Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Ajetet e Kur`anit mbi Ramazanin Sat 7 Jul 2012 - 14:22 | |
| [Only admins are allowed to see this image] “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” (Bekare: 183) (Jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëron), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor) i një të varfëri, ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aq më mirë për të.
(Bekare: 184) Muaji i Ramadanit që në të filloi të shpallet Kur’ani, udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues i të vërtetës nga gënjeshtra. E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. Allahu me këtë dëshiron lehtësim dhe nuk dëshiron vështirësim për ju. Të agjëroni më vonë ditët e lëshuara që të plotësoni numrin, ta madhëroni All-llahun sepse Ai u udhëzoi dhe ta falënderoni Atë. (Bekare: 185)
Juve u lejohet që gjatë netëve të agjërimit t’i afroheni bashkëshorteve tuaja. Ato janë petku i juaj, e ju jeni petku i tyne. Perëndia e di mirë se ju nuk mund të duroheni, e keni tradhëtuar veten, e Perëndia u ka pranuar pendimin tuaj dhe u ka falur gabimin. Prandaj, u lejohet kontakti me bashkëshortet tuaja dhe tani kërkoni atë që ka caktuar Perëndia për ju. Dhe hani e pini deri në mëngjes (deri në imsak) deri sa të dallohet peri i bardhë nga peri i zi, pastaj plotësoni agjërimin deri në muzg (deri në perëndim të diellit). Mos ju afrohuni atyre gjatë kohës, kur gjendeni në itikaf në xhami! Këta janë kufijt e Perëndisë; pra mos ju afrohuni atyre! Kështu, Perëndia u shpjegon njerëzve dispozitat e veta, që të ruhen e të mos bëjnë punë të ndaluara. (Bekare: 187)
| |
|