Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Një pasqyr jete!!! Tue 7 Feb 2012 - 20:41 | |
| Siç u krijuam ashtu do të vdesim? Por "Jo" thotë ndokush. Vallë a nuk u krijuam për kënaqësi? Por për çfarë kënaqësie? A thua të kësaj bote? "Jo" përsëri.
Ah sikur të gjeja një përgjigje por prap "jo".Si duket kjo fjalë e shkurtër paska një vazhdim të gjatë.Por ndoshta kjo mund të ketë përgjigje.Një njeri i mençur me plotë kuptimin e fjalës a di çfarë kënaqësie duhet punuar? "Po" gjithsesi kur në vete ky njeri ndjen kënaqësinë e besimit ndaj të Madhit Zot.
Ja arrita të gjejë sadopak përgjigje për të analizuar diçka.Ah, kjo jetë e përmbushur me plot brenga djallëzore sikur të bën si trung të zbukuruar me shumë degë mendimesh që ato gjithmonë shtohen dhe të shtynë sa më tepër të thellohesh në kujtime.
Por e gjithë kjo dilemë që na bën të jetojmë kështu shumë lehtë mund të konkludohet, për arsye se kemi humbur rrugën e drejtë, atë rrugë plot dritë, dritë që të shpie te një shpëtim i vetëm i cili arihet vetëm me besim të sinqertë dhe devotshmëri të sigurtë që me një fjalë e quajm "Iman"
Mirëpo këtë se posedon çdokush andaj dhe njeriu jeton i hutuar. Nga kërkimi i diçkafit jeton si në një butik rrobash, i rrethuar me pasqyre dhe nuk din te cila të shiqohet. Por nëse posedon këtë dritë shpëtimi (imanin) largohesh nga kjo bukuri mashtruese dhe thua: "Ika, se vërtetë kuptova se kjo botë qenka si një robe e bukur e tiketuar me një firmë të famshme ku pas një kohe del nga moda.
Ashtu dhe mund ta quajmë "botën"-vetëm një mashtrim, vetëm një kënaqësi, ndoshta dhe një mburrje se çka kemi arritur duke punuar për të, por, prapë se prapë një zhdukje me shkatërrim.
Andaj dhe fundi i gjithë kësaj është mundi për një botë pa fund (ahiret) që e fitojmë me punë dhe vullnet që të arrijmë një shpërblim të vetëm me emrin "Xhennet"
| |
|