Kush është në linjë | 395 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 395 vizitorë :: 2 Bots
Asnjë
Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
|
Sondazh | | A e falni namazin rregullisht? | 1.Po 5 kohë elhamdulilah | | 96% | [ 287 ] | 2.Vetëm Sabahun | | 0% | [ 1 ] | 3.Kur kam kohë | | 0% | [ 1 ] | 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin | | 0% | [ 1 ] | 5.Vetëm xhuman | | 1% | [ 2 ] | 6.Nuk falem hiq | | 2% | [ 7 ] |
| Totali i votave : 299 |
|
Rissi ne Forum | Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot
|
Statistikat | Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar Anëtari më i ri Fadil Grisholli
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
|
Kohët e faljes së namazeve | |
|
| Lajmet Ditore | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Lajmet Ditore Thu 14 Oct 2010 - 11:17 | |
|
Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, e ka përfunduar sot vizitën zyrtare në Liban, duke e vizituar kufirin e Libanit me Izraelin. Gjatë ditës së djeshme, zoti Ahmadinexhad, tha se Irani do të qëndroj me Libanin, në konfrontimin me atë që ai e quajti armiqësi nga Izraeli. Presidentit iranian i është bërë një pritje entuziaste nga myslimantë shiitë në këtë vend. Por, nga ana tjetër, sunitët dhe të krishterët e Libanit, kanë shqetësime se Irani dhe Hezbollahu dëshirojnë ta imponojnë politikën e tyre, duke e tërhequr Libanin në konflikt me Izraelin. Shtetet e Bashkuara thanë se vizita e Ahmadinexhadit në Liban tregon se ai po vazhdonte me “mënyrat provokative”. Evropa e Lire
Edituar për herë të fundit nga Admin në Thu 14 Oct 2010 - 18:38, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Në shenjë hakmarrje digjet flamuri serb në Tiranë Thu 14 Oct 2010 - 11:21 | |
| Qindra të rinj të grumbulluar para amabsadës serbe kanë djegur flamurin e këtij vendi në shenjë revolte për atë që ndodhi në stadiumin e Xhenovas. Duke drejtuar thirrje drejt ambasadës, të rinjtë mbanin në duar sllogane me mbishkrimin “Kosova është Shqipëri”dhe “Shqipëria etnike.” Një kundërpërgjigjie kjo ndaj sloganit të ultranacionalistëve serbë “Kosova është Serbi” para ndeshjes me Italinë. Forca të shumta policie kanë mbajtur nën vëzhgim protestuesit të cilët janë shpërndarë pa shkaktuar asnjë incident. Reagimi pas ndeshjes Itali-Serbi ku ultranacionalistë serbë dhe tifozë fanatikë kanë djegur flamurin shqiptar duke çuar në ndërprerjen e ndeshjes dhe në akte të shumta dhune në të gjithë qytetin e Xhenovas. Ngjarja ka lënë një shije të hidhur te të gjithë shqiptarët, duke qenë se bëhej fjalë thjesht për një ndeshje futbolli. Për ngjarjen nuk ka asnjë reagim zyrtar, qoftë ky i palës shqiptare, apo i asaj serbe, për të kërkuar ndjesë për këtë xhest. Ministri i Jashtëm serb, i kërkoi ndjesë Italisë, për trazirat e shkaktuara por jo Shqipërisë për djegien e flamurit. Alsat | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Çavez për vizitë në Rusi Thu 14 Oct 2010 - 11:22 | |
| Presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez, sot arrinë për vizitë në Rusi, me qëllim që t’i forcoj lidhjet e dyanshme. Pritet që në agjendë të takimit të tij me zyrtarët e lartë rusë, do të jetë edhe marrëveshja për zhvillimin e energjisë atomnike dhe blerja e tankeve ruse. Në të kaluarën , Hugo Çavez, ka blerë së paku 5 miliarda dollarë armatim nga Rusia, përfshirë aeroplana luftarakë, sisteme raketore kundër-ajrore dhe tanke. Moska, që synon eskportimin e teknologjive të energjisë atomike, i mbronë marrëveshjet e saj me Venezuelën, e cila është nënshkruese e marrëveshjeve për moszgjerim. Evropa e Lire | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Shpëtohen 33 xehetarët kilean të bllokuar në minierë Thu 14 Oct 2010 - 11:23 | |
| Të 33 xehetarët e bllokuar në një minierë në Kil, janë nxjerrë në sipërfaqe. Ata ishin të bllokuar në thellësi 700 metra nën tokë, për më tepër se dy muaj. Presidenti i Kilit, Sebastian Pinera, ka vlerësuar se shpëtimi i minatorëve ishte “një mrekulli”, që e ka bashkuar këtë vend. Raportohet se askush deri tash në histori nuk ka mbijetuar për 69 ditë nën tokë. Evropa e Lire | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Zgjatet mandati i forcës së sigurisë në Afganistan Thu 14 Oct 2010 - 11:23 | |
| Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka votuar unanimisht për zgjatjen e mandatit për forcën e sigurisë të udhëhequr nga NATO-ja në Afganistan, për një vit. Rezoluta e Këshillit të Sigurimit thekson nevojën e përpjekjeve të qëndrueshme nga Forca Ndihmëse Ndërkombëtare e Sigurisë, e njohur si ISAF, me 143 mijë ushtarë, për ta ndihmuar qeverinë e Afganistanit në përmirësimin e sigurisë dhe për tu marrë me kërcënimet ekstremiste nga talibanët, al-Kaida dhe nga grupet e tjera të armatosura. Evropa e Lire | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Vriten tre ushtarë të NATO-s në Afganistan Thu 14 Oct 2010 - 11:24 | |
| Nga një sulm me bombë në pjesën perëndimore të Afganistanit, sot janë vrarë tre ushtarë të NATO-s. Aleanca nuk ka dhënë detaje për kombësinë e ushtarëve. Në këtë pjesë të Afganistanit janë të vendosur ushtarët nga Shtetet e Bashkuara, Italia, Spanja dhe Lituania. Vetëm këtë muaj, në Afganistan janë vrarë së paku 35 ushtarë të jashtëm. Dje u vranë gjashtë ushtarë amerikanë, ndërsa javën e kaluar, katër pjesëtarë të ushtrisë italiane u vranë nga sulmi me bombë. Evropa e Lire | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Evropa jotolerante Thu 14 Oct 2010 - 12:03 | |
| onë Evropa jotolerante E mërkure 13 Tetor 2010 22:16 “Nata e errët e fashizmit gjithmonë ka qëndruar mbi Shtetet e Bashkuara, por zbriti vetëm në Evropë”, tha Tom Volf në vitin 1965 dhe kështu është edhe sot.Komentatorë të ndryshëm kanë pohuar së fundmi se kundërshtimi i shumë amerikanëve ndaj propozimit për ndërtimin e qendrës islamike, dy blloqe nga vendi ku ndodhej Qendra Botërore e Tregtisë, paraqet fanatizëm fetar dhe paranojë.Por, nëse ndonjë vend është i pllakosur nga fanatizmi në rritje, ai nuk është Amerika, por Evropa, kontinenti ku mirëqenia e shteteve dhe pacifizmi admirohen aq shumë nga liberalët amerikanë.Vitin e kaluar, rreth 60 për qind të zviceranëve votuan për të ndaluar ndërtimin e minareve, të gjitha minareve, gjithkund, jo vetëm afër vendit ku u kryen sulmet terroriste.Në Belgjikë, Dhoma e Ulët e Parlamentit e miratoi Ligjin për ndalimin e ferexhesë në publik, i cili tash pret miratimin në Senat.Në Francë, ndalesa e tillë u bë ligj javën e kaluar, pas ngecjes në Gjykatën Supreme. Megjithëse ka arsye legjitime për ndalesat e tilla, një pjesë e mbështetjes së tyre vjen nga fanatizmi anti-mysliman.Në vitet e fundit, e djathta ekstreme dhe partitë kundër imigrantëve kanë bërë shumë punë në mbarë Evropën. Në Suedi, nacionalistët ‘Demokratët Suedezë’ hynë në parlament muajin e kaluar, për të parën herë nga themelimi i partisë në vitin 1988.Në Britaninë e Madhe, partia e ekstremit të djathtë, Partia Kombëtare Britanike, fitoi pothuaj trefish më shumë vota se në zgjedhjet e vitit 2005, ndërsa siguroi edhe dy ulëse në Parlamentin Evropian.Në Austri, Partia e Lirisë, që fillimisht drejtohej nga Jorg Haider, i cili fliste për nazistët, fitoi 17.5 për qind të votave në vitin 2008.Në Francë, Fronti Kombëtar i Zhan Mari Le Pen, i cili e ka vënë në pikëpyetje ekzistimin e dhomave të gazit të nazistëve, doli i dyti në zgjedhjet presidenciale më 2002, duke hyrë në balotazh me presidentin Zhak Shirak.Tash, e djathta ekstreme mund të rritet në Gjermani, ku ligjet mbi lirinë e shprehjes dhe pragjet parlamentare janë mbajtur jashtë Bundestagut.Një sondazh i agjencisë DPA tregon se 20 për qind e votuesve mund të mbështesin një parti anti-myslimane, mjaft sa për të hyrë në parlament.