Kush është në linjë | 220 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 220 vizitorë :: 2 Bots
Asnjë
Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
|
Sondazh | | A e falni namazin rregullisht? | 1.Po 5 kohë elhamdulilah | | 96% | [ 287 ] | 2.Vetëm Sabahun | | 0% | [ 1 ] | 3.Kur kam kohë | | 0% | [ 1 ] | 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin | | 0% | [ 1 ] | 5.Vetëm xhuman | | 1% | [ 2 ] | 6.Nuk falem hiq | | 2% | [ 7 ] |
| Totali i votave : 299 |
|
Rissi ne Forum | Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot
|
Statistikat | Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar Anëtari më i ri Fadil Grisholli
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
|
Kohët e faljes së namazeve | |
|
| Lajmet Ditore | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Lajmet Ditore Fri 24 Sep 2010 - 11:44 | |
| Presidenti i Serbisë Boris Tadiq ka biseduar në Nju Jork me kryediplomaten e Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton mbi vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd dhe për të gjitha çështjet e hapura në Ballkan. Tadiq tha se ai dhe Eshton kanë diskutuar për elementet e rëndësishëm të dialogut, kush do ta udhëheqë dhe në çfarë mënyre, transmetojnë mediat serbe. "Konkluduam se është tepër herët të flitet për pjesëmarrësit në dialog, por nuk ka dilema se ekipet negociatore do të përbëhen nga ekspertët", citohet të ketë thënë Tadiq. Sipas tij, "që të krijohet klimë e përshtatshme, duhet që dialogu të ketë suksese të shpejta".Ai ka shtuar se dialogu do të fillojë së shpejti, por para kësaj Prishtina dhe Beogradi duhet t'i zgjidhin disa çështje teknike. REL | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Sejdiu takoi presidentin amerikan Obama Fri 24 Sep 2010 - 11:45 | |
| Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, është takuar të mërkurën me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, njofton kabineti i zotit Sejdiu. Në një komunikatë për shtyp të këtij kabineti, thuhet se “presidenti Obama ka ritheksuar përkushtimin e SHBA-ve ndaj Kosovës”. “Do të jemi me ju, do t’ju përkrahim në vazhdimësi”, citohet të ketë thënë presidenti amerikan, në komunikatën për media të zyrës së presidentit të Kosovës.Takimi është realizuar në kuadër të pritjeve tradicionale vjetore që Presidenti Obama organizon për liderët e shteteve dhe gjatë këtij takimi, “presidenti Sejdiu e falënderoi presidentin Obama për përkrahjen e vazhdueshme që SHBA i kanë dhënë dhe po vazhdojnë t’i japin Republikës së Kosovës”. REL | |
| | | Albi-ibro Antarë-Fillestar
Numri i postimeve : 1471 Data e regjistrimit : 06/05/2010 Mosha : 50 Nacionaliteti-Sheti : Hamburg-Germany
| Titulli: Re: Lajmet Ditore Fri 24 Sep 2010 - 18:19 | |
| '11 shtatori' - Ahmadinexhad, akuza SHBA-veSiç pritej, në Nju Jork Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve tëBashkuara, Presidentit iranian Mahmud Ahmadinexhad deklaroi se shumëgjëra me të cilat shumica nuk u pajtua. Para se fjalimi i tij tëprovokojë përfaqësuesit e shumë vendeve, ata e braktisën sallën.Ahmadinejad tha se sulmet e 11 shtatorit, të viti 2001 ishin fabrikim imadh apo mashtrim, për të justifikuar pushtimin e Afganistanit."Disasegmente në qeverinë e Shteteve të Bashkuara i shfrytëzuan sulmet përtë kthyer prapa ekonominë në rënie të SHBA-së, për të ndalur presioninnë Lindjen e Mesme dhe për të ruajtur regjimin sionist” tha MahmudAhmadinexhad, President i Iranit. Kreu i shtetit iranian, pastajvazhdojë edhe me një rekomandim se si të riorganizohen Kombet eBashkuara "Parimi i vetos duhet të rishikohet dhe Asamblea ePërgjithshme duhet të jetë organi më i lartë ... Struktura e Kombeve tëBashkuara duhet të ndryshohet për të gjitha shtetet e pavarura dhekombet të mund të marrin pjesë në mënyrë aktive dhe konstruktive nëpolitikën globale" shtoi Ahmadinexhad. Gjatë fjalimit të tij,përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, të 27 Shtetet Anëtare të BE-së,pastaj Kanadaja, Zelanda e Re, Australia dhe Kosta Rika e braktisënsallën. Para ndërtesës së OKB-së, u zhvillua një protestë e emigrantëveiranian kundër Ahmadinexhadit. Midis tyre ishin edhe përfaqësues tëpolitikës së Uashingtonit. "Mahmud Ahmadinexhad dhe regjimi i tij duhettë përmbysen për të mirën e kombit iranian, për të mirën e të gjithëLindjen e Mesme, për të mirën e Shteteve të Bashkuara dhe të paqes dhestabilitetit ndërkombëtar" tha Xhon Bolton, ish ambasador i SHBA-ve nëOKB. Misioni i SHBA-ve në KB tha se pikët në fjalimin e Ahmadinexhadishin sikurse u vlerësua " të neveritshme dhe të pritura”. | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Në Vrapçishtë, 100 fëmijë të infektuar nga uji i pijshëm Fri 24 Sep 2010 - 19:43 | |
| Brenda këtij muaji mbi 100 nxënës janë të helmuar nga pirja e ujit të infektuar nga një çezmë afër shkollës fillore në fshatin Vrapçisht. Zëvendësdrejtori i shkollës konfirmoi rastin duke njoftuar se përveç nxënësve, ka të helmuar edhe nga personeli i shkollës dhe banorë të fshatit. “Po ka, prej 800 nxënësve, 100 kanë pasur problem, janë paraqitur në spital, burim i infeksionit është uji që gjendet jashtë oborit shkollës, përveç nxënësve ka pasur edhe helmim të fshatarëve janë marrë të gjitha masat janë lajmëruar institucinet” tha Kujtim Jusufi, Zv/drejtor i SHF “Vrapcisht”. Banorët thonë se uji është ndotur që kur është ndërtuar shkolla e re, gjatë kryerjes së punimeve është dëmtuar kanalizimi dhe uji është turbulluar. Por, një gjë është e paqartë , nëse uji I kësaj çezme është helmues pse atëherë nuk bllokohet. “Që kur është hapur uji gati një muaj është kështu, më parë analizat kan dal pa bakterie, por pasi u bë shkolla nga drejtoria ose ndërmarrja publike, nuk e bën edhe gropë për ujërat e zeza dhe të tualeteve të shkollës” u shpreh një banor. “Ky uji tani është kështu u habita më than që është helmues, ky uje nuk mbahet mend kur eshte ndërtuar deri tani s’ka qenë kështu drejtpërdrejt prej mali vjen” tha një tjetër banor. Drejtuesi i qendrës të Shëndetit publik, thotë se nga analizat që kanë bërë është konstatuar se uji është i ndotur andaj edhe kanë urdhëruar ndalimin e tij për pije.“U morën dy mostra një nga uji i fshatit të Vrapcishtit dhe tjetra nga çezma në afërsi të shkollës, pas 48 orëve nxorëm rezultatet dhe konstatuan se tek miostra që morëm tek çezma ekziston ndotje e ujit me bakterie poliforme. Menjëherë pas kësaj e ndaluam ujin për pije nda drejtoria e ushqimit, me një shirit ku shkruan se uji ndalohet sepse është i ndotur, dhe njëkohësisht me telefon e njoftuam drejtorin se fëmijët nuk duhet ta përdorin këtë uj shkaku se është ndotur. Dhe apeloj me këtë rast që uji nuk duhet përdorur sepse është i ndotur dhe është i dëmshëm për shëndetin e tyre”, tha Vojo Ognjanovski nga Qendra e Shëndetit Publik. Nga Komuna askush nuk u prononcuat lidhur me këtë problem që tashmë është alarmues për banorët e Vrapçishtit. Këtë e vërtetojnë edhe të dhënat e Spitalit të Gostivarit prej nga thonë se afër 80 përqind e pacientëve të pranuar kohëve të fundit janë nga fshati Vrapçisht. Bashkim Sulejmani | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Partitë sërish përplasen për lustrimin Fri 24 Sep 2010 - 19:45 | |
| Kryeministri Gruevski sot publikisht iu përgjigj akuzave të ditëve të fundit se bën presion ndaj Komisionit për verifikim të fakteve duke bërë thirrje që lustrimi të bëhet publikisht. “VMRO DPMNE dhe unë si kryetari i saj jemi mbështetësit më të mëdhenj të procesit të lustrimit dhe këtë koha do ta dëshmojë. Nuk kemi jemi pjesëmarrje në kurrfarë pazarllëqe për ti mbrojtur personat që shkelin të drejtat e njeriut dhe që shkatërruan fatet njerëzore. Prandaj ejani të gjithë në lustrim, madje me lista publike, me shpallje deri në vitin 2010, dhe madje për secilin që ka jo vetëm funksion publik, por, çfarëdo roli përgjegjës”, thuhet në letrën e kryeministrit Gruevski. Sipas tij, për realizimin e lustrimit duhet gjetur modelin i cili do t’i nxjerrë në pah personat, të cilët aktualisht nuk kanë poste publike sepse në zgjedhjet e fundit qytetarët ua kanë marrë besimin. Ndërsa të njëjtit, sipas kryeministrit edhe tani punojnë në LSDM në tentim që të kthehen në pushtet duke shfrytëzuar përvojat e shërbimit sekret jugosllav. Lustrimi ka shërbyer edhe sot si shkak për përplasjen e dy subjekteve më të mëdha politike shqiptare BDI dhe PDSH. Kjo e fundit , as sot nuk publikoi emrin e spiunit, por ka kritikuar ashpër Komisionin për verifikim të fakteve për shkelje dispozitave ligjore dhe se me mbivotim ka tentuar të shpëtoj deputetin e BDI-së. “ Nga arkivi shtetëror është marrë dokumenti prej trembëdhjetë fletëve nga ana e komisionit për lustrim , ku deputeti i BDI-së pranon që të jetë bashkëpunëtor i shërbimit sekret policor. PDSH kërkojë që deputeti spiun i BDI-së të japë dorëheqje dhe të tërhiqet nga skena politike. Ai këtë ende nuk e bën. Por edhe heshtja e Ali Ahmetit për këtë rast mund të konsiderohet se edhe ai pranon se deputeti i tij ka bashkëpunuar me shërbimin sekret policor pasi që nënkryetari i tij publikisht e pranon atë. Pasi që edhe Ali Ahmeti e pranon heshtazi, kërkojmë nga ai që ta tërheqë këtë deputet spiun nga radhët e veta” tha zëdhënësi i PDSH-së Luan Tresi. Kundërpërgjigjet BDI-ja duke theksuar se çështjen e lustrimit PDSH-ja po e shfrytëzon për politikë ditore, për përfitim të poenëve politikë dhe për diskreditim të rivalëve politik. “Ju bëjmë thirje të gjitha partive politike të ndërpresin me sulmet jo-principiele me të cilat meren ditëve të fundit. U tregu se qëllimi I këtyre sulmeve është diskreditimi politik I rivalëve të tyre politik. Ky është një skenarë I parë më herët dhe I sigurojmë se nuk do ët kenë sukses në këtë qëllim të tyre. Dua të theksoj se është për tu habitur se këto sulme vijnë nga një subjekt politik, krerët e të cilit disa herë janë përmendur si bashkëpunëtorë të strukturave të ndryshme që kanë pasur për qëllim përçarjen e subjekteve politike shqiptare” u shpreh deputeti i BDI-së Talat Xhaferi. Ndryshe PDSH-ja është kërcënuar se përkundër dënimeve që parasheh ligji për lustrim do ta zbardhe emrin e deputetit të BDI-së që sipas partisë së Thaçit, ka qenë bashkëpunëtorë i shërbimeve sekrete. Bedri Rexhallari | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Në Patishka Rekë vazhdojnë protestat Fri 24 Sep 2010 - 19:52 | |
| Edhe sot vazhduan protestat në fshatin Patishka Rekë, ku për shkak të punimeve të ujësjellësit rajonal të komunës së Sopishtes, dy ditë me radhë ka sigurim të shtuar policor. Banorët e fshatit janë të revoltuar pse nuk mund të lëviznin lirshëm nga policia, dhe pse duhet të legjitimohen në hyrje -dalje të fshatit. Ata nuk besojnë se edhe fshati i tyre do të përfitojë nga ujësjellësi i ri, dhe i hedhin poshtë deklaratat e djeshme të kryetarit të Sopishtes Gjorgjijoski se tubat kalojnë nëpër pronë shtetërore.“Ajo është një nga gënjeshtrat e prodhuara të kryetarit të komunës i cili në mënyrë jashtëzakonisht jonjerëzore po sillet kaq egër me neve dhe nëse dikush mendon se regjimi i Millosheviqit u hoq nga këto treva kjo është një shembull që të bindim se ata akoma vazhdojnë të sillen ashtu dhe ne banorët e Patishka Rekës. Jemi në orë policore. Vetëm në raste urgjente por edhe disa bashkëfshatarë nuk i kanë lejuar që të hyjnë në Patishka Rekë” tha Muarem Shaqiri, kryetar i këshillit të protestave. Por sipas burimeve të Alsat-M fshatarët mund të dalin dhe hyjnë nga fshati por vetëm me legjitimacion. Edhe nga policia thonë se nuk ka ndalesa për banorët e Patishka Rekës. “Policia me kërkesë të Komunës së Sopishtes jep asistencë gjatë punimeve të ujësjellësit në Patishka Rekë. Nuk ka regjim të posatshëm në lëvizjen e fshatit dhe komunikimi zhvillohet në mënyrë normale. Policia është e pranishme në terren për shkak të pengimit eventual të rendit publik” u shpreh zëdhënësja e MPB-së Liza Bendevska. Banorët edhe sot përsëritën se toka ku do të ndërtohet ujësjellësi është private, duke treguar edhe dokumentacion për to. Ndërsa nga komuna mohojnë. “Kur është ndërtuar rruga ne vet kemi lëshuar tokat e tona që të bëjnë rrugën edhe sot do ta lëshojmë tokat për rrugën. Kryetari i komunës shumë më afër e ka të marrë ujë nga Kozjaku ku është elektrana dhe ka ujë sa të do ose nga lumi tre lumenj por ai do të bëjë në dhunë në këtë mënyrë e jo të marrë ujë pasi gjatë verës nuk ka ujë” u shpreh Ramazan Jashari banor i Patishka Rekës. “Këtu qartë shihet se rruga i takon shtetit dhe nuk e di çfarë kërkojnë fshatarët? Ujësjellësi do të vendoset pranë rrugës. Janë analizuar terrenet edhe përreth Patishka Rekës edhe tre lumenj, por gjthçka tjetër nuk është mjaft në krahasim me atë që mund të jep lumi Patishka Reka dhe do të merret ujë vetëm nga një krah i lumit ose në verë do të merret vetëm gjysmë” tha Predrag Ljumoviq, banor i Komunës së Sopishtes. Sipas Komunës së Sopishtes banorët e Patishka Rekës me këtë projekt duhet të fitojnë edhe kanalizim, kanale për ujitjen e arave si, zgjerim të rrugës, etj. Ujësjellësi rajonal i Patishka Rekës ndërtohet për zgjidhjen e problemit me ujin në 13 fshatra të komunës Sopishte. Vlera e projektit është rreth 7 milionë euro. Frosina Pandurska –Dramiqanin | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Drucas sulmon Gruevskin Fri 24 Sep 2010 - 19:55 | |
| Menjëherë pas takimit Ivanov - Papandreu, Athina zyrtare ka vazhduar kritikat ndaj Gruevskit për mosardhjen në Nju Jork. Ministri i jashtëm grek Dimitris Drucas mbrëmë vlerësoi se kryeministri la përshtypjen se aspak nuk donë të kontribuoj në zgjidhjen e mosmarrëveshjes rreth emrit. Sipas tij, gjithë kohën dhe energjinë që Shkupi ka shpenzuar në përpjekjet për të krijuar përshtypje të caktuara, siç tha Drucas, shkon në drejtim të gabuar. ‘Po që se angazhoheshin në gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e emrit, atëherë shtoi ai, të dy vendet do të ishin në një pozitë më të ndryshme”. Shefi i tij Papandreu në mëngjes zhvilloi një takim të shkurtër me presidentin amerikan Barak Obama. Nuk ka asnjë informacion nëse ata kanë biseduar për emrin, por Obama mori ftesë për një vizitë zyrtare në Greqi. Deklaratat që këto ditë i përcolli pala greke nga Nju Jorku, për krerët e Maqedonisë janë jashtëzakonisht jopozitive, madje edhe radikale. Edhe Ivanov në takimin e djeshëm me Papandreun, siç informojnë nga zyra e presidentit, ka kërkuar një atmosferë për retorikë pozitive, kurse vlerësimi ishte se kërkesat e Athinës për emër për përdorim të përgjithshëm dhe madje ndryshim të Kushtetutës, nëse është e nevojshme, nuk shkojnë në favor të çështjes.Ndërkohë nga Nju Jorku, arriti edhe një lajm. Siria dhe Maqedonia vendosën marrëdhënie diplomatike me emrin kushtetues të vendit. Kështu, Republika Arabe u bë vendi i 129-të në botë që e njohi Maqedoninë me emrin e saj kushtetues. Frosina Cvetkovska | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Projekt i ri pë sheshin 'Skënderbeu' Fri 24 Sep 2010 - 19:58 | |
| Hapësira përreth përmendores së heroit kombëtar Skënderbeut në Çarshinë e Vjetër të Shkupit në të ardhmen do të shndërrohet në një shesh të madh me sipërfaqe me mbi 20 mijë metra katrorë. Kështu deklaroi sot kreu i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti duke shtuar se Çarshia e Vjetër e Shkupit edhe më tej do të vazhdojë të reflektojë multietnicitetin në vend pasi ky shesh do të jetë vend për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Projekti për ndërtimin e Sheshit “Skënderbeu” do të realizohet nga Komuna e Çairit me mbështetjen e Qeverisë së Maqedonisë. “Pas projekteve të shumta të cilat kanë përfunduar dhe atyre të cilat janë në implementim e sipër si revitalizimi i Çarshisë së Vjetër, meremetimi i rrugëve, rehabilitimi i rrjetit të infrastrukturës nëntokësore, ndërtimi i mbikalimit tek tregu i gjelbër, meremetimi i kopshteve dhe shkollave të fëmijëve, hapja e fakulteteve të disperzuara të USHT-së si dhe shumë projekteve tjera tani radhën e ka një nga mega projektet i cili komunës sonë do tia ndryshojë tërësisht pamjen ndërsa leverdia nga ky investim do të jetë e shumëfishtë, fjala është për ndërtimin e Sheshit të Skënderbeut” tha kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Lajmet Ditore | |
| |
| | | | Lajmet Ditore | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |