Me Allahun të paktit bëhen shumë, Muhamedi alejhi selam i ka thënë Ebu Bekrit : " Mos u mërzitë, Allahu është me ne ".
Me Allahun i dobëti bëhet i fortë, Nuhu alejhi selam ka thënë: " Unë iu kam mbështetur vetëm Allahut, ju vendosni për qëllimin tuaj, thirrni në ndihmë edhe zotët tuaj, e mos e mbani fshehtë, dhe zbatoni atë kundër meje e mos pritni ".
Me Allahun e largëta bëhet afërt, Allahu për durimtarët ka thënë: " vërtete ndihma e Allahut është afër ".
Me Allahun i varfëri bëhet i pasur: " nëse janë te varfër, Allahu i begaton nga mirësