Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Lotët e Muhammedit Sal-lall-llahu Alejhi Ve Sel-lem Sun 2 Oct 2011 - 12:57 | |
| Një ditë, Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem i tha Abdullah bin Mesudit: "Më lexo pak Kur`an!" Abdullah bin Mesudi ishte një ndër sahabët më të njohur në leximin dhe këndimin e Kur`anit.U hutua Abdullahu prej asaj që e dëgjoi dhe tha: "O I Dërguari i Allahut, lexo ti vetë, sepse ty të ka zbritur." Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem i tha: "Unë dua ta ndëgjoi atë nga të tjerët"
Abdullahu iu përgjigj kërkesës së Muhammedit sal-lallahu alejhi ve sel-lem dhe filloi ta lexoi në suren En-Nisa, deri sa mbëriti te ajeti: Dhe si do të jetë gjendja e atyre (që nuk besuan), kur Ne do të sjellim dëshmitarë për çdo popull, e ty do të sjellim dëshmitarë mbi ata (që nuk të besuan)?Atë ditë ata që nuk besuan dhe kundërshtuan të dërguarin, do të dëshironin (të varroseshin) të rrafshohej mbi ta toka ngase nuk mund t'i fshehin All-llahut asgjë (En-nisa 40-41)
E ndaloi këtu duke i thënë: "Mjaft është", sepse e lexoi me një melodi pikëllimi dhe ishte gati për të qarë.U ndal Ibni Mesudi r.a dhe u trishtua nga zërri pikëllues i Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem i cili ishte gati duke qarë. Pastaj e ngriti kokën Muhammedi sal-lallahu alejhi ve sel-lem dhe e pa atë duke qarë. | |
|