“Rënia e ulëseve parlamentare në duart e ekstremistëve paraqet tundjen më të madhe në politikën e Evropës që nga rënia e komunizmit”, shkroi Denis MekShejn në “Newsweek”.MekShejn është anëtar laburist i Parlamentit britanik dhe më herët shërbeu si ministër për Evropën.Evropianët nuk i shohin shtrembër vetëm myslimanët, por edhe hebrenjtë, të cilët pothuaj u zhdukën nga kontinenti 60 vjet më parë. Sondazhi më i fundit i “Pew Global Attitude” tregon se 50 për qind e spanjollëve kanë qëndrime të pafavorshme për hebrenjtë.Ky antisemitizëm u nënvizua së fundmi nga Komisionari për Tregti i BE-së, Karel De Guht, i cili tha se “as me hebrenjtë e moderuar nuk është lehtë të kesh diskutim racional se çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme”.Pra, kur liberalët amerikanë i kritikojnë homologët e tyre konservatorë si fanatikë që duan të imponojnë fashizmin në Shtetet e Bashkuara, ata e harrojnë atë pjesë të Perëndimit, ku vërtet ka mbetur nostalgjia për fashizmin.Cilido që ka udhëtuar nëpër Evropë, e di se imazhi, si shembull i progresit dhe i diversitetit etnik dhe fetar, është vetëm fabrikim në mendjen e liberalëve amerikanë.Liberalët amerikanë, të cilët nuk e përfillin fanatizmin evropian, ma kujtojnë sugjerimin tallës të skenaristit gjerman, Bertold Breht: “A nuk do të ishte më lehtë për qeverinë që ta shpërndajë popullin dhe të zgjedhë një tjetër”.Gjatë debatit për xhaminë, shumica e amerikanëve treguan se janë të aftë t’i respektojnë mospajtimet. Janë përsëri evropianët ata, nga impulset e errëta të të cilëve duhet të kemi frikë. /Wall Street Jornal / Express/ | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Aksion bëmirës për të ndihmuar hendikapët Thu 14 Oct 2010 - 16:23 | |
| Rreth 1 mijë familje nga pjesat rurale të vendit duhet të furnizohen me pako ushqimore dhe ndihmë tjera materiale deri në fund të muajit si rezultat i aksionit bamirës që sot filloi Ambasada amerikane në Shkup në bashkëpunim me Kryqin e Kyq të Maqedonisë. Përveç grumbullimit të ushqimit, po zhvillohet edhe aksioni i dhurimit të gjakut që më vonë do të dërgohet nëpër spitalet e Maqedonisë. “Mbështetjen që e kemi nga qytetarët e Maqedonisë është shumë e madhe. Vitin e kaluar më shumë se 100 persona kanë dhuruar gjak dhe shpresoj se një numër të ngjajshëm do të kemi edhe këtë vit dhe se ushqimi që do ta sigurojmë do t’i ndihmojë familjeve të varfra të kalojnë dimrin.”, thotë Filip Riker, ambassador i SHBA në Maqedoni. “Mund të shpreh kënaqësinë se kemi një aksion shumë të suksesshëm, pritjet tona janë se do të mbledhim pako ushqimore për 1000 familje e cila do tia lehtësoj periudhën e dimtrit pasi harxhimet janë më të mëdha.”, thotë Sait Saiti, Sekretar i Përgjithshëm i Kryqit të Kyq në Maqedoni. Aksioni bamirës po zhvillohet me rastin e Ditës së Urisë 16 tetor dhe do të vazhdojë deri në fund të javës. Pakot ushqimore duhet të dhurohen tek personat e moshuar në pjesët rurale dhe personat me invaliditet. Aksioni i sotëm ishte mbështetur edhe nga një delegacion i Kuvendit i udhëhequr nga kryetari Trajko Veljanovski, disa prej deputetëve ndihmuan duke dhuruar gjak. Frosina Pandurska – Dramiqanin | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Publikohen dosje për tre funksionarë të BDI-së Thu 14 Oct 2010 - 16:23 | |
| Edhe pse Komisioni për verifikimin e fakteve ka mbaruar punën rreth hetimit të ministrave dhe deputetëve, profesori Shpend Lushi nga Tetova ka dorëzuar drejt këtij komisioni dosje të tre funksionarëve të lartë të BDI-së. Në to tre emra, një ministër aktual, një deputet, por edhe një ish deputet. Ministri aktual i regjistruar me nofkën “Mama”, deputeti me nofkën “Daja” dhe “Drim” si dhe ish deputeti me nofkën “Strelac”. “Bisedohet për tre persona që janë funksionarë, ministra dhe deputetë, janë të partisë shqiptare në pushtet. Dokumentacionin ma kanë lënë në oborr, unë i takoj një familje të persekutuar, jo rastësisht tash e analizoj se kush dhe pse mundet t’i lejë këto”, thotw Shpend Lushi, qytetar. Nga BDI e Ahmetit, dorëzimin e dosjeve nga Shpend Lushi e vlerësojnë si blof, pasi sipas tyre personi në fjalë është vëllai i deputetes së PDSH-së Sadije Iljazi. Nga partia e Ahmetit dyshojnë në kredibilitetin e dokumenteve. “Kjo që ka ndodh sot edhe një herë dëshmon se oponenti ynë politik PDSH për fat të keq është vendosur që me çdo kusht, lustracionin t’a shndërrojë në betejë për përçarje dhe diskriditim të shqiptarëve. Mirëpo duke marrë parasysh deklaratat publike që kanë bërë ish zyrtarë të shërbimeve në të cilën pikërisht PDSH-ja është identifikuar si produkt i shërbimeve sekrete nuk na mbetet tjetër pos t’i përkujtojmë ata që këtë betejë e kanë humbur që në fillim”, u pwrgjigj Safet Neziri, deputet i BDI-së. Kryetari i Komisionit për verifikimin e fakteve Tome Haxhiev tha se ende nuk i ka parë dokumentet, dhe shqyrtimi i tyre do të jetë në rend dite të Komisionit. “Nuk e dimë se prej nga janë këto dokumente, ne as që i kemi parë, çfarë do të jenë do të shohim, tash për tash nuk e dimë, procedura vazhdon, dokumentet arkivohen, do ti vendosim në rend dite, do t’i shikojmë, do të ngremë procedurë, çfarë do të dalë do të shohim", thotw Haxhiev. Në dosjet e dorëzuara përmenden aktivitetet e tre funksionarëve të BDI-së. Njëri prej tyre ka spiunuar edhe disa ish deputetë të përbërjes së kaluar, me të cilët tani gjendet në të njëjtën parti. Në dosje po ashtu përmendet edhe rasti i vrasjes së vëllezërve Bardhosh e Jusuf Gërvalla si dhe Kadri Zekës, si dhe shumë veprimtarëve të tjerë të viteve ‘80. Ka apo nuk ka spiunë brenda BDI-së, këtë duhet të tregojë Komisioni i verifikimit të fakteve, këto ditë. Shkëlzen Aqifi | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Shqipja injorohet në Kongresin për qytetërimin islam Thu 14 Oct 2010 - 16:24 | |
| As edhe një fjalë apo shkrim në gjuhën shqipe nuk u pa në hapjen e Kongresit të katërt ndërkombëtar “Qytetërimi islam në Ballkan “ që prej sot e deri në fund të javës do të mbahet në Shkup. Përkundër paralajmërimeve se përveç përvec maqedonishtes, anglishtes dhe turqishtes në kongres do të flitet edhe në gjuhën shqipe, kjo nuk ndodhi ndërsa askush nga organizatorët nuk iu përgjigjen thirrjeve të televizionit Alsat për të mësuar shkaqet e anashkalimit të gjuhës shqipe. Ndryshe Kongresi organizohet nga Akademia e arteve dhe shkencave të Maqedonisë si dhe Qendra kërkimore për historinë islame, artin dhe kulturën në Stamboll, ndërsa mbështetet edhe nga presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov. Në kongres debatohet kryesisht rreth trashëgimisë dhe historisë islame në Ballkan. “Në Maqedoni bashkëjetesa mes krishterëve dhe muslimanëve mund të vërehet pothuajse në çdo vend. Në vendet e shenjta ku edhe krishterët edhe muslimanët bashkë i luten Zotit si dhe përmes traditës për kremtimin e festave më të rëndësishme fetare. Ne kemi kuvendin, qeverinë dhe komunat ku sëbashku punojnë edhe funksionarë të lartë dhe punonjës të thjeshtë të religjioneve të ndryshme.”, tha Gjorge Ivanov, president i Maqedonisë. Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Konferencës Islamike, Ekmeledin Ihsanoglu tha se zgjërimi dhe pranimi i shpejtë i fesë islame në Ballkan, nuk ishte si rezulat i dhunës, por i vlerave dhe konceptit që ka feja islame. “Do të ishte gabim i madh që të trajtohet pranimi i islamit në Ballkan në baza nacionale. Historianët thonë se zgjërimi i islamit në Ballkan ka qenë si rezultat i asj se çfarë vlere ka feja islame, dhe si rezultat i konceptit të mënyrës së jetesës të cilën e prezenton islami.”, tha Ekmeledin Ihsanoglu, sekretar gjeneral I OIC. Kongrese të ngjajshme kushtuar “Qytetërimi islam në Ballkan “ më parë janë mbajtur edhe në Sofje, Tiranë dheBukuresht. | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Zgjohu, protestë kundër djegies së flamurit shqiptar Thu 14 Oct 2010 - 16:25 | |
| Pas skandalit gjatë përballjes Itali - Serbi në të cilin u dogj flamuri shqiptar, Lëvizja Qytetare ZGJOHU! ka ftuar qytetarët në protestë të qetë para ambasadës serbe në Shkup kundër siç thuhet ksenofobisë serbe. Tubimi i qytetarëve do të bëhet ditën e shtunë te Qendra Tregtare Çairçanja, me fillim në ora 12:30. Prej aty në mënyrë të organizuar protestuesit do të nisen drejt ambasadës serbe në Shkup. Lëvizja ZGJOHU!m njfton në komunikatën e saj, përmes këtij tubimi të qytetarëve dëshiron të protestojë kundër shprehjes së urrejtjes së huliganëve serbë ndaj popullit shqiptar. Alsat-M | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: javascript:emoticonp(':Lajmet:') Tetovari dorëzon dosje në Komisionin për lustrim Thu 14 Oct 2010 - 18:54 | |
| Edhe pse Komisioni për verifikimin e fakteve ka mbaruar punën rreth hetimit të ministrave dhe deputetëve, profesori Shpend Lushi nga Tetova ka dorëzuar drejt këtij komisioni dosje të tre funksionarëve të lartë të BDI-së. Në to tre emra, një ministër aktual, një deputet, por edhe një ish deputet. Ministri aktual i regjistruar me nofkën “Mama”, deputeti me nofkën “Daja” dhe “Drim” si dhe ish deputeti me nofkën “Strelac”. “Bisedohet për tre persona që janë funksionarë, ministra dhe deputetë, janë të partisë shqiptare në pushtet. Dokumentacionin ma kanë lënë në oborr, unë i takoj një familje të persekutuar, jo rastësisht tash e analizoj se kush dhe pse mundet t’i lejë këto”, thotw Shpend Lushi, qytetar. Nga BDI e Ahmetit, dorëzimin e dosjeve nga Shpend Lushi e vlerësojnë si blof, pasi sipas tyre personi në fjalë është vëllai i deputetes së PDSH-së Sadije Iljazi. Nga partia e Ahmetit dyshojnë në kredibilitetin e dokumenteve. “Kjo që ka ndodh sot edhe një herë dëshmon se oponenti ynë politik PDSH për fat të keq është vendosur që me çdo kusht, lustracionin t’a shndërrojë në betejë për përçarje dhe diskriditim të shqiptarëve. Mirëpo duke marrë parasysh deklaratat publike që kanë bërë ish zyrtarë të shërbimeve në të cilën pikërisht PDSH-ja është identifikuar si produkt i shërbimeve sekrete nuk na mbetet tjetër pos t’i përkujtojmë ata që këtë betejë e kanë humbur që në fillim”, u pwrgjigj Safet Neziri, deputet i BDI-së. Kryetari i Komisionit për verifikimin e fakteve Tome Haxhiev tha se ende nuk i ka parë dokumentet, dhe shqyrtimi i tyre do të jetë në rend dite të Komisionit. “Nuk e dimë se prej nga janë këto dokumente, ne as që i kemi parë, çfarë do të jenë do të shohim, tash për tash nuk e dimë, procedura vazhdon, dokumentet arkivohen, do ti vendosim në rend dite, do t’i shikojmë, do të ngremë procedurë, çfarë do të dalë do të shohim", thotw Haxhiev. Në dosjet e dorëzuara përmenden aktivitetet e tre funksionarëve të BDI-së. Njëri prej tyre ka spiunuar edhe disa ish deputetë të përbërjes së kaluar, me të cilët tani gjendet në të njëjtën parti. Në dosje po ashtu përmendet edhe rasti i vrasjes së vëllezërve Bardhosh e Jusuf Gërvalla si dhe Kadri Zekës, si dhe shumë veprimtarëve të tjerë të viteve ‘80. Ka apo nuk ka spiunë brenda BDI-së, këtë duhet të tregojë Komisioni i verifikimit të fakteve, këto ditë. Shkëlzen Aqifi | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Lajmet Ditore | |
| |
| | | | Lajmet Ditore | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |