Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Tregime Magjistarët nuk korrën sukses me këtë grua! Përse? Sun 5 Feb 2012 - 16:29 | |
| Kësaj gruaje burri i saj deshi t’i bënte magji ngase ai kishte lëshuar fenë dhe nuk falte namazin. Gruaja, muslimane e devotshme, kishte shkuar te gjykatësi dhe i kishte thënë: Burri im nuk falet, dua të ndahem prej tij!
Gënjen se unë falem- ishte përgjigjur burri në foltore.
Nuk e dua më atë, madje as për para- shtoi gruaja.
Atëherë ma kthe mehrin (dhuratën martesore)- insistoi burri.
Gruaja së bashku me babanë e saj ia kthyen 40. 000 dinarë.
Pas shkurorëzimit burri shkoi te një magjistar dhe kërkoi t’i bënte magji asaj. U pajtuan se bashku me të por magjistari nuk ia arrinte dot qëllimit. Pas një kohe, magjistari ra në kontakt me burrin dhe i tha: Ka kohë që unë lidhem me djaj dhe mundohem t’i bëj magji asaj gruaje por nuk mundemi. Pasi që shkove ti hyra në dhomë dhe më erdhën djajtë që i dërgova te shtëpia e saj.
Çfarë bëtë?- i pyeta.
Gjetëm melaike te shtëpia e saj, që e kishin rrethuar atë dhe nuk lejonin askënd të hynte aty. Kjo për arsye se ajo ditën dhe natën lexon Kur’an- iu përgjigjën.
Kush e ruajti këtë grua? Atë e ruajti Allahu, i Cili thotë:
… po All-llahu është mbrojtësi më i mirë dhe Ai është mëshirues i mëshiruesve”. (Jusuf, 64),
Kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij”. (et Talak, 3)
Atë qe e ruan Allahun nuk mund ta dëmtojnë as xhinët dhe as njerëzit andaj vëlla dhe motër mbështetuni ne Allahun se Ai ju mjafton juve! | |
|