Kush është në linjë | 302 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 302 vizitorë :: 2 Bots
Asnjë
Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
|
Sondazh | | A e falni namazin rregullisht? | 1.Po 5 kohë elhamdulilah | | 96% | [ 287 ] | 2.Vetëm Sabahun | | 0% | [ 1 ] | 3.Kur kam kohë | | 0% | [ 1 ] | 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin | | 0% | [ 1 ] | 5.Vetëm xhuman | | 1% | [ 2 ] | 6.Nuk falem hiq | | 2% | [ 7 ] |
| Totali i votave : 299 |
|
Rissi ne Forum | Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot
|
Statistikat | Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar Anëtari më i ri Fadil Grisholli
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
|
Kohët e faljes së namazeve | |
|
| Lajmet Ditore | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Lajmet Ditore Sat 9 Oct 2010 - 10:17 | |
| Qytetarët të përkushtuar për anëtarësim në BE Qytetarët e Maqedonisë edhe më tej mbetën të përkushtuar ndaj Bashkimit Europian. Në një anketë të realizuar nga Instituti për Demokraci, në javën e parë të tetorit , në pyetjen, nëse nesër do të mbahej referendum për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, si do të kishit votuar ? Pozitivisht janë përgjigjur 77.9 për qind e të anketuarave. Ndërkohë kundër hyrjes së Maqedonisë në BE janë shprehur 8.5 për qind e të anketuarve, kurse 6.4 për qind janë përgjigjur se fare nuk do të votojnë, derisa 7.2 për qind nuk kishin përgjigje. Në pyetjen,se në rast se nesër mbahen zgjedhje parlamentare për cilën parti do të votonit? 55.1 për qind janë shprehur si të papërcaktuar; 20.1 për qind do ta mbështesnin VMRO-DPMNE-në; 10.3 për qind për LSDM-në opozitare; 6.8 për qind për BDI-në; 2.7 për qind për PDSH-në; 1.5 për qind do të votonin për Demokracinë e Re, derisa për subjekt tjetër politik do të votonin 3.5 për qind e të anketuarve. Kurse sa i përket mbështetjes për politikanët në vend, 52.7 për qind janë përgjigjur se nuk i besojnë asnjërit. Më shumë besim ka fituar kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski 20.1 për qind, ai i LSDM-së Branko Cërvenkosvki 9.2 për qind. Kryetrarit të BDI-së Ali Ahmeti i besojnë 6.6 për qind, kryetarit të DR-së Imer Selmani 2.5 për qind dhe atij të PDSH-së Menduh Thaçi 1.9 për qind. Hulumtimi është bërë në bazë të pyetësorit standard, dhe janë anketuar gjithsej 1112 qytetarë. Ndërkohë në një anketë të IRI-t të siguruar nga Alsat-M, të realizuar nga 26 gushti deri më 01 shtatori të këtij viti, ku janë përfshirë gjithsej 1101 të anketuar në të gjashtat njësi zgjedhore, rezultatet flasin kështu:. Në njësinë e parë zgjedhore po që se nesër do të mbaheshin zgjedhje parlamentare, do të votonin: · VMRO-DPMNE 27.8 % · LSDM 11.1 % · BDI 7.1 % · PDSH 3 % · DR 0.5 % Në njësinë e dytë zgjedhore sipas kësaj ankete votat do të ndaheshin në këtë përqindje. · VMRO-DPMNE 22.4 % · LSDM 10.8 % · BDI 6.9 % · PDSH 1.5 % · DR 4 % Në njësinë e tretë dhe katërt zgjedhore sipas anketës në fjalë gara do të zhvillohet në bllokun politik maqedonas, meqë në anketë nuk figurojnë të dhëna për subjektet politike shqiptare. · VMRO-DPMNE 24 % · LSDM 17.5 % Në njësinë e katërt zgjedhore: · VMRO-DPMNE 30.9 % · LSDM 15.6 % Në njësinë e pestë zgjedhore: · VMRO-DPMNE 19.4 % · LSDM 13.7 % · BDI 6.5 % · DR 1.8 % Në njësinë e gjashtë zgjedhore: · VMRO-DPMNE 8.7% · LSDM 4.5 % · BDI 27.8 % · PDSH 8.0 % · DR 0.6 % Sipas kësaj ankete të cilën siguroi Alsat-M, po që se këto të dhëna do të shndërroheshin në mandate, atëherë nga numri i përgjithshëm prej 120 deputetëve, 60 do ti takonin VMRO-DPMNE-së, 32 LSDM-së, 20 BDI-së, 4 PDSH-së, 1 DR-së, 2 romëve dhe 1 deputet etnitetit turk në Maqedoni. Bedri Rexhallari | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Fuere: Ju lutem të zgjidhni çështjen e emrit Sat 9 Oct 2010 - 10:19 | |
| Ambasadori i Bashkimit Evropian, Ervan Fuere përsëriti edhe një herë mesazhin e zyrtarëve të BE-së, të cilët dje i përcollën edhe liderit të BDI-së, Ahmeti, për zgjidhjen e shpejtë të çështjes së emrit, me qëllim zhbllokimin e procesit eurointegrues. Fuere tha se është shënuar përparim në dialogun mes dy vendeve, pas takimeve të krerëve të Maqedonisë dhe Greqisë, por megjithatë mungon rezultati konkret, zgjidhja e çështjes së emrit. Këto komente Fuere i bëri në tribunën Maqedonia dhe BE-ja të organizuar nag Fondacioni ‘Shoqëria e Hapur’ dhe Qendra Maqedonase për edukim Europian “Mesazhi është i njejtë, Ju lutem mundohuni të zgjidhni çështjen e emrit sa më shpejtë që të jetë e mundur, me urgjencë, për të lejuar dy vendet t’i japin fund bisedimeve dhe t’i hapet perspektiva ardhmërisë për qytetarët e Maqedonisë dhe rajonit. Kjo është e tëra që dua të them, këtë e kemi thënë disa herë, Maqedonia duhet të gjejë zgjidhje. Kemi parë shembuj të shkëlqyeshëm të kompromisit nga lidershipi i rajonit dhe ne besojmë se kjo duhet të inspiroj lidershipin që të gjejë zgjidhje përfundimtare që do të ndikojë në aspiratat e qytetarëve”, ftoi Ervan Fuere, ambassador i BE-së në Maqedoni. Eksperti spanjoll për çështje europiane, Zhordi Vaker, tha se Bashkimi Evropian nuk mund të luajë rolin e ndërmjetësit mes Maqedonisë dhe Greqisë, për shkak se kontesti ka të bëj me një shtet anëtar të BE-së. “BE-ja nuk mund të jetë neutrale për shkak të Greqisë, pasi Greqia është anëtare e BE-së. Është shumë vështirë për vendet tjera të BE-së që direkt të dalin kundër një vendi tjetër anëtare, dhe është shumë e vështirë të luajmë rolin e mediatorit, pasi nuk jemi neutral në këtë çështje, nuk mund të jemi, pasi kemi të bëjmë me vend anëtar.”, thotë Zhordi Vaker, eskpert për çështje europiane. Panelistët në këtë tribunë vlerësuan gjithashtu se, çështja e emrit ka ngadalësuar edhe zbatimin e reformave të nevojshme për harmonizimin e ligjeve të vendit me ato të Bashkimit Europian. Në tribunë gjithashtu u tha se edhe nëse Maqedonia zgjidh çështjen e emrit, problemet nuk mbarojnë këtu me Greqinë, pasi me këtë vend fiqnjë do të mbeten edhe shumë çështje tjera të hapura që duhet të zgjidhen në të ardhmen Shkëlzen Aqifi | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: BDI: NATO kërkon emri të zgjidhet deri në nëntor Sat 9 Oct 2010 - 10:20 | |
| Pas porosive të institucioneve evropiane për përpjekje pro-aktive nga ana e Shkupit për zgjidhjen sa më parë të çështjes së emrit, edhe NATO përsëriti të njëjtin mesazh në vizitën që zhvilloi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, në selinë e kësaj organizate në Bruksel. “Porosia është shumë e qartë, vendi duhet të bëjë përpjekje maksimale që deri në nëntor të zgjidhjë çështjen e emrit, në mënyrë që të mund të marrim ftesë për anëtarësim gjatë samitit të Lisbonës”, komunikoi BDI pas takimeve të fundit të vizitës tre ditore në Bruksel. “Moszgjidhja e emrit do të reflektohet në mardhëniet ndëretnike, në zhvillimin ekonomik dhe edhe më me rëndësi, në zhvillimet në rajon”, vijon porosia e NATO-s, e cila përputhet me analizën e BE-së se vendi po harrohet dhe është mbërthyer në një situatë “status-quo”-je. Në Samitin e Bukureshtit në vitin 2008, Aleanca e Atlantikut të Veriut vuri kushtin e pathyeshëm se pa zgjidhjen e çështjes së emrit, nuk mund të ketë anëtarësim të Maqedonisë në NATO. Alsat-M | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Prezentohet strategjia e re e arsimit Sat 9 Oct 2010 - 10:21 | |
| Strategjia e re për zhvillimin e arsimit fillor do të ndihmojë integrimin e shpejtë të shqiptarëve në shtet, kurse të shtetit në Bashkimin Evropian. Kështu u shpreh zëvendëskryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Abdylaqim Ademi, në prezantimin detajor të dokumentit për arsimin e integruar para përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, OJQ-ve dhe profesorëve. Ndërkohë Ministri i Arsimit Nikolla Todorov, deklaroi se vendim i ri do të jetë në përputhje me ligjin dhe kushtetutën, për dallim nga vendimi i tij paraprak për mësimin e maqedonishtes i cili u abrogua nga Gjykata Kushtetuese. “Të jeni të bindur se asgjë nuk do të jetë në dëm të qytetarëve të Maqedonisë dhe në dëm të shqiptarëve. Sepse kjo strategji nënkupton të kemi arsim fillor dhe të mesëm të integruar i cili krijon kushte më të mira më të volitshme për integrimin e shqiptarëve në shtet dhe integrimin e shtetit në Bashkimin Evropian”, tha Abdylaqim Ademi, zëvednëskryeministër. “Kjo strategji ka një kornizë precise për impelementimin e saj, prej vitit 2010-2015. Në këtë periudhë do të implementohen të gjitha masat që përfshihen në të. Gjithçka që duhet do të rregullohet me ligj apo akte nën ligjore dhe në përputhje me kushtetutën”, tha Nikolla Todorov, ministër i Arsimit. Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare përshëndetën iniciativën e qeverisë duke e cilësuar si një hap drejt multikulturalizmit të shtetit dhe integrimit të barabartë të gjithë qytetarëve në të. “Mendoj se iniciativa që u prezantua sot bazohet në besim të mirë, i cili përbëhet prej disa principeve. Principi i parë është integrimi ne mes të bashkësive, principi i dytë është konsultimi me çdo kënd, me OJQ-të, shkollat, arsimtarët, drejtorët. Mendoj se mbështetja që sot u dha nga bashkësia ndërkombëtare është e rëndësishme”, theksoi Hoze Luis Herero, ambasador i OSBE-së. “Multi-kulturalizmi dhe toleranca janë elementet kyçe të edukimit të mirë. Mendojmë se strategjia është një hap i mirë për të bërë këtë realitet çdo kund. Përshëndesim këtë iniciative në emër të Kombeve të Bashkuara”, vlerësoi Shelldon Jet, UNICEF. Strategjia e re për arsimin fillor përfshin pesë elemente. Rishikimin e programeve dhe teksteve shkollore, trajnimin dhe kualifikimin e arsimtarëve, integrimin e nxënësve të bashkësive të ndryshme etnike përmes aktiviteteve të përbashkëta, integrimin përmes përvetësimit të gjuhëve si dhe menaxhimin e shkollave në kontekst të decentralizimit. Qeveria planifikon që këtë strategji ta zbatojë përmes fushatave informative dhe iniciativave pilot deri në vitin 2015. Semra Jakupi | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Vendimi për 'Gjeografinë' javën e ardhshme Sat 9 Oct 2010 - 10:22 | |
| Javën e ardhshme do të merret vendimi nëse do të tërhiqet plotësisht nga përdorimi libri i Gjeografisë për vitin e dytë të arsimit të mesëm, apo do të përmirësohen disa pjesë të tij. Kjo do të vendoset në një takim të përbashkët të Zëvendëskryeministrit Abdylaqim Ademi, minstrit të Arsimit Nikolla Todorov dhe anëtarëve të Komisionit për rishikimin e librit. Ndërkohë zëvendëskryeministri Ademi tha se nuk është i njoftuar për tërheqjen e anëtarit të vetëm shqiptarë të Komisionit, të cilën disa ditë më parë e publikoi Alsat-M. Ai kërkoi nga anëtarët e komisioneve për rishikimin e librave të mos deklarohen para se të merren vendimet përfundimtare. “Personalisht nuk jam i njoftuar nëse është tërhequr i njejti apo jo. Unë do kisha bërë apel edhe tek ai por edhe te të gjithë ata që punojnë nëpër komisione të tilla që të mos japin deklarata para se të marrim ndonjë vendim përfundimtar. Të kryejnë punën e tyre për aty ku janë zgjedhur sepse deklarata e tilla nuk ndihmojnë në përmirësimin apo tërheqjen e librit, por mund të shkaktojnë pakënaqësi edhe në opinion se shqiptarët jo gjithmonë mund të kryejnë punët aty ku janë emëruar”, thotë Abdylaqim Ademi. Disa ditë më parë anëtari i vetëm shqiptar i komisionit 5 antarësh për rishikimin e librit të Gjeografisë u tërhoq me arsyetimin se komisioni kishte vendosur rishikimin e një fjalie problematike të librit ndërsa drejtorëve të shkollave u kishte sugjeruar t’i anashkalojnë pjesët kontestuese të tij. Edhe Ministri i Arsimit, Nikolla Todorov kishte deklaruar se vendimi që do të merret do të ketë për bazë, një fjali është problematike të librit e jo gjithë përmbajtjen e tij. Semra Jakupi | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: DR: Mexhiti nuk ndërton shkollën e premtuar Sat 9 Oct 2010 - 10:23 | |
| Demokracia e Re akuzon kreun e Komunës së Cairit, Izet Mexhiti për shkeljen e premtimit të dhënë gjatë fushatës zgjedhore për ndërtimin e shkollës fillore, ‘Kongresi i Manastirit’. Kryetari i Këshillit Komunal të DR-së në Çair, Hazbi Topojani tha se ky premtim ka mbetur vetëm në letër. “Kryetari i komunës së Çairit nuk mbajti fjalën. Këtu pas nesh ka mbetur vetëm tabela reklamuese e projektit për ndërtimin e kësaj shkolle dhe në realitet nuk është bërë asnjë hap për ndërtimin e saj. Pyesim publikisht udhëheqësinë komunale në Çair, deri kur planifikojnë qytetarëve të komunës tonë t'u prezantojnë vetëm projekte në reklama, fotografi, skica dhe vizatime, ndërsa në realitet asgjë nga ato projekte nuk po realizohen?", pyet Hazbi Topojani, kryetar i Këshillit Komunal të DR-së, Çair. Pohimet e këtilla u hodhën poshtë nga kryetari i Komunës së Cairit, Izet Mexhit duke paralajmëruar fillimin e shpejt të punimeve për këtë shkollë. “Për dallim nga DR-ja edhe kur kanë qenë në pozitë edhe kur kanë pasur pozita të ministrit të arsimit, zëvëndëskryeministër, mendoj në zotin Selmani dhe Rushiti nuk kanë prekur asnjë shkollë të Shkupit dhe tani kur janë në opozitë çdo ditë i shohim, fotografohen para shkollave. Është e vërtet që ka ngecje 2 muaj, për shkak të krizës financiare dhe trezorit mirëpo tjetra është shumë e vërtet se për shkollën ‘Kongresi i Manastirit’, janë të ndara shuma maksimale, dmth ka marrë më shum mjete nga të gjitha shkollat fillore në Maqedoni diku 40 milion denar janë të parapara në buxhetin e 2010 për ndërtimin e kësaj shkolle”, përgjigjet Izet Mexhiti, kryetar i komunës së Çairit. Sipas kreut të Komuës së Cairit, Izet Mexhiti, shkolla fillore Kongresi i Manastirit do të hap dyert e saj në fillim të vitit 2011. Valmir Kuçi | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Vriten dy pjesëtarë të Hamasit në Hebron Sat 9 Oct 2010 - 10:25 | |
| Ushtarët izraelitë kanë vrarë sot në qytetin Hebron në Bregun Perëndimor dy pjesëtarë të organizatës islamiste palestineze Hamas, të cilët janë përgjegjës për vrasjen e katër ushtarëve të Izraelit para një muaji, njoftuan sot zyrtarë izraelitë dhe palestinezë. Hamasi e konfirmoi vrasjen e dy udhëheqësve lokalë. Katër izraelitët u vranë në automjetin e tyre afër qytetit Hebron në 31 gusht, në sulmin më vdekjeprurës në Bregun Perëndimor në katër vitet e fundit. Alsat-M | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Vritet në xhami guvernatori afgan Sat 9 Oct 2010 - 10:26 | |
| Guvernatori i provincës veriore afgane Kunduz, është vrarë sot nga shpërthimi në një xhami në Afganistanin verior. Guvernatori i Kunduzit po merrte pjesë në faljen e së premtes në provincën fqinje Tahar, kur ndodhi shpërthimi. Të paktën 14 të tjerë gjithashtu e kanë humbur jetën. Disa raporte thonë se bomba ishte vendosur brenda në xhami. Alsat-M | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Hungari, shtohen viktimat nga përmbytjet toksike Sat 9 Oct 2010 - 10:26 | |
| Shërbimet e shpëtimit në Hungari njoftuan se bilanci i të vdekurve nga ndotja me mbetjet toksike ka shkuar në pesë të vdekur. Megjithëse shkencëtarët vlerësojnë se pasojat nga aciditeti do të jenë afatshkurtra, shkalla e ndotjes me metale të rënda, veçanërisht me krom, ende nuk është përcaktuar. Mbetjet toksike u derdhën të hënën pas çarjes së rezervuarit në një fabrikë të aluminit. Vlerësohet se do të duhet një vit që të eliminohen pasojat, dhe kjo Hungarisë do të kushtojë dhjetëra milionë dollarë. Përkundër paralajmërimeve, në Danub nuk është vërejtur ndonjë shkallë e lartë e ndotjes. Alsat-M | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Mbi 100 të arrestuar për pedofili në Spanjë Sat 9 Oct 2010 - 10:27 | |
| Policia spanjolle ka arrestuar më shumë se 100 persona të akuzuar për pedofili. Arrestimet ishin rezultat i bastisjeve lidhur me një rrjet pedofilie në internet, ndër më të mëdhenjtë e hetuar deri tani, njoftuan autoritetet spanjolle. Evropa e Lire | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Lajmet Ditore | |
| |
| | | | Lajmet Ditore | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |