Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Kush është Imam Mehdiu? Sun 8 Jan 2012 - 11:40 | |
| Shënim: Ju lutemi mos e përzieni Imam Mehdiun me Hazreti Isain (a.s.). Ata janë dy njerëz të ndryshëm dhe te dy do të vijnë gjatë ditëve të fundit (afër Kijametit). Sipas Haditheve, Imam Mehdiu do të shfaqet (del) i pari, e Hazreti Isai (a.s.) do të shfaqet (i.e., do të zbresë nga qielli) gjatë jetës së Imam Mehdiut. Për më tepër, vetëm Hazreti Isai (a.s.) do të ketë mundësinë për ta mbytur Dexhxhallin (Anti-Krishtin).
Termi ‘MEHDI’ është një titull me kuptimin ‘I UDHËZUARI’.
Abdull-llah ibn Mes’udi (r.a.) thotë se i Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.) ka thënë: “Kjo botë nuk do të përfundojë derisa një person nga pasardhësit e mi nuk do të sundojë mbi Arabët dhe emri i tij do të jetë sikurse emri im.” (Tirmidhiu)
Aliu (r.a.) transmeton se i Dërguari (s.a.v.s.) ka thënë: “Edhe sikur vetëm një ditë të ketë mbetur që të vijë Kijameti, All-llahu pa dyshim do ta dërgojë një njeri nga familja ime, i cili do ta mbushë këtë botë me aq drejtësi dhe barazi, pikërisht siç më parë ishte e mbushur me shtypje (tirani)” (Ebu Davud).
Tiparet e tij
Ebu Se’id el-Hudri (r.a.) tregon se i Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.) tha: “Mehdiu do të jetë nga pasardhësit e mi. Balli i tij do të jetë i gjërë dhe hundën do ta ketë të gjatë. Ai do ta mbushë botën me drejtësi e barazi në kohën kur ajo to jetë e mbushur me tirani. Ai do të sundojë shtatë vite.”
Hadithe të tjera na bëjnë me dije se:
- Ai do të jetë i gjatë, - do të jetë me pamje të bukur, - tiparët e tij të fyryrës do të jenë të ngjajshme me ato të Muhammedit (s.a.v.s.), - karakteri i tij do të jetë mu si karakteri i Muhammedit (s.a.v.s.), - emri i babait të tij do të jetë Abdull-llah, - emri i nënës së tij do të jetë Emine, - kur të flasë do të belbëzojë pakës dhe herë pas here ky belbëzim do ta pengojë aq sa – ai do ta përplasë dorën mbi kofshën e vet. - kur të shfaqet do të jetë në moshën dyzetë vjeçare, - ai do të marrë dituri direkt nga All-llahu xh.sh.
Të shfaqurit dhe sundimi i tij
Ummu Selma (r.a.) transmeton se i Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.) ka thënë: “Pasi që të vdesë një Sundimtar do të ketë ca konflikte në mes njerëzve. Në atë kohë një qytetar nga Medina do të shpejtojë (nga Medina) për në Mekkë. Në Mekkë disa njerëz do t’i qasen atij në mes Haxherul-Esvedit dhe Mekami Ibrahimit dhe do t’i zotohen fuqishëm për besnikëri ndaj tij.
Pas kësaj një ushtri e madhe do të ngrihet nga Siria që ta sulmojë atë, por kur të vijnë tek Beida, që është në mes Mekkës dhe Medines, do të gllabërohen nga toka.
Kur ta shohin këtë gjë Ebdalët nga Shami, si edhe një numër i madh njerëzish nga Iraku, do të vijnë tek ai dhe do t’ia japin besën atij. Pastaj një njeri nga Kurejshët, daja i të cilit do të jetë nga fisi Beni Kelb do ta dërgojë një ushtri për ta sulmuar atë, porse ajo do të mposhtet me dëshirën e All-llahut. Kjo ushtri (e mposhtur) do të jetë ajo e Beni Kelbëve. Vërtetë i pafat është ai që nuk do të përfitojë nga ndarja e presë së luftës të Kelbëve. Ky njeri (Imam Mehdiu) pas luftës do ta shpërndajë plaçkën e saj. Ai do t’i udhëheqë njerëzit në pajtim me Sunnetin dhe gjatë sundimit të tij Islami do të përhapet kudo nëpër botë. Ai do të qëndrojë shtatë vite (që nga shfaqja e tij). Ai do të vdesë dhe Muslimanët do t’ia falin Namazin e xhenazes.” (Ebu Davud)
Sipas një Hadithi, zotëriu ynë Isa (a.s.) do t’ia falë Namazin e xhenases Imam Mehdiut.
Gjersa njerëzit do të jenë duke ia dhëne besën Imam Mehdiut një zë i panjohur (i.e., nuk do të shihet ai prej të cilit vjen ky zë) do të thërret:
“Ky është përfaqësues i All-llahut, Mehdiu, dëgjojeni dhe bindjuni”
Ky lajmërim që do të dëgjohet nga të gjithë ata që do jenë prezent do ta vërtetojë autencitetin e tij. Një tjetër shenjë që do dëshmojë autencitetin e Imam Mehdiut do të jetë ajo që gjatë Ramazanit, përpara se ai të shfaqet, do të zihet edhe dielli edhe hëna (pra do të ketë dy eklipse gjatë një muaji).
Ebu Umame (r.a.) thotë se i Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.) tha: “Do të ketë katër marrëveshje paqeje në mes jush dhe Romakëve. E katërta do të ndërmjetësohet nga një njeri që do të jetë nga pasardhësit e Hazreti Harunit (a.s.) dhe do të ekzistojë për shtatë vite. Të pranishmit pyetën: O i Dërguar i All-llahut, kush do të jetë Imam (Udhëheqës) i njerëzve në atë kohë? I Dërguari (s.a.v.s.) tha: Ai do të jetë nga pasardhësit e mi dhe do të jetë dyzetë vjeçar. Fytyra do t’i shkëlqejë si yll dhe ai do të ketë një njollë të zezë në faqen e tij të majtë. Ai do t’i mbajë veshur dy mantela (guna) ‘Kutvani’ dhe do të duket pikërisht si të jetë nga Beni Israilët…” (Taberani)
Sipas Hadithit të transmetuar nga Ebu Se’id el-Hudriu (r.a.) Pejgamberi i All-llahut (s.a.v.s.) tha: “…(në respekt ndaj udhëheqjes së Imam Mehdiut) qielli do të lëshojë shi të bollshëm dhe toka do të jepë të korrura me bollëk, e të gjallët do të dëshirojnë që ata që kanë vdekur të kishin qenë gjallë për ta shijuar këtë begati…”
Bureide (r.a.) thotë se i Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.) ka thënë: “Pas meje do të ketë shumë ushtri. Ju duhet patjetër t’i bashkoheni ushtrisë që do të vijë nga Horasani.” (Ibn Abdi)
Ebu Hurejre (r.a.) thotë se i Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.) ka thënë: “(Ushtri që mbajnë) flamuj të zi do të vijnë nga Horasani. Asnjë fuqi nuk do të mund që t’i ndalojë ata dhe ata përfundimisht do të arrijnë në Aela (Bejtul-Mukaddes) ku do t’i ngrenë flamujt e tyre.”
Edhe disa Hadithe mbi këtë temë (kontribut nga Bradley Bilal):
1) Pejgamberi (s.a.v.s.) ka thënë: “Edhe nëse e tërë koha e ekzistimit të botës tanimë të ketë mbaruar dhe vetëm një ditë të ketë mbetur (para ditës së Gjykimit), All-llahu do ta zgjasë këtë ditë me një gjatësi të tillë aq sa ta vendosë mbretërinë e një njeriu nga Ehli-Bejti im, i cili do ta ketë emrin tim. Ai do ta mbushë tokën me paqe dhe drejtësi, meqenëse ajo të të jetë e mbushur me padrejtësi e tirani (deri atëherë).” (Tirmidhiu e të tjerë)
2) Muhammedi (s.a.v.s.) ka thënë: “Mehdiu është një nga ne, pjesëtar i familjes (Ehli-Bejtit).” (Ibni Maxhe)
3) Muhammedi (s.a.v.s.) ka thënë: “Mehdiu do të jetë nga familja ime, nga pasardhësit e Fatimes (vajzes së të Dërguarit s.a.v.s.).” (Ebu Davudi e të tjerë)
4) I Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.) ka thënë: “Ne (unë dhe familja ime) jemi pjesëtarë të një familje që All-llahu (xh.sh.) e ka zgjedhur për ta jetën e Ahiretit mbi jetën e kësaj bote; dhe pjesëtarët e familjes sime (Ehli-Bejti) do ta përjetojnë një vuajtje të madhe dhe do të debohen me forcë nga shtëpitë e tyre pas vdekjes sime; pastaj do të vinë njerëz nga Lindja duke mbajtur flamuj të zi dhe do të kërkojnë që t’u jepët një e mirë, por do t’u refuzohet sherbimi; si të tillë, ata do të zhvillojnë një luftë dhe do të fitojnë, si dhe do t’u ofrohet ajo, të cilën e dëshiruan në radhë të parë, por ata do të refuzojnë që ta pranojnë atë deri sa t’ia kalojnë atë një njeriu nga familja ime (Ehli-Bejti) që shfaqet për ta mbushur Tokën me drejtësi aq sa ka qenë e mbushur me korrupcion (çoroditje). Prandaj kushdo që e arrinë këtë (kohë) duhet që të shkojë tek ta edhe sikur të zvarritej nëpër akull/borë, meqë në mesin e tyre gjendet Mëkëmbësi i All-llahut (Halifetull-llahi), Mehdiu.” (Ibn Maxhe e të tjerë)
5) Ebu Nedre transmetoi: Ne ishim në shoqëri të Xhabir ibn Abdull-llahut… Ai heshti për një kohë dhe pastaj tha se i Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.) kishte thënë: “Në kohën e fundit të Ummetit tim do të jet një Halif që lirshëm do t’u dhurojë njerëzve pasuri me grushta pa e numëruar.” Unë i thashë Ebu Nedres dhe Ebu A’lasë: Mendoni për Ummer ibn Abdul-Azizin? Ata më thanë: JO, (ai do të jetë Imam Mehdiu). (Muslimi)
6) Muhammedi (s.a.v.s.) tha: “Mehdiu është nga Ehli-Bejti ynë, pa dyhim që All-llahu do ta mundësojë shfaqjen e tij brenda një nate (i.e., ardhja e tij është shumë e paparashikueshme dhe e befasishme).” (Ibni Maxhe)
Autor: Muhammed Ali ibn Zubejr Ali
Burimi: Islamcan.com
Shqipëroi: Daim Abazi (Breziiri) | |
|
Zudi Fejzuli Administrator
Numri i postimeve : 633 Data e regjistrimit : 17/05/2010 Nacionaliteti-Sheti : Bologna.Italy
| Titulli: Re: Kush është Imam Mehdiu? Sun 8 Jan 2012 - 16:57 | |
| Allahu te meshirofte Ilaz per kete teme te prezentuar, me te vertete muslimanet kan nevoj qe te njihen me tiparet e Mehdiut sepse dashte Allahu xh'eleshanu veshel-lell-llexhelahu ka ardhur koha e ardhjes se prijsit te ardhshem te muslimaneve ne bote, mbeshtetur ne fakte profetike. | |
|