Burimi i nektarit nga i cili është bërë mjalti e përcakton ngjyrën dhe aromën e tij, ndërsa lloji më i mirë është mjalti me ngjyrë të çelur. Mjaltin më të mirë e bëjnë bletët roja, kurse e mbledhin nëpër vise malore dhe drurët e tyre. Pastaj kullohet dhe, përpos një sasie poleni dhe enzimesh, shumica e papastërtive eleminohen.
Mjaltin e prodhojnë bletët punëtore që e thithin nektarin e luleve me thumbin e tyre si gjuhë dhe e depozitojnë në mjaltë të lukthit. Pastaj bleta e kthen mjaltin dhe e depoziton në qeliza ose me të i ushqen brumbujt. Bleta punëtore e bart polenin në shportat e polenit që i mban në këmbët e përparme.
Mjalti është shumë i dobishëm. Ai ka vlerë të madhe ushqyese (nutritive). Mjalti është ushqim me kalori të lartë (metabolik), është i fuqishëm dhe i qëndrueshëm. Ai është mjet për shpërlarje dhe laksativ. Përmban veti pastruese dhe forcuese, i pastron arteriet dhe zorrët nga papastërtitë. Eleminon bllokimin e mëlqisë, të veshkave dhe të fshikëzës urinare. Është gjithashtu konservans i shkëlqyeshëm i ushqimit. Në mesin e preparateve të tjera natyrore, mjalti ndihmon në ruajtjen e forcës së ilaçeve mjekësore. Mjalti ndihmon gjithashtu në parandalimin e hyrjes së lagështisë në zorrë, siç ndodh në të sëmurët me diare (barkqitje), ndërsa disa lloje të mjaltit janë përdorur në shërimin e plagëve.
Mjalti është më i mirë se sheqeri, në shumë raste, dhe është më pak i ëmbël, por më i fortë. Prandaj, nëse hahet përtej masës, mund të jetë i dëmshëm sepse nëse nuk tretet me uthull shkakton vrer.
Mjalti nuk duhet t’u jepet fëmijëve nën moshën 1 vjeçare.
Mjalti është i mirë për njerëz të moshuar, e ndal kollitjen dhe në mjekësi është përdorur për shërimin e sekrecioneve jo të pastra (të ndotura) në lukth dhe për ta nxehur tërë strukturën e trupit.
Mjalti gjithashtu është ilaç i mirë që kthen oreksin e humbur dhe kur pihet i tretur në ujë të nxehtë dhe në shurup trëndafili, ndihmon shërimin e të sëmurëve nga rabiesi (tërbimi) dhe është konstatuar se vepron si sistem mbrojtës kundër infeksioneve të mëtejshme.
Mjalti është përdorur gjithashtu si kundërhelm (detoksikues) për ata që përdorin drogë dhe, në mes të tjerave, si antitoksin (kundërhelm) në shërimin e helmimit të rastësishëm nga ngrënia e bimës së familjes hija e natës (Hyoscyamus niger) ose kërpudhave të egra (helmuese).
Kur pihet i tretur në ujë të nxehtë, është ilaç i mirë kundër plagëve të shkaktuara nga kafshimi i qenit. Si konservans, mjalti mund të përdoret për ta ruajtur mishin deri në tre muaj. Është përdorur për fermentimin e kastravecave, kungujve, patlixhanit dhe të perimeve të ndryshme deri në gjashtë muaj. Duke qenë i njohur si “konservans i sigurt”, mjalti është përdorur gjithashtu si përbërës kryesor në balsamimin e të vdekurve.
Vetitë natyrore e bëjnë mjaltin mjet plotësues dhe tretës të shkëlqyer, i cili i hap poret e enëve të gjakut dhe lehtëson rrjedhjen e gjakut menstrual, liron sekrecionet dhe ndihmon metabolizmin.
Mjalti mund të përdoret si zbutës dhe freskues i flokëve dhe përshpejton rritjen e tyre. Kalimi i lehtë i dorës së lyer me mjaltë nëpër flokë, si yndyrë, do të zhdukë morrat dhe parazitët e tjerë. Përdorimi i mjaltit si yndyrë për sy forcon të parët, ndërsa fërkimi i dhëmbëve me mjaltë i zbardhë dhe, kur përdoret si mjet për shpërlarjen e gojës, forcon mishin e dhëmbëve dhe mënjanon sëmundjen e tyre.
Në Sahihun e Buhariut është shënuar që Ibn Abasi, r.a., ka cituar të Dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selam, i cili ka thënë: “Shërimi gjendet në mes të përdorimit të shurupit të mjaltit, lëshimit të gjakut duke prerë lëkurën dhe kauterizimit me zjarr, por unë ia kam ndaluar kauterizimin umetit tim.”
Në këtë hadith, Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, i ka dhënë përparësi përdorimit të mjaltit si pastrues i rëndësishëm, si freskues i lehtë, mbi laksativët e hidhur.
Shërimi i gjendjes së ftohtë kërkon nxehjen e elemeneteve, ndërsa një cilësi të tillë e ka mjalti dhe për këtë arsye kërkon të pastrohet (purgacioni), sepse mjalti është laksativ, mjet për heqjen e shtresimeve të holla (p.sh. në lobuse ose në zorrë), tretës dhe abluent. Ekuilibri (mosekuilibri i sekrecioneve të trupit) do të shërohet gradualisht dhe me siguri në krahasim me parregullsinë që lidhet me përdorimin e një purgativi të fortë (substancë për pastrimin e zorrëve).
I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, e kishte zakon të pinte mjaltë të tretur në ujë në lukth të thatë.
Ibn Maxhe ka shënuar një hadith të cilin e ka treguar Ebu Hurejre, r.a., ku tregohet se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, ka thënë: “Kush ha mjaltë së paku tre herë në muaj nuk do të vuajë nga sëmundje të rënda.”
Në një hadith tjetër, i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, ka thënë:
“Përdorni dy ilaçe: mjaltin dhe Kur’anin.”
Allahu i Gjithëfuqishëm thotë në Kur’an:
“Nga barqet e tyre (të bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim (bar-ilaç) për njerëz. Edhe në këtë ka arsye për atë popull që mendon thellë.” (En-Nahl: 69)
Ibn Xhuraixhi ka thënë: “Hani mjaltë, sepse ai është mjet i mirë për forcim (tonik).”
I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, shpesh kishte dëshirë të pinte ujë të ftohtë të ëmbëlsuar me mjaltë.
Ngrënia e një luge mjaltë në mëngjes ndihmon tretjen e sekrecionit të mukusit, e ngroh pak lukthin, e forcon, e shpërlan vetinë ngjitëse të lukthit dhe e eviton përtacinë e tij, ndihmon në nxjerrjen jashtë të fecesit, e nxjerr jashtë lagështinë dhe e rrit oreksin.
Pirja e një sasie të mjaltit të tretur në mëngjes është më e shëndetshme se shumica e pijeve (lëngjeve) që janë ëmbëlsuar me sheqer, dhe me siguri, është më e mirë se pijet e ëmbëlsuara në mënyrë artificiale. Pija e ftohtë e bërë nga mjalti e forcon trupin, e ruan fuqinë rinore të tij, e freskon disponimin, e stimulon mëlçinë dhe zemrën duke siguruar shumë energji dhe ekuilibër të nevojshëm.
Dr. Oldfildi në librin “Honey for Health” thotë: “Unë pagjumësinë te njerëzit e moshuar e shëroj në këtë mënyrë: një gotë me ujë të vakët në të cilën futet një lugë e madhe mjaltë dhe përzihet.”
Dr. Canderi ka thënë: “Nuk ekziston materie që e përgatitë njeriun për gjumë natyror më mirë se mjalti i shkrirë në ujë të vakët.”
Sipas hulumtimeve që i ka kryer një revistë britanike për kirurgjinë në vitin 1988 për përdorimin e mjaltit në plagët e infektuara dhe të thatët mbi të cilat antibiotikët nuk ndikojnë, mjalti është treguar si ilaç shumë efikas.
Revista amerikane “Infection” në vitin 1992 ka publikuar studimin për ndikimin e mjaltit mbi bakteriet që shkaktojnë ndezje në plagë pas operacionit. Është vërtetuar se mjalti natyral arrin ta ngulfasë rritjen e shumicës së bakterieve dhe kërpudhave për shkak të të cilave lajmërohen ndezjet në ato plagë. Përjashtim janë bakteriet Pseudomonas dhe Clostridium. Hulumtuesit kanë ardhur në përfundim se mjalti është ilaç ideal në lidhjen e plagëve të infektuara pas ndërhyrjeve kirurgjike.
Hulumtuesit kanë kryer studime për ndikimin e mjaltit natyror në bakterien “Helicobacter Pylori” e cila është shkaktare e inflamacionit të lukthit. Është treguar se dhënia e solucionit të mjaltit prej 20% kontribon në mposhtjen e bakteries në kushte laboratorike.
Nuk ka dyshim se mjalti natyral është më i mirë se ai artificial. Mirëpo, posaçërisht do ta kishim veçuar mjaltin nga bagremi i cili veçohet me dobitë e tij të shumta, me ndihmën e Allahut.