O bir i Ademit!
A nuk e sheh agimin, se si largon çdo errësirë, e cila ka mbuluar dhe ka mbizotëruar çdo shpresë, kurse ambicia jote, edhe nëse zgjat, është e mbuluar nga epshi yt? Patjetër do të vijë agimi, i cili mund çdo pikëllim, çdo brengë, prandaj mos u brengos.
O bir i Ademit!
Ambiciet e tua në nxënien e kësaj botë të duken shumë të lehta, por çudi se si ambicia jote bie për sa i përket nxënies së asaj që është më e mirë për tyre. A po i jep përparësi asaj që është e shpejtë dhe kalon në dëm të asaj që është e ngadalshme, por gjithmonë e qëndrueshme?
O bir i Ademit!
Kujdes, kujdes veten tënde, ndale atë, sepse është më afër shkatërrimit. A nuk sheh se kur mendja largohet nga vetja jote, të sjell shkatërrime? Nëse nuk e ndal veten tënde, do të jesh prej të shkatërruarve.
O bir i Ademit!
Mos të të mashtrojë ecja e ditëve dhe e netëve, sepse ato janë vetëm një mjet mbartës. Mos të të mashtrojë forca dhe fuqia jote, sepse ti je duke ecur drejt dobësimit dhe pleqërisë. Mos të të mashtrojnë fëmijët dhe pasuria e shumtë, sepse pasuri e vërtetë është ajo e cila mban besën tënde me Allahun, ndërsa fëmijë i vërtetë është ai i cili është i dobishëm.
O bir i Ademit!
Këto janë veprat e tua, të cilat do të llogariten para teje. Shiko se çfarë po sjell para vetes.