Kush Eshte më Bëmirës
Nje here e pyeten te nderuarin Hatimi Tai i cili njihet nga te gjithë per bamiresit e tij.
• A ke njohur ndonjeher nje njeri me bamires se ti?
• Po kam Njohur!!
• Kush eshte ai?
• Njeher shkova per voizite ne shtepin e nje jetimi. Therri nje dele dhe e poqi per drek. Mua me pelqeu shume nje pjes e mishit dhe i thash atij "Kjo pjes e deles qenka shum e shijshme". Jetimi kishte gjithsej dhjetë dele, nje e kishte therrur per drek,therri edhe 9 delet tjera,mori vetem pjeset qe me pelqenin mua i poqi dhe mi vuri perpara. Une nuk e kuptova kete gje derisa dola jashtë. Kur dola jasht dhe pash gjakun e deleve e pyeta me keqardhje?
• Perse i paske therrur te dhjeta delet?
• Subhanallah, e qfarë ka ketu per tu quditur? Ty te pelqeu diqka dhe une e kisha mundesin per ta bere kete gje.
Shoket qe e degjuan kete histori e pyeten:
• Po ti i dhe ndonje gjë jetimit ne kembim te asaj qe beri per ty?
• I dhash por nuk ishte ndonje gjë e madhe!
• Cfar i dhatë pra ateher?
• Tre Deve dhe 500 Dele!!
• Ateher ti je me bemires se ai.
• Jo ai Jetimi eshte me bemires se une. Sepse ai me dha mua te gjitha Delet e tij ,ndersa une i dhash vetem diqka te vogel nga Pasuria Ime.
Kerim Gashi