Kush është në linjë | 304 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 304 vizitorë :: 2 Bots
Asnjë
Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
|
Sondazh | | A e falni namazin rregullisht? | 1.Po 5 kohë elhamdulilah | | 96% | [ 287 ] | 2.Vetëm Sabahun | | 0% | [ 1 ] | 3.Kur kam kohë | | 0% | [ 1 ] | 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin | | 0% | [ 1 ] | 5.Vetëm xhuman | | 1% | [ 2 ] | 6.Nuk falem hiq | | 2% | [ 7 ] |
| Totali i votave : 299 |
|
Rissi ne Forum | Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot
|
Statistikat | Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar Anëtari më i ri Fadil Grisholli
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
|
Kohët e faljes së namazeve | |
|
| Lajmet ditore | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Albi-ibro Antarë-Fillestar
Numri i postimeve : 1471 Data e regjistrimit : 06/05/2010 Mosha : 50 Nacionaliteti-Sheti : Hamburg-Germany
| Titulli: Lajmet ditore Sun 17 Oct 2010 - 17:02 | |
| Vula të rrejshme për 100 euroRasti me objektin e kompanisë ATA, ku komuna e Tetovës e falsifikoi dokumentin e Ministrisë së Transportit hapi një numër madh të çështjeve. Midis tyre është edhe pyetja se sa ne qytetarët jemi të mbrojtur nga vulat dhe firmat e rrejshme. Sipas kompanive që i punojnë vulat, për momentin janë shumuar personat që bëjnë vula të falsifikuara dhe ato mund të blihen për 100 euro. Por, a ka ndonjë mbrojtje për qytetarët të cilët, për shembull, blejnë apartament dhe besojnë se me nënshkrimin dhe vulën në dokument janë të sigurt për atë që kanë blerë, që pastaj të dalë se kjo është e rrejshme. Avokatët thonë se ka një mënyrë për të provuar që të vërtetohet falsifikimi, por vetëm në procedurë gjyqësore dhe gjatë analizës së ekspertëve. Kjo temë është vetëm një pjesë e emisionit “Magazina ekonomike”. "Praktikisht qytetarët të cilët kanë dokumente aktualisht vështirë se mund të dallojnë se a janë të rrejshme ose jo. Mundësitë, de fakto, janë reduktuar në minimum, pasi në trafikun juridik ka një grumbull të dokumenteve, mund të dallohet falsifikimi i atyre personave që për çdo ditë punojnë me dokumente të caktuara dhe ato zakonisht menjëherë i vërejnë ato ose i dallojnë se diçka në atë dokument nuk është siç duhet. Por ata qytetarë të cilët rrallë kanë kontakt me dokumentin e caktuar vështirë se ose aspak nuk do ta dallojnë dokumentin e falsifikuar", thotë Aco Vasilev, avokat . Alsat-M | |
| | | Albi-ibro Antarë-Fillestar
Numri i postimeve : 1471 Data e regjistrimit : 06/05/2010 Mosha : 50 Nacionaliteti-Sheti : Hamburg-Germany
| Titulli: Re: Lajmet ditore Sun 17 Oct 2010 - 17:06 | |
| BDI publikon kreatorët e dosjeveDeputeti Talat Xhaferi, në emër të BDI-së akuzoi sot PDSH-në, si fabrikuese dhe bashkëpunëtore të shërbimit sekret, pas dorëzimit të dosjeve pranë Komisionit për Verifikimin e Fakteve, që shënjestrojnë si spiunë 3 zyrtarë të Partisë së Ahmetit. Talat Xhaferri tha se autorë kryesorë të fabrikimeve janë Hisen dhe Rexhep Musliu. Xhaferi tha se ka qenë vetë PDSH ajo që e pati quajtur luftën e UÇK-së tradhti ndërsa dëshmorët tradhtarë. “Këto fabrikime të ‘fakteve’ dalin nga kuzhina e mbikëqyrur nga Vojvoda e mbështetur nga bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit siç janë Hisen Musliu, ish shef i sigurimit për Tetovë dhe Gostivar, dhe Rexhep Musliu ish shef i sektorit të punëve të brendshme për Kërçovë që tani këshilltarë të Vojvodës për çështje të sigurisë e më parë këshilltarë në kabinetin e Refet Elmazit 2006-2008 që aktivitetin e tyre në shërbimet sekrete e vazhdojnë përmes pasuesve të tyre, Urimit dhe Erollit aktualisht të besueshëm të shërbimeve të shtetit’, akuzoi Talat Xhaferi, deputet i BDI-së. I menjëhershëm ishte reagimi i PDSH-së. ‘Një ditë thonë se janë letra pa vlerë një ditë tjetër se janë dokumente të rëndësishme, e ditën tjetër ky apo ai i ka sjellë... e vërteta është se ‘Mama’, ‘Strelaci’ ‘Vujko-Drim’ ‘Personi me 13 faqe’, dhe një tjetër që do të publikohet brenda këtyre ditëve-në vazhdimësi kanë vepruar kundër popullit të vet.....së shpejti ju spiunë të BDI do të jeni objekt hetimi para hetuesisë gjermane, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë për të marrë dënimin e merituar për krim ndaj njerëzimit’. BDI nga ana tjetër, vazhdon ta quajë këtë një fushatë të egër antishqiptare të orkestruar nga PDSH. Bashkim Sulejmani | |
| | | Albi-ibro Antarë-Fillestar
Numri i postimeve : 1471 Data e regjistrimit : 06/05/2010 Mosha : 50 Nacionaliteti-Sheti : Hamburg-Germany
| Titulli: Re: Lajmet ditore Sun 17 Oct 2010 - 17:08 | |
| Idrizi: Rinia të pastrojë rrugaçërinë politikeQytetarët me plotë të drejtë kanë humbur besimin tek politikanët. Premtimet e tyre boshe tanimë nuk zënë vend tek qytetarët. Kjo, sipas profesorit universitar Zekirja Idrizi, vjen si rezultat i asaj se tanimë në vendin tonë kemi një plejadë të rinjsh të shkolluar, të cilët nuk bien pre e premtimeve boshe të politikës ditore, por janë të vetëdijshëm dhe të aftë për të analizuar programet dhe platformat e subjekteve politike. “Kemi një plejadë të rinjsh të cilët do të thotë i kemi nëpër universitete. Dhe ata më nuk janë të verbër të cilët nuk dinë ti lexojnë programet e tyre politike... Në zgjedhjet e ardhshme, dhashë Zoti që rrugaçëria politike do të hiqet nga skena politike, sepse vetë këta studentë i mprehin bërrylat për t'i hjek ata të cilët nuk dinë të shfaqin gjithë atë çka është interes i popullit por i shikojnë vetëm interes të tyre personale pasi të mare votën e popullit...Merrne cilindo politikanë, maksima e tyre është kjo, po që se donë të pasurohesh merru me politikë. Prandaj çdo politikan i jonë nuk do të kisha thënë millardier, por milioner gati se po”, thotë Zekirja Idrizi, profesor universitar. Sipas Idrizit për rënien e besueshmërisë ndaj politikës, fajtor janë vetë politikanët, të cilët prioritet kanë realizimin e interesave të tyre personale. “Pas daljes nga mandati i tyre si politikanë do e shihini edhe vetë, do të thotë se ngritën pallate të mëdha, ngritën fabrika gati se po nga ata të cilët fshihen pas perdes se nuk janë ata. Të cilët janë pronarë të njërës apo tjetrës, të tenderëve të ndryshëm, apo