-Aliu r.a ka treguar se, në ndërkohë sa i dërguari po rrinte mes ensarëve e muhaxhirëve, i erdhi një grup hebrenjsh e i thanë: “O Muhammed, ne po të pyesim për disa fjalë(dituri) që Allahu ia ka pas dhënë Musait, e që nuk ia jep tjetërkujt pa qenë i dërguar ose mbret i devotshëm.” I Dërguari a.s u tha: “Pyetni!” Ata thanë: “Na informo lidhur me pesë kohët e namazit, që Allahu ia ka bërë farz ummetit tënd!” I Dërguari u përgjigj kështu:
1.
Namazi i Sabahut: “Kur të lind dielli, lind mes brinjëve të shejtanit dhe në vend të Allahut, jobesimtarët i bijnë në
diellit.Ata thanë: “Mirë e ke o Muhammed”.
-“Ska besimtarë që fal me xhemat për dyzet ditë rresht sabahun e që All-llahu të mos t`ia siguroj dy shpëtime prej zjarrit dhe shpëtimin prej dyftyrësisë”-Shtoi Muhammedi a.s e ata i thanë përsëri: “Mirë e ke o Muhammed”.
2.
Namazi i Drekës: “Është koha kur ndizet flakë xhehenemi dhe s`ka besimtarë që fal këtë namaz e që Allahu xh.sh mos ta ruaj nga flakët e xhehennemit Ditën e Gjykimit”.
3.
Namazi i ikindis:“Është koha kur Ademi a.s hëngri nga ajo pema e ndaluar dhe s`ka besimtar, që fal këtë namaz e që të mos mbetet i pa gjunahe si ditën që e ka lindur nëna”-pastaj citoi ajetin: “Mbani kujdes ndaj namazeve dhe ndaj namazit të mesëm....”(El-Bekare:128)
4.
Namazi i akshamit:”Është koha kur All-llahu xh.sh ia pranoi pendimin Ademit a.s dhe s`ka besimtar, që fal këtë namaz duke ia ditur vlerën dhe i kërkon dicka Allahut e që të mos ia japë.”
5.
Namazi i jacisë: “Varri ka erësirrë edhe Ditën e Kiametit ka erësirrë.S`ka besimtar që ecën në erësirrën e natës për ta falur jacinë e që Allahu xh.sh të mos ta ruajë nga zjarri e të mos i japë nur me të cilin ta kalojë siratin.Jacia është namazi që e kanë falur të Dërguarit para meje”.
Marur nga revista “Ikre” e Sh.M.I “Medreses Isa Beu”-Shkup Autor:Fesal Fetai 3-B Shkolla qendrore. Boton:www.islami-eshte-drit.piczo.com.