Në një nga betejat e muslimanëve, në momentin e armëpushimit komandanti Halid Ibn Velid
takohet me komandantin e ushtrisë tjetër dhe teksa bisedonin me njëri – tjetrin,
komandanti jomysliman i thotë Halidit në fund të bisedës: “Ama për diçka ua kam zili ju muslimanëve,
sepse më duket se keni fe shumë të madhe, e cila flet për shumë çështje të jetës”.
Halildi i thotë: “Po. Madje a e di diçka që është edhe më e habitshme se kaq.
A e di ti se profeti (a.s) na ka mësuar edhe se si të hyjmë e si të dalim nga banjoja”?!
Kjo fe flet për marrëdhënie ndërkombëtare, flet për politika popullore, flet për ekonominë,
flet për luftën dhe për paqen, flet për edukimin dhe moralin, flet shumë për çështjet familjare.
Kjo fe flet edhe për gjërat më intime të njeriut. Flet se si të hash si të pish, si të vishesh,
madje tregon edhe sesi të futesh në banjo e si të dalësh prej saj. Islami i bën të gjitha këto,
që ti ta ndjesh veten rob të Zotit e Ai që të ka krijuar, të mëson të sillesh në formën më të mirë.