Ebu Hurejra r.a e kishte vërejtur se pas vdekjes së Muhamedit sal-lallahu alejhi ve sel-lem njerëzit kishin filluar që të preukupohen me tregti dhe i kishin lënë mexhlise
t e dijes në xhami. Ebu Hurejre u zemërua shumë me këtë vepër.
Një ditë Ebu Hurejre r.a kaloi në treg dhe bërtiti me zë të lartë: "O tregtarë, trshëgimia e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ves-selem po ndahet e ju po qëndroni këtu, a nuk shkoni të merrni nga një pjesë". Ata pyetën: : "Ku?" Ai u tha: "Në xhami." Njerëzit shpejtuan drejt xhamisë, ndërsa Ebu Hurejre i priste ata.
Pas pak njerëzit u kthyen dhe i thanë: "O Ebu Hurejre, ne hymë në xhami por nuk gjetëm që ndahej diçka." Atëherë ai i pyeti: "A nuk e patë askënd në xhami?" Ata i thanë: "Po, pamë njerëz duke u falur, duke lexuar Kuran dhe duke mësuar haramin dhe hallallin." Atëherë Ebu Hurejre r.a u tha: "Ajo është trashigimia e Muhamedit sal-lallahu alejhi ve sel-lem (Taberani)