ta gjente dhe të mësonte për të. Sahabi e kërkoi
shumë Sad, por nuk e gjeti, e thirri por nuk mundi të merrte përgjigje.
Më në fund thirri me shpresë drejt vendit ku ishin dëshmorët e të
plagosurit tha:
- O Sad! Mua më dërgoi Pejgamberi (a.s.). Ai kërkoi që t’i tregoja
se a gjendesh mes të gjallëve apo mes shehidëve.
Në atë moment, Sa’d (paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të), i
cili s’kishte mundësi të jepte përgjigje dhe përjetonte çastet e fundit,
me të dëgjuar lajmin se Pejgamberi (a.s.) ishte bërë merak për të, me
gjithë fuqinë që kishte dhe me një zë tepër të dobët arriti të fliste:
- Unë tani jam mes të vdekurve!Ishte e qartë se tashmë po shkonte matanë…
Sahabi vrapoi për tek Sa’di. Trupi i tij ishte i shpuar nga plumbat
dhe e gjeti në një gjendje të mjeruar. Në atë çast, nga ai zë i mekur
arriti të dëgjonte vetëm këto fjalë:
- Betohem në një Zot se për ju nuk ka asnjë justifikim nëse,
sa herë të lëvizin sytë, nuk e mbroni Pejgamberin dhe u jepni
mundësi armiqve që t’i afrohen.
Këto fjalë të Sad u bënë për bashkësinë një këshillë e përhershme,
dhe në të njëjtën kohë qenë fjalët e fundit të jetës së tij.