Kush është në linjë | 242 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 242 vizitorë :: 2 Bots
Asnjë
Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
|
Sondazh | | A e falni namazin rregullisht? | 1.Po 5 kohë elhamdulilah | | 96% | [ 287 ] | 2.Vetëm Sabahun | | 0% | [ 1 ] | 3.Kur kam kohë | | 0% | [ 1 ] | 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin | | 0% | [ 1 ] | 5.Vetëm xhuman | | 1% | [ 2 ] | 6.Nuk falem hiq | | 2% | [ 7 ] |
| Totali i votave : 299 |
|
Rissi ne Forum | Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot
|
Statistikat | Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar Anëtari më i ri Fadil Grisholli
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
|
Kohët e faljes së namazeve | |
|
| Lajmet Ditore | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Lajmet Ditore Fri 1 Oct 2010 - 17:56 | |
| Raporti i nëntorit i KE-së do të jetë përplot vërejtje për Maqedoninë Vetëm një muaj para se Komisioni Europian (KE) të publikojë raportin për progresin e Maqedonisë, burime brenda drejtorisë për zgjerim pranë Bashkimit Europian, njoftojnë për ALSAT-M se raporti i nëntorit për Maqedoninë do të jetë me shumë vërejtje për vendin. Administrata publike, reformat në gjyqësorë, sektori energjetik, implementimi i legjislaturës, dialogu politik, liria e mediave, si dhe implementimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, pritet të jenë vërejtjet kryesore për Maqedoninë në raportin e nëntorit. Bashkimi Europian kërkon që në Maqedoni të funksionojë një administratë profesionale, e pavarur dhe transparente e cila do t’u del në ndihmë qytetarëve, një administratë transparente dhe profesionale e cila do ta ndihmojë zhvillimin e vendit. Sipas burimeve tona, Komisioni Evropian në raport do të kërkojë edhe reforma në gjyqësorë, pasi të njëjtat do të jenë të rëndësishme për ardhmërinë e vendit, si dhe për investitorët e huaj. Për këtë arsye Komisioni Europian do të kërkojë nga Qeveria e Maqedonisë të sigurojë pavarësi më të madhe për gjyqësorin. Në raportin e nëntorit sipas të njëjtave burime pritet të përmendet edhe liria e mediave, respektivisht liria që gazetarët duhet të kenë gjatë hulumtimeve të tyre gazetareske në një shtet demokratik. Raporti i nëntorit në vete do të përmbajë edhe vërejtje për dialogun politik. Implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, mbetet një nga kushtet kryesore që Maqedonia duhet t’i plotësojë me përpikëri. Bashkimi Europian, ndërkohë kërkon nga Maqedonia që sa më shpejtë të jetë e mundur të zgjidh çështjen e emrit me Greqinë. Ndryshe, në prag të publikimit të raporti të Komisionit Europian për Maqedoninë, në vend po qëndron shefi i sektorit për Maqedoninë në drejtorinë për zgjerim, Kristijan Herberg, i cili po zhvillon takime me kreun shtetëror të vendit. Shkëlzen Aqifi
| |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Diaspora maqedonase, të ruhet emri kushtetues Fri 1 Oct 2010 - 17:58 | |
| Ndërprerje të menjëhershme të bisedimeve me Greqinë për çështjen e emrit kushtetues të Maqedonisë. Këtë sot e kërkuan përfaqësuesit e komunitetit maqedonas në Shqipëri. Kryetari i komunës së Liqenasit, Edmond Temellko, kërkoi që me urgjencë të ndërpriten debatet për ndërrimin e emrit, pasi një hap i tillë do të thotë edhe shlyerje e tyre si komb nga regjistret e Shqipërisë. “Çfarëdo që të ndodhë me emrin Maqedoni, ne maqedonasit e Shqipërisë do të shlyhemi nga regjistret e atjeshme. Ne jemi të pranuar si maqedonas, në certifikatat e lindjes, në Shqipëri neve na shkruan, shtetësia-Shqipëri, domethënë jo shqiptar por Shqipëri, kurse nacionaliteti-Maqedoni”, deklaroi Edmond Temelko, kryetar i Komunës Liqenas, Shqipëri. Edhe Ismail Bojda, përfaqësues i maqedonasve me përkatësi myslimane, tha se askush nuk ka mandat të bisedoj dhe kontraktoj ndërrimin e emrit kushtetues, pasi një vendim i tillë do të ishte tradhti. “Maqedonia nuk ka emër për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm ose për përdorim ndërkombëtar. Maqedonia nuk ka për obligim të kontraktoj ndërrimin e emrit të shtetit si dhe Kombet e Bashkuara nuk kanë mandat për ndërrimin emrit të ndonjë shteti”, deklaroi Ismail Bojda , përfaqësues i maqedonasve mysliman në Shqipëri. Ndërkohë gazetari grek Jorgos Papadakis, thotë se arsyeja kryesore për problemin e emrit është tek ambiciet e Greqisë, e cila po tenton që nëpërmjet kontestimit të emrit të mbulojë ekzistimin e maqedonasve në territorin e saj. “Arsyeja kryesore për të gjitha kërkesat e Greqisë ndaj Maqedonisë dhe komunitetit ndërkombëtar është ajo se grekët nuk dëshirojnë të kenë në territorin e tyre një kombësi të cilët do të quheshin maqedonas”, u shpreh gazetari grek Jorgos Papadakis. Një pjesë e pjesëmarrësve në konferencën për gazetar me temë ‘Ndërprerje urgjente e bisedimeve për ndërrimin e emrit kushtetues të Maqedonisë’ kërkuan që autoritetet të njoftojnë Kombet e Bashkuara se Maqedonia anëtarësimin e saj në këtë organizatën do ta vazhdojë nën emrin Republika e Maqedonisë. Valmir Kuçi | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Kërkohet zgjidhje për heqjen e kodit SRB dhe zëvendësimin e tij me RKS Fri 1 Oct 2010 - 18:00 | |
| Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Brendshme e Maqedonisë, janë duke kërkuar zgjidhje për vënien në përdorim të ICAO kodit të ri në dokumentet personale të qytetarëve të Maqedonisë të lindur në Kosovë. Nga këto dy ministri deklarojnë se për ndërrimin e ICAO Kodit aktual SRB me atë RKS do të shfrytëzojnë edhe praktikën e vendeve të rajonit dhe më gjerë. “Duke marrë parasysh kërkesën e qytetarëve dhe duke respektuar dinjitetin e tyre, të cilët qytetarë irritoheshin nga kodi që shënoheshe në dokumentet e tyre SRB, kemi ardhur në një ujdi që në pasaportat apo gjegjësisht dokumentet personale të dhëna nga MPB-ja për qytetarët e Republikës së Maqedonisë të lindur në Kosovë të vendoset kodi RKS, gjegjësisht kod i përkohshëm i cili gjendet edhe në pasaportat që i jep ministria e brendshme e Republikës së Kosovës”, deklaroi Abdylkadër Memeti, sekretar shtetëror në MPJ. “Sa i përket MPB-së çështja është e karakterit teknik, kështu që në rastë se sjellët vendim, e njëjta do të mund të vihet në zbatim menjëherë ditën e ardhshme. Megjithatë do të shqyrtohet praktika e vendeve jo vetëm të rajonit por edhe më gjerë, në zbatimin e kodit ndërkombëtarë RKS”, tha Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së. Këtë hap të ministrisë së jashtme e përshëndet edhe i ngarkuari me punë në ambasadën e Kosovës në Maqedoni, Skënder Durmishi. Sipas tij, kjo është në frymën e përcaktimit për bashkëpunim të mirë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë. “Është bërë një punë e mirë dhe për faktin se bëhet fjalë për qytetarë të cilët kanë lindur në Kosovë, në republikën e Kosovës dhe nga ky aspekt gjithsesi na bën që të ndihemi mirë me këtë vendim dhe do të doja të besoj se ministria e brendshme si kompetente për këtë çështje do të gjejë modalitete teknike për implementimin, realizimin e një vendimi të tillë”, deklaroi Skënder Durmishi, i ngarkuari me punë në ambasadën e Kosovës në Shkup Ndryshe, Maqedonia është lider në rajon sa u përket memorandumeve për bashkëpunim të nënshkruara me shtetin më të ri Republikën e Kosovës. Bedri Rexhallari | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Fuere kritika qeverisë, zbatoni ligjet për mbrojtjen emjedisit Fri 1 Oct 2010 - 18:02 | |
| Ndonëse ministria e ambientit gjatë periudhës së kaluar aplikoi një numër të madh të ligjeve dhe të akteve nënligjore nga legjislacioni evropian, megjithatë zbatimi i tyre ende zhvillohet ngadalë ose është i pamjaftueshëm. Problemi më i madh, sikurse theksoi për televizionin Alsat- M, euro ambasadori Ervan Fuere mbetet menaxhimi me mbeturinat dhe me ujërat e zeza, andaj edhe porositi se është e domosdoshme që të zbatohen ligjet nga kjo fushë. “Ne porosisim qeverinë t’i kushtojë vëmendje me të madhe kësaj çështjeje pasi bëhet fjalë për shëndetin e qytetarëve, po ashtu flasim për ujërat e zeza që derdhen edhe në ujërat ndërkombëtare në Vardar dhe pastaj derdhet në vendin tjetër, sepse ky është një interes i madh edhe i qeverisë që duhet të angazhohet më tepër dhe në këtë mënyrë ta përmirësojë edhe jetën e qytetarëve”, deklaroi Ervan Fuere, ambasador i BE-së në Shkup. Sipas ministrit të ambientit të jetesës, Nexhati Jakupi, implementimi i të gjitha ligjeve dhe i akteve nënligjore të imponuara nga legjislativi i BE-së është para përfundimit, por për zbatimin e tyre nevojiten mjete. “Dua të cek se kapitulli i ambientit jetësor është njëra prej kapitujve më të shtrenjta për sa i përket pjesës së implementimit por mund të konstatoj se ne tanimë me implementimin të drejt të këtyre obligimeve, natyrisht se ka nevojë për një kohë, por unë jam i bindur se nuk do të jetë e pafund,por deri në momentin kur, jo vetëm fillimin e negociatave për anëtarësimin në Unionin Evropian por edhe kur do të anëtarësohemi do të kemi kryer pjesën më të madhe të pakos së investimeve në mjedisin jetësor”, u shpreh Nexhati Jakupi , ministër i ambientit të jetesës. Sipas Jakupit, mjetet që ndahen nga buxheti shtetëror për ekologjinë duhet të rriten në mënyrë që të plotësohen të gjitha detyrimet e nevojshme. Për momentin për këtë destinim nga buxheti ndahen 308 milionë denarë në vit. Edhe nga Shoqata ekologjike e Maqedonisë konfirmojnë se në disa fusha nuk ka thuajse kurrfarë ndihme financiare. “Financimi në mbrojtjen e natyrës është shumë i ulët, mjetet që ndahen nga buxheti janë të pamjaftueshme që të funksionojë vetëm sektori për mbrojtjen e natyrës në këtë ministri, e ku të zbatohen të gjitha aktivitet në teren”, deklaroi Robertina Brajanovska, nga Shoqata ekologjike e Maqedonisë. Projektet lidhur me ambientin jetësor kryesisht financohen nga organizatat ndërkombëtare. Komisioni Evropian në raportin e vjetshëm për përparimin e vendit, në pjesën për ambientin jetësor, porositi qeverinë që gjejë mekanizma në mënyrë që më shumë mjete të ndahen për investime. Frosina Pandurska-Dramiqanin | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Mbyllet rasti “Svedmilk” Fri 1 Oct 2010 - 18:04 | |
| Fabrika e qumështit Swedmilk me siguri do të ristartohet. Atë do ta blejë ish drejtori i fabrikës së qumështit të Manastirit, Zhifko Radeski. Ai dje në gjykatën themelore Shkupi 2 e dorëzoi propozimin me të cilin kërkon që ta blejë fabrikën e qumështit dhe ajo më në fund pas thuajse dy vitesh falimentimi, përsëri të fillon punën. Tani do të pritet që gjykatësi ta shqyrtojë kërkesën e Radeskit dhe për një javë do të prononcohet lidhur me këtë. Sipas drejtorit falimentues, Bogolub Makreski, Zhifko Radeski do të ishte një pronar i mirë, por sikurse që thotë ai, kjo duhet të vendoset në Kuvendin e kreditorëve ku edhe fermerët do të prononcohet se a janë për këtë zgjidhje. Blegtorët duhet të vendosin se a i pranojnë kushtet me të cilat Radeski dëshiron të menaxhojë me fabrikën e qumështit. Tani për tani, fermerët jo-zyrtarisht kërkojnë që pronari i ri tua paguaj të paktën gjysmën e mjeteve që Swedmilk ua ka borxh. Megjithatë, Radeski nuk thotë se sa mjete do t’iu kthehen që është kushti kryesor i kooperuesve që përsëri të fillojnë ta dorëzojnë qumështin në këtë fabrikë. Swedmilk rreth 3 mijë prodhuesve nuk i pagoi për qumështin e grumbulluar në periudhën prej thuajse gjysmë viti. Prodhuesit e qumështit gjatë periudhës së kaluar kishin disa takime me ish përfaqësuesin e fabrikës së qumështit, kurse kërkuan ndihmë edhe nga Qeveria dhe nuk gjetën zgjidhje për këtë problem. Swedmilk për një vit punë ka borxh prej 37 milion eurosh, prej të cilëve rreth 4 mijë ndaj prodhuesve të qumështit. Verica Pavllovska | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: “Gazprom”, përgatitet projekti teknik për gazifikimin e vendit Fri 1 Oct 2010 - 18:06 | |
| Është gjithnjë e më e sigurt përfshirja e Maqedonisë në projektin e gazsjellësit “Rrjedha e jugut” i cili kalon nëpër Bullgari dhe bart gazin natyror rus drejt Evropës qendrore. Përfaqësuesit e kompanisë energjetike ruse "Gazprom" në Shkup paralajmëruan sot se për një vit mund ta përgatisin projektin teknik për gazifikimin e vendit. Nga Maqedonia do të duhet të dorëzohen parashikimet për konsumin e ardhshëm energjetik të vendit, të cilat deri në vitin 2040 ishin vlerësuar të jenë në mes 2.5 dhe 3 miliard metra kub gaz si dhe projekti ekzistues i gazifikimit. Në bazë të këtyre të dhënave do të caktohen pikat e hyrjes dhe të daljes, pastaj traseja dhe kapaciteti i gazsjellësit. "Maqedonia ka gjasa të mira për të siguruar përfshirjen në projektin “Rrjedha e jugut” qoftë përmes zgjatjes së krahut ndaj Maqedonisë, si një rrugë transiti për të njëjtin. Zgjidhja e dytë sigurisht se është më e vështirë e realizueshme, sepse kjo do të thotë përfshirja e vendeve të tjera dhe ky është një vendim i cili varet nga vendet e rajonit sikurse Shqipëria dhe Kosova", tha Zoran Stavreski, ministër i i Financave. Megjithatë, sipas përfaqësuesit të Gazpromit, deri më tash Shqipëria dhe Kosova, aspak nuk kanë shprehur interesim për t'iu bashkuar projektit “Rrjedha e jugut”. Ai konfirmoi se sot kanë rënë dakord për nevojat në rritje të Maqedonisë për gaz në të ardhmen pwr t’i përmbushur Gazpromi. "Gjëja më e rëndësishme është që të marrim të dhënat fillestare që duhet të jenë shumë të sakta. Duke pasur parasysh se Maqedonia tashmë e ka bërë projektin e gazifikimit. Për ne është e kuptueshme nëpër cilat trase, në cilat kushte dhe në çfarë tereni do të jenë ato trase", deklaroi Leonid Çugunov, Gazprom. Stavreski thotë se me këtë vendi do të sigurojë furnizim të qëndrueshëm me gaz. Sa para do të kushtojë investimi do të dihet vetëm pas përfundimit të analizës, kurse llogarinë do ta ndajnë të dy palët me formimin e një kompanisë së përbashkët. Sipas ministrit, më vonë do të përcaktohet edhe në cilën pjesë do të përdoren 60 milionë dollarët borxh të Rusisë ndaj Maqedonisë qysh nga koha e Bashkimit Sovjetik. Ndërkaq, nëpër gazsjellësin “Rrjedha e Jugut” planifikohet që brenda vitit të kalojnë gjithsej 63 miliardë metra kub gaz. Jane Dimeski | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Japoni: Rritet me 40 për qind taksa ndaj duhanit Fri 1 Oct 2010 - 18:09 | |
| Japonia ka rritur me 40 për qind taksat ndaj cigareve, çfarë ka bërë që çmimi i cigareve të rritet së paku me një të tretën e vlerës së deritashme. Ministria e Financave tha se nga rritja e kësaj takse do të mblidhen 63.1 miliardë jen më shumë vetëm gjatë vitit të parë. Qëllimi parësor i rritjes së taksës ndaj duhanit ka të bëjë me përpjekjet e qeverisë për të ulur numrin e duhanpirësve. Aktualisht 36.6 për qind e burrave dhe 12.1 për qind e grave në Japoni pinë duhan. Shifrat krahasuar me dekadën e kaluar janë ulur. /REL/ | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Banka Botërore ndihmon Pakistanin Fri 1 Oct 2010 - 18:10 | |
| Banka Botërore ka miratuar kredi në vlerë mbi 400 milionë dollarë për të ndihmuar Pakistanin që të vazhdojë me procesin e rindërtimit pas përmbytjeve masive. Ndihma e Bankës Botërore i dedikohen pagesave për importin e ushqimeve, medikamenteve dhe pajisjeve të nevojshme për të mbijetuar shkatërrimin masiv, raporton Evropa e Lirë. 1.8 milionë shtëpi janë shkatërruar nga përmbytjet në Pakistan dhe mbi tetë milionë njerëz janë të pastrehë. Banka Botërore ka miratuar dhe një kredi prej 130 milionë dollarësh për të ribërë sistemin hekurudhor të Pakistanit.Banka Botërore ndihmon Pakistanin. /Telegrafi/ | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Shpërthim dhe të shtëna në Zubin Potok Fri 1 Oct 2010 - 18:15 | |
| Shpërthime dhe të shtëna kanë ndodhur gjatë natës së mbrëmshme në Zubin Potok. Policia e Kosovës ka raportuar për tri incidente të ndryshme që kanë ndodhur brenda pak orëve, një shpërthim dhe të shtëna me armë zjarri. Policia e Kosovës, ka raportuar edhe për rrahjen e një qytetari shqiptar i cili punon në një furrë të bukës në Zveqan. Sipas policisë, persona të panjohur kanë hyrë brenda, dhe pasi e kanë fyer kanë filluar edhe ta rrahin punëtorin e kësaj furre. Alsat-M | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Dodik: Bosnja nuk do të ekzistojë Fri 1 Oct 2010 - 18:19 | |
| “Bosnje Hercegovina ishte një gabim”, ka deklaruar udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik. Dodik ka shtuar se serbët në këtë vend duan të shkëputen, por në mënyrë paqësore. Komentet ai i ka bërë për të përditshmen Wall Street Journal, në një intervistë dhënë në prag të zgjedhjeve parlamentare të 3 tetorit në Bosnje. Dodik ka thënë se parlamentarët serbë në parlamentin federal në Sarajevë, që do të dalë nga zgjedhjet e së dielës, nuk do të jenë të interesuar në ndërtimin e Bosnjës, pasi kjo "nuk është politika jonë". “15 vite nga sot nuk mendoj se Bosnja do të ekzistojë”, ka thënë Dodik. Sipas tij zgjidhja e problemeve në Bosnjë nuk mund të realizohet përmes përpjekjeve për shërim, por përmes ribërjes së kufijve. “Një ditë të gjithë do ta shohin se Bosnja ka dështuar dhe kur çdokush ta ketë kuptuar një gjë të tillë nuk do të ketë nevojë për dhunë, pasi do të arrihet një marrëveshje”, përfundon Dodik për WSJ. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Lajmet Ditore | |
| |
| | | | Lajmet Ditore | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |