Admine-Meli Administrator
Numri i postimeve : 160 Data e regjistrimit : 20/09/2011 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Tetove
| Titulli: Një jetime klithe: Edhe unë jam këtu..! Mon 12 Mar 2012 - 16:17 | |
| A më dëgjoni?A më ndjeni mua?Pse të mos kem edhe unë vlerë në këtë jetë?Pse të mos kujtohen për mua? Pse të mos më përfillin?... Të përpiqesh të gjesh mëshirë në krahët e dikujt!..Larg nënës dhe babait!.. Po ju thërras ju njerëz që besoni,me zërin që del nga shpirti që dëshiron të gjejë nënës! A pati thënë edhe Pejgamberi a.s: "Nuk është prej nesh ai që fle i ngopur,kur komshiu i tij është i uritur!..."? Tani unë jam i uritur për dashuri dhe dhembshuri dhe po ulërij. Ju,që në çdo rast thoni se jeni besimtarë,nuk më dëgjoni?Njerëz të mirë...Përherë kam kërkuar që të më kuptoni e herë pas herë më kanë dalë përpara disa njerëz që doja t 'i quaja "nënë",por nuk i meritonin këto fjalë...Çdo herë më përbuzin,i ngrinin ndjenjat e mia,si t'i vishnin me një mur.
Nuk më kuptonte askush.Natën,shtrihesha në shtrat s'kisha pranë ndonjë vëlla,por shokët e braktisur të rrugës.Gjendesha me ta,nuk isha i qetë,shumë netë më zinte gjumi me sy të përlotur. Një zë që oshetinte se kishte ardhur koha e "Zgjimit" ,na thërriste për të ngrenë mëngjesin.Larg ndjenjave të ngrohta,me shpirt të ngurtësuar...Çdo mëngjes, përsëritej e njëjta skenë,por përsëri ajo ngrohtësi më mungonte. Nuk e di sa herë hapja sytë në mëngjes dhe madhëdua me shpresë se do të ishte aty pranë meje nëna apo babai dhe prapë i mbyllja me dëshirën që të mos i hapja sërish... Ritej ky shpirt i vogël me etjen për dashuri... Vinin ndonjëherë disa gra të më qëndronin afër dhe të m'i plotësonin ndjenjat e nënës dhe, sapo mendoja me vetë: "...në rregull,e gjeta,tashmë kjo nuk më lë",ajo më hartonte sikurse nëna dhe babai.Njerëzit që mendoja se do të më merrnin dhe do të më çonin në vendin ku unë ëndërroja,më jepnin dhurata që të mos qaja.Nga brenda më vinte t'ja përplasja në fytyrë,për t' treguar se ishte diçka tjetër ajo që doja. Ja pra,me këto gjëra jam rritur unë.Tashmë nuk mjafton të ha thonjtë nga mërzitjet,dikur isha bërë të haja lëkurën e duarve. Një ditë një grua u mërzit shumë nga gjendja ime,por as ajo nuk arriti të më kuptonte dhe nuk më ndihmoi.Ndoshta s'kishte mundësi të më ndihmonte. Më pas vura re se të tjera ndjesi filluan të më mbushin shpirtin...S'mjaftonin tashmë tableta e dalldisjes që mëdha.Kjo nënkuptonte se duheshin më shumë të holla.KJo mund të realizohej me hajduteri,me vjedhje ose me lypje. Nga njëra anë njerëzit që i kisha dashur si prindër,zunë të diskutonin për bukurinë time...A mendonin ndonjë gjë për mua,pa më pyetur,pa më pyetur?Pikërisht, a s'ishte kjo që do të bëhej?Pas moshës 18 vjeçare ose do të martohesha me një të panjohur,ose do të qëndroja aty ku isha she do largohesha me të gjitha shemtite e jetës. Dhe ndërkohë që mendoja keshtu,isha mu në mes të udhëkryqit.Ishin vuajtje dhe ndjesi të përballueshme.Megjithatë,më dukej se prisja që diçka të më mbushte atë boshllëk në shpirtin tim... E dija se Ai, "O mëshirën",nuk do të më linte,si njerëzit përreth...Thua kisha jetuar përherë me këtë shpresë?!A mund të dilja nga kjo gjendje shkretëtire?Më dukej sikur po prisja një brez tjetër,të ushqyer nga burime të tjera. Isha hedhur flurueimthi,duke thënë:-E dija se do të vinte!...Përherë të parë,besoja të mos madhëdua më.Drita e ardhur,ishte dritë besimi.Ajo ishte pranë meje,për mua,dhe jo si njerëzit e tjerë,për vetë. Fjalët që rridhnin nga goja,ushqenin shpirtin tim të mekur,gati sikur po ndihmon zjarrin që ishte në të shuar...Ndërkaq,po shndriste tashmë besimi që i nevojitej kujtdo! Sapo merrte të largohej,kishte mbërritur ndihma e Allahut.Prej vitesh një shpirt i djegur për dashurinë ndaj Allahut dhe të dërguarit që zgjatej drejt duarve të mia për të më shpëtuar. Ju,o njerëz të mirë,që e ndjeni veten muslimanë!...Ju që jeni në atë gjumin tuaj të ëmbël,në vendet e qeta të punës,në shtëpitë tuaja të ngrohta,mos harroni të dëgjoni zërat e atyre që hakërehen sikurse unë dikur,për të thënë "jam edhe unë këtu" Jepni edhe ju ndihmën tuaj!... Shkruajti:Merjem Salihi Marur nga revista Etika mars 2012 Autore:Zejneb Ozdil | |
|