Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Le të jetë e vogël por të jetë për All-llahun (Biseda mes Ebu Mansurit dhe Allahut xh.sh në Ahiret) Sun 10 Jul 2011 - 19:24 | |
| Le të jetë e vogël por të jetë për Allahun
Siç transmetohet, Ebu Mensur binZukejr (Allahu e mëshiroft), ishte një njeri i devotshëm dhe i sinqert. Gjatë viteve të fundit të jetës qante shumë dhe nuk i përmbante dot lotët.Një ditë e pyetën:
-Përse po qan taniqë po të afrohet vdekja?
-Sepse po shkoj në një udhëtim që nuk e kam bërë më parë. Unë nuk e di se me çfarë o të përballem atje dhe nuk e di nëse veprat e mia do të më bëjnë dobi apo jo.Duke menduar këto, zemra ime drithërohet, shpirti më digjet dhe nuk i mbaj dot lotët.
Pasi ndëroi jetë, djali i tij e pa në ëndër dhe e pyeti:
-I dashur baba, si të piti Allahu?
-O biri i! Nuk është aspak ashtu siç kujton.Të japësh llogari është diçka shumë e vështirë.Veprat e të gjithë jetës sime nuk më bënë dobi.Më mëshiruesi i mëshiruesve, më i Drejti i të drejtëve, Zoti im urdhëroi dhe më tha:
-O Ebu Mansur! Unë të fala 70 vite jetë. Çfarë ke sjellë me vete sot?
-O Zot, bëra 30 herë haxhin-thashë unë.
-Nuk ti kam pranaur ato tha Ai.
-O Zot, kam dhënë lëmoshë 40 mijë dirhem me dorën time.
-Edhe ato nuk t`i kam pranaur.
-Në 60 vite të jetës sime, ditën kam agjëruar dhe natën kam bërë adhurim.
-Edhe ato nuk t`i kam pranaur.
-Atëherë unë jam prej të humburve, O Zoti im!
Pas këtyre fjalëve, Zoti im më tha:
-O Ebu Mansur! Ke bërëshumë vepra të mira, por çdo vepër mbanë erë hipokrizie dhe sëmundja e hipokrizisë i çon në dëm të gjitha veprat e mira. I bën ato të pavlefshme.Pra ndaj dhe veprat tua nuk bënë dobi dhe shkuan dëm. Mirëpo, nuk i skon Bujrisë Sime të të dënoj, pas gjithë këtij mundi që ke bërë. Ndër veprat e tua, ke një vepër e cilanuk ëhstë përlyer me hipokrizi. Ajo vepër që ke kryer vetëm për kënaqësinë Time, është shkak i mëshirës Sime ndaj teje.
A e kujton atë ditë kur hoqe nga rruga një gurë, me qëllim që mos të pengohej ndokush dhe të mos dëmtohej ndonjë krijesë? J, pra për shkak të asaj pune që e ke kryer me sinqeritet, Unë të mëshirova dhe të shpëtova nga dënimi dhe humbja. S`ka dyshim se Unë e shpërblej dhe nuk ia humb aksujt punën e tij të mirë, qoftë ajo edhe sa një grimcë. Mjafton që puna apo vepra që kryen, qoftë edhe e vogël,të bëhet për knaqësinë Time.
Nga historia kutojmë se një vepër e vogël është heqja e pengesave nga rruga, nëse bëhet me sinqeritet ,bëhet shkak i mëshirës së Allahu.Kjo dotë thotë se, t`i lehtësosh vështirësitë një njeriu, bëhet shkak për një mëshirë dhe falje më të madhe.
Pejgmberi a.s ka thënë:
"Kush largon vështirësitë e një besimtari në këtë botë, Allahu do t`i largojë vështirësitë e tij në botën tjetër..." (Muslim, Dhikr,3)
Ndërsa në një hadith tjetër ka thënë:
"Bëhu i sinqertë në fenë tënde! Nëse bëhesh i tillë, të mjaftojn edhe pak vepra të mira" (Hakim,lV,341)
Prandaj e kemi për detyrë që të veprojmë me sinqeritet dh të mundohemi t`u largojmë vështirësitë vëllezërve tanë.Duhet të luftojmë me egon dhe shejtanin, që të shkojmë në botën jetër pa dëmtuar dhe pa fyer askënd dhe veçanarisht muslimanët, fëmijët dhe familjen. Islami kërkon prej neshkëto mirsi dhe kjo duhet të jetë sjelljae një muslimani.
Profeti a.s ka thënë:
Muslimani është ai, që prej gojës dhe dorës së tij, janë të sigurt muslimanët tjerë". (Buhari, Iman,4,Mulim, iman,65)
Allahu na ruajt prej urrejtjes dhe mendjemadhësisë, prej hipokrizisë dhe zilisë dhe na bëftë muslimanë të sinqertë dhe të sigurtë për të tjerët.Amii!
Autor:Mustafa Erish
Marur nga Revista Etika Korik numer 13 | |
|
Jasemina Motrat islame
Numri i postimeve : 523 Data e regjistrimit : 19/02/2011 Nacionaliteti-Sheti : Aty ku ma ka dhan Zoti rriskun..NE TOK
| Titulli: Re: Le të jetë e vogël por të jetë për All-llahun (Biseda mes Ebu Mansurit dhe Allahut xh.sh në Ahiret) Thu 14 Jul 2011 - 18:48 | |
| Selamu Alejkum
Shume me vend ky postim , ishalla cdo pun qe bejme e bejme me sinqeritet edhe per Zot e jo per njerz ose per tu lavdru demek qe un e bera , e pastaj ku ka shku ajo e mira jote ?! Askund ! | |
|