ku ta di unë se çka e çka. Krejt kjo tregon se rinia është zgjua nga gjumi dhe tani ajo donë ta mare fatin e saj në duart e veta...”, shton profesori Idrizi. Edhe qytetarët e anketuar nga Alsat-M, shprehen se kah moti kanë humbur besimin tek politikanët. Të pyetur se sa sa u besojnë politikanëve, pasojnë edhe përgjigjet...! “Bash hiç nula, ku mos me e humb besimin, fukarat dalin s’kanë bukë me hëngër” “Relativisht pak”. “S’ju besoj aq, se kurxho s’janë duke punuar për popullin, për atë”. Ndryshe anketat e fundit flasin se qytetarët në numër të madh kanë humbur besimin tek subjektet politike dhe dita ditës është në rritje numri i qytetarëve të cilët shprehen se në zgjedhjet e ardhshme do të abstenojnë. Ndërkohë që alarmante është gjendja edhe me ata të cilët janë të papërcaktuar. Bedri Rexhallari | |
| | | Albi-ibro Antarë-Fillestar
Numri i postimeve : 1471 Data e regjistrimit : 06/05/2010 Mosha : 50 Nacionaliteti-Sheti : Hamburg-Germany
| Titulli: Re: Lajmet ditore Sun 17 Oct 2010 - 17:09 | |
| Komunat kërkojnë korigjimin e ndarjes territorialeTë pakënaqur me ndarjen teritoriale të vitit 2004, komuna e Haraçinës, deri te Ministria e Pushtetit Lokal dhe ajo e Transportit dhe Lidhjeve, ka ngritur nismë për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarje territoriale. Kryetari i kësaj komune, Bastri Bajrami, për ALSAT-M thotë se kjo nismë ka për qëllim kthimin e tokave të komunës të cilat tani i takojnë dy komunave tjera, Gazi Babë dhe Ilinden. Sipas tij, kjo ndarje pamundëson që në tokat të cilat janë pronë e banorëve të Haraçinës të ndërtohet ndonjë zonë industriale. Ai thotë se ka raste kur një shtëpi i takon dy komunave, njëra pjesë bie në Haraçinë, ndërsa tjetra në Gazi Babë. “Me ndarjen që është bërë atëherë, shumë komunave tjera u është bërë padrejtësi, por Haraçina është definitivisht e sakatuar me ndarjen teritoriale. Mund të paramendoni gjysma e Haraçinës me teritor është në komunën e Gazi Babës, ndërsa banorët me adresa banojnë në komunën e Haraçinës. E njejta gjë është bë edhe me komunën e Ilindenit, faktikisht të gjithë tokat që punohen janë të banorëve të Haraçinës dhe me të drejtë ky teritor i takon komunës tonë”, thotë Bastri Bajrami, kryetar i komunës së Haraçinës. Për ndarje të re territoriale është edhe kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti, i cili thotë se, Çairi është komuna urbane me popullsi më të madhe, ku në një kilometër katror jetojnë mbi 18.000 banorë. “Ka nevojë dhe me siguri do të paraqitet nevojë, jo vetëm për shkak të Çairit, po për shkak se brenda 85 komunave ka komuna që janë politike, komuna që nuk kanë kapacitet të zhvillohen. Mendoj se numri i komunave, i duhur për Maqedoninë mund të sillet diku 50 deri 60 komuna. Në momentin kur do të hapet debati për ndarje të re teritoriale ne me shumë vigjilencë do ta ndjekim sepse kjo është ndër çështjet më të rëndësishme të komunës së Çairit”, thotë Izet Mexhiti, kryetar i komunës Çairit. Ndërsa, ministri i pushtetit lokal Musa Xhaferi, thotë se ndarja territoriale e vitit 2004 ka qenë një kompromis që mos të ketë ndarje etnike të komunave. “Arritëm të gjejmë dhe të balansojmë të gjejmë një optimum të asaj ndarje, për arsye se ajo mund të rrezikonte që të ndahen në vija etnike komunitetet dhe ajo nuk do ti shërbente qëllimit dhe decentralizimit”, shton ministri Xhaferi. Kryetari i komunës së Haraçinës, Bajrami thotë se nëse Qeveria nuk pranon një nismë të tillë, atëherë haraçinasit do të kërkojnë bashkim me qytetin e Shkupit. Sipas tij me ndarjen e vitit 2004, komunave me shumicë shqiptare iu mor pjesa më e madhe e tokave ndërtimore, të cilat janë kusht për zhvillimin e tyre ekonomik. Nevzat Mamuti | |
| | | Albi-ibro Antarë-Fillestar
Numri i postimeve : 1471 Data e regjistrimit : 06/05/2010 Mosha : 50 Nacionaliteti-Sheti : Hamburg-Germany
| Titulli: Re: Lajmet ditore Sun 17 Oct 2010 - 17:10 | |
| Hendikapët pa kujdes të mjaftueshëm nga shtetiPersonat me hendikep ose ata të paralizuar ankohen për mungesë shërbimesh dhe kujdesi nga shteti. Ky është 66 vjeçari Vaxhdi Velija nga Hasanbegu i cili prej 12 vjetësh lëviz vetëm me karrocë. Përveç dëshpërimit të një jete të tillë, ai ankohet se autoritetet nuk i mundësojnë terapi fizike. “...Unë kam qenë disa herë në terapi fizike por me kanë refuzuar edhe pse kam shumë nevojë..... unë vet masandej kom bo terapi te ura ktu në Hasanbeg, janë do hekra aty, tu u mundu me zor edhe kam pas shumë përmirësim.”, ankohet Vaxhid Velija, i hendikepuar. Vaxhidi thotë se edhe tarifat e shërbimeve shëndetësore janë të shtrenjta dhe të papërballueshme për të. Ai kërkon që të hendikepuarit si ai të lirohen nga këto pagesa, dhe t’i marrin shërbimet falas. Të ardhurat e familjes së tij nuk mund të mbulojnë as shpenzimet mujore. “Nuk e kemi pagu rrymën, duhet ta paguajmë ujin, paguaj atë e këtë, ilaçet i paguaj, nuk ka lirime, përpara nuk kemi pagu kurgjo. Tash edhe ndihmën e shpejtë e paguaj, tash e kisha radhën me shku, 200 denarë kam pagu që më dërgojë deri në spital. Nëse mundet ministri i shëndetësisë me na liru prej këtyre të dhënave që nuk i kemi dhënë përpara e tash na kanë detyru mi dhanë.”, thotë Velija. 66 vjeçari i qan hallet më shpesh me nipin e tij 2 vjeçar, i cili nuk i kursen përqafimet. Pjesa tjetër e familjes orvatet me punë për të mbijetuar. Melihate Rustemi | |
| | | Albi-ibro Antarë-Fillestar
Numri i postimeve : 1471 Data e regjistrimit : 06/05/2010 Mosha : 50 Nacionaliteti-Sheti : Hamburg-Germany
| Titulli: Re: Lajmet ditore Sun 17 Oct 2010 - 17:12 | |
| Vjeshta shtrenjton produktet ushqimoreRritja e çmimeve të produkteve ushqimore i frikon qytetarët. Ata thonë se me çdo hyrje në market ose në treg fitojnë një shok të ri të çmimeve. Një pjesë e tyre mahiten duke thënë se e kanë mbërritur thënien popullore “Hesapi i shtëpisë dhe i pazarit nuk është i njëjtë”. “Po gjendemi disi... jetojmë në varfëri. Për shembull, nëse duhet të blej një kilogram domate, unë blej gjysmë, dhe kështu gjysmën e shpenzojmë dhe mbijetojmë, pasi ne nuk mund të jetojmë sikurse që jeton populli në Perëndim, ne jemi shumë larg atij standardi”. “Çdo gjë është shtrenjtë, e gjithë është shtrenjtuar, me një fjalë varfëri e madhe. Nuk ka ditë e të mos shtrenjtohet diç. Nuk mund të arrijmë fundin, tani edhe me çmimin e rrymës do të jetë shumë shtrenjtë... Ne nuk kemi para dhe do të ngrihemi”. “Çmimet janë astronomike, produktet janë të shtrenjta, kurse para nuk kemi”. Raporti i fundit i Entit i statistikës e zbulon shtrenjtimin edhe individualisht për prodhim. Kështu, spinaqi, hudhra dhe trangujt u shtrenjtuan për 5 deri 10 denarë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Për 10 për qind u shtrenjtuan edhe vajrat, vezët për dy denarë, por është e madhe rritja e produkteve të qumështit, sikurse kaçkavalli, që para një muaji shitej prej 250 deri 300 denarë, e tani sillet prej 300 deri 390 denarë. Një pjesë e ekspertëve thonë se vala e re e shtrenjtimeve, prekë sidomos bukën dhe vajin për ngrënie, pasi gruri dhe lënda e parë për prodhimin e vajit për ngrënie po rritet në bursat botërore. Megjithatë, nuk pritet rritja drastike e çmimeve, pasi edhe prodhuesit janë të vetëdijshëm për aftësinë gjithnjë e më të vogël blerëse të qytetarëve. Verica Pavllovska | |
| | | Albi-ibro Antarë-Fillestar
Numri i postimeve : 1471 Data e regjistrimit : 06/05/2010 Mosha : 50 Nacionaliteti-Sheti : Hamburg-Germany
| Titulli: Re: Lajmet ditore Sun 17 Oct 2010 - 17:13 | |
| Mashtrohen mbledhësit e shisheve plastikeMbledhësit e shisheve plastike mbetën të mashtruar. Asgjë nga premtimet para gjysmë viti se autoritetet do t’i paguajnë ata që e grumbullojnë plastikën. Gjyshja Zumbule nga Shkupi, së bashku me nipërit tashmë disa vite i mbledh shishet plastike për të siguruar mjete për ekzistencën e familjes. Ajo thotë se një thes me plastikë të përzier që mbushet për një ditë kushton vetëm 100 denarë, kurse deri para disa javëve kushtonte dyfish. Nga kjo punë jetojnë edhe dhjetëra familje të tjera të cilat ankohen se nga dita në ditë është më vështirë për të jetuar. "Prej mëngjesit kur dola dhe deri më tash po mbledh, kurse nuk janë bërë as për një thes të madh, dhe, a i thuan kësaj jetë, prej askund nuk ka asnjë ndihmë, na premtojnë, kurse aspak nuk ndihmojnë. Dikush nuk ka ardhur, të paktën të na pyesin se si jemi. Sa kushton një thes i madh? 100 denarë, nëse mbushet plotë është 100 denarë, çmimi ka rënë dhe i zgjedhin, kur e shohin plastikën e jogurtit e largojnë", thotë Zumbula, mbledhëse e plastikës. "Një thes i mbushur nga këto shishe kushton 230 denarë, por vështirë se mblidhen vetëm ato më cilësore. Nuk na lejojnë as këtë ta punojmë, na kap policia dhe na dënon me nga 50 euro ose një javë të punojë në komunë, kurse gjatë asaj jave derisa punon në komunë nuk të pyesin për fëmijët, le të vdesin nga uria, thjeshtë me marrë veten me e varë", tregon një mbledhës i plastikës. Nga ndërmarrja “Higjiena komunale” për Televizionin ALSAT-M thonë se që të fillojë realizimi i projekt së pari duhet që me dy komuna të Shkupit të arrihet marrëveshja se ku do të mblidhet plastika dhe pastaj të rregullohet statusi i mbledhësve të plastikës në Shkup. Nga USAID-i nuk kanë komente. Na drejtojnë në deklaratën e ndërmarrjes “Higjiena komunale”. Tek këta njerëz në prill të këtij viti ishin edhe ministri i Mjedisit, Nexhati Jakupi dhe euro-ambasadori, Ervan Fuere. Atëherë iu premtuan një të ardhme më të mirë. Për fillimin dhe ruajtjen e sistemit të riciklimit janë investuar 1.3 milionë dollarë. Sipas USAID-it aktualisht në mbarë vendin 5.000 njerëz mbledhin shishe plastike dhe në këtë mënyrë i ushqejnë familjet e tyre. Frosina Pandurska - Dramiçanin | |
| | | Albi-ibro Antarë-Fillestar
Numri i postimeve : 1471 Data e regjistrimit : 06/05/2010 Mosha : 50 Nacionaliteti-Sheti : Hamburg-Germany
| Titulli: Re: Lajmet ditore Sun 17 Oct 2010 - 17:15 | |
| Indi, 10 viktima nga paniku në tempullTë paktën 10 persona kanë vdekur për shkak të daljes në panik nga një tempull në shtetin e Biharit, në lindje të Indisë. Rreth 15 persona të tjerë u plagosën, kur një turmë prej 40 mijë besimtarësh dolën duke shkelmuar njëri-tjetrin nga tempulli ku festohej riti tradicional i therjes së qengjave. Autoritetet thanë se shkelmimi erdhi pas alarmit të përhapur tek njerëzit se një pjesë e tempullit ishte rrënuar dhe një gjarpër i madh ishte parë në ambientet e tij. Autoritetet u ofruan shpërblim familjeve të viktimave, midis të cilave katër janë gra. Besimtarët ishim mbledhur me rastin e festës Durga Puga, dhe në të merrnin pjesë dhjetëra mijëra njerëz. Alsat-M | |
| | | Albi-ibro Antarë-Fillestar
Numri i postimeve : 1471 Data e regjistrimit : 06/05/2010 Mosha : 50 Nacionaliteti-Sheti : Hamburg-Germany
| Titulli: Re: Lajmet ditore Sun 17 Oct 2010 - 17:21 | |
| Irani liron biznesmenin amerikanAutoritetet ne Iran kanë liruar një biznismen amerikan i cili ishte burgosur në Teheran për më shumë se 2 vjet me akuzën për lidhje me një grup të dhunshëm opozitar. Pierre Prosper, avokat i Reza Taghavit, 71 vjeçar, ka thënë se klienti i tij “nuk ka pranuar asgjë dhe se ende vazhdon t’i qëndrojë versionit të pafajsisë.” Taghavi pritet të kthehet në SHBA gjatë javës së ardhshme. Irani e kishte akuzuar atë se i ka dhënë 200 dollarë para në dorë një iraniani i cili ka lidhje me grupin opozitar, Tondar. Departamenti amerikan i shtetit ka thënë se Uashingtoni e mirëpret lirimin e Tanghavit nga burgu në Teheran dhe se ai shpejt pritet t’i kthehet familjes së tij në Amerikë. Alsat-M | |
| | | Albi-ibro Antarë-Fillestar
Numri i postimeve : 1471 Data e regjistrimit : 06/05/2010 Mosha : 50 Nacionaliteti-Sheti : Hamburg-Germany
| Titulli: Re: Lajmet ditore Sun 17 Oct 2010 - 17:23 | |
| Kuçi: LDK fut Kosovën në krizë institucionaleZëvendwskryeministri i Kosovës njëkohësisht nënkryetari i PDK-së Hajredin Kuçi, komentoi vendimin e LDK-së për të dalë nga koalicioni qeverisës duke theksuar se “me këtë hap jo parti futi Kosovën në krizë institucionale” “Momentalisht vendi është në krizë institucionale. Nuk ka nevojë që të shkojë më tutje. Tani duhet të dalë nga kjo krizë dhe zgjEdhjet e jashtëzakonshme mund të jenë dalje nga kriza sa më shpejtë që të jetë e mundur”, tha Kuçi. (e.n/rel/BalkanWeb) | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Lajmet ditore | |
| |
| | | | Lajmet ditore | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |