| Lajmet Ditore | |
|
|
Autori | Mesazh |
---|
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Lajmet Ditore Wed 29 Sep 2010 - 10:48 | |
| Ndihmat amerikane për Pakistanin me kushte më të rrepta Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton tërhoqi vërejtjen se Shtetet e Bashkuara do t'u vendosin kushte më të rrepta vendeve që pranojnë ndihma amerikane. Duke veçuar Pakistanin si vendin që pranon më së shumti ndihma amerikane, Klinton tha se të pasurit atje nuk do të mund t'i shmangin taksat përderisa amerikanët i plotësojnë detyrimet e tyre. Ajo tha se Pakistani po harton politika të reja tatimore nën presionin e Shteteve të Bashkuara. Ndihma jo-ushtarake amerikane për Pakistanin kap shumën prej afro 1.5 miliardë dollarë në vit. Evropa e Lire | |
|
| |
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Brukseli do të dënojë Francën për dëbimin e romëve Wed 29 Sep 2010 - 10:49 | |
| Komisioni Evropian pritet së shpejti të vendosë nëse do të ndërmarrë veprime legale kundër Francës për shkak të dëbimit të imigrantëve romë të Rumanisë dhe Bullgarisë. Komisioni Evropian pritet të diskutojë sot prapa dyerve të mbyllura lidhur me dy procedime të mundshme kundër Francës. I pari është nëse Franca i ka shkelur ligjet e BE-së për lirinë e lëvizjes, dhe i dyti nëse dëbimet e autoriteteve franceze përbëjnë diskriminim. Evropa e | |
|
| |
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: NATO i kujdesshëm për pajtimin në Afganistan Wed 29 Sep 2010 - 10:50 | |
| Zyrtari më i lartë civil i NATO-s në Afganistan tha se disa nga udhëheqësit kryesorë të kryengritësve duken të lodhur nga lufta dhe janë të interesuar për pajtim të mundshëm me qeverinë. Britaniku Mark Seduill tha se do të ishte gabim po të mendohej se pajtimi do të përfundonte shpejt. Presidenti afgan Hamid Karzai ka thënë se ai do të bisedojë me kryengritësit, të cilët heqin dorë nga dhuna, i prishin lidhjet me terroristët dhe e përqafojnë kushtetutën e Afganistanit. Evropa e Lire | |
|
| |
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Dy Koretë do të zhvillojnë bisedime ushtarake Wed 29 Sep 2010 - 10:52 | |
| Korea e Jugut dhe ajo e Veriut dhe do t’i zhvillojnë të enjten bisedimet e para të grupeve punuese ushtarake në dy vitet e fundit. Marrëdhëniet ndërmjet dy Koreve u përkeqësuan që nga fundosja e luftanijes jug-koreane në muajin mars, ku e humbën jetën 46 marinarë. Seuli e fajësoi Phenianin për torpedimin e anijes, por Veriu i mohoi akuzat. Evropa e Lire | |
|
| |
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Xhorxh Miçell nis misionin paqësor Wed 29 Sep 2010 - 10:53 | |
| Emisari amerikan për Lindjen e Mesme Xhorxh Miçell i fillon sot përpjekjet diplomatike për të shpëtuar bisedimet paqësore izraelito-palestineze. Bisedimet që rifilluan së fundmi u vunë në dyshime kur Izraeli refuzoi ta zgjatë moratoriumin për ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor. Sot Miçell do takohet në Jerusalem me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanjahu dhe ministrin e Mbrojtjes, Ehud Barak. Të enjten, Miçell pritet të takohet në Ramallah me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas, i cili ka thënë se do të vendosë për pjesëmarrjen e mëtejme në bisedime pasi të takohet me liderët arabë. Evropa e Li | |
|
| |
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Bruksel: Sindikatat bëjnë thirrje për protesta Wed 29 Sep 2010 - 10:54 | |
| Sindikatat e punëtorëve u kanë bërë thirrje punëtorëve evropianë që të marshojnë sot në institucionet e Brukselit. Marshi në Bruksel përkon me propozimet e Komisionit Evropian për t'i ndëshkuar vendet që i kanë tejkaluar deficitet e tyre, kryesisht duke financuar programet sociale dhe të punësimit. Sindikatat druajnë se punëtorët do të jenë viktimat më të mëdha nga kriza ekonomike e nxitur nga bankierët dhe tregtarët. Evropa e Lire | |
|
| |
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Plagoset një voglushe nga shpërthimi në Mitrovicë Wed 29 Sep 2010 - 10:55 | |
| Një vajzë 3 vjeçare ka pësuar lëndime, në një shpërthim që ka ndodhur mbrëmë në pjesën veriore të Mitrovicës, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Besim Hoti. Shpërthimi ka ndodhur në çatinë e një ndërtese, në të cilën ka qenë e vendosur një antenë e një operatori kosovar të telefonisë mobile. Në Policinë e Kosoëvs dyshojnë se cak i sulmit ka qenë pikërisht kjo antenë, e cila gjendej mbi banesën ku jeton vajza e lënduar. Evropa e Lire | |
|
| |
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Klinton në tetor viziton Ballkanin Wed 29 Sep 2010 - 10:57 | |
| Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton do të vizitojë në tetor rajonin e Ballkanit, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Filip Krouli. Sekretaren Klinton e "pret udhëtimi në Ballkan", kurse plani i saktë i udhëtimit do të bëhet publik më vonë, u tha Krouli gazetarëve në Uashington. Ai poashtu tha se çështja e Ballkanit do të jetë temë e takimit të sotëm në Uashington të sekretares Klinton dhe përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton. Evropa e Lire | |
|
| |
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: ATA, vazhdojnë akuzat Wed 29 Sep 2010 - 11:00 | |
| Pronari i kompanisë ATA nga Tetova Naser Vejseli ka vazhduar me akuza drejtuar Komunës së Tetovës, e cila para disa muajve kishte rrënuar objektin afaristë të kompanisë ATA në Tetovë. Vejseli drejtuesit e komunës i ka akuzuar për falsifikimin e vulës dhe nënshkrimin e ministrit të transportit Mile Janakievski. Pronarët për të njëjtën ankesë kanë marrë dy vendime të Ministrisë me numra të njëjtë. Origjinalin e firmosur nga ministri të datës 9 Qershor dhe vendimin tjetër po të kësaj ministrie, por që e kanë pranuar nga Komuna e Tetovës në të cilën figuron data 13 shtator dhe është vendim krejt ndryshe nga ai i 9 qershorit. Në të parin, vendimin e MT-së ankesa e kompanisë ATA pranohet, ndërsa në të dytin, pas tre muajsh dokumenti, qartësisht i falsifikuar tregon se ankesa e ATA-s nuk pranohet. Ditë më parë drejtuesit komunal kanë hedhur poshtë akuza e Vejselit, duke thënë se organet komunale janë të gatshme të pranojnë çdo organ shtetëror për të kontrolluar dokumentacionin për këtë lëndë. “Falsifikatin që e ke bërë me dokumentin e transportit, ke bërë një vepër të rëndë penale, prandaj edhe nuk paraqitesh para opinionit sepse ke hyrë në vrimë të miut, ndërsa nxjerr një telall axhami para opinionit. Dil dhe pranoje veprën për falsfikimin sepse edhe ashtu je i zbuluar nga ana e organeve përgjegjëse. Ti këtë ditë more guximin e budallenjve që të falsifikosh vendimin e ministrisë së transportit dhe këtë vendim ta shpërndash nëpër institucionet tjera siç është kadastra e kështu me radhë”, deklaroi Naser Vejseli, pronar i kompanisë ATA. Nevzat Mamuti | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: Lajmet Ditore | |
| |
|
| |
| Lajmet Ditore | |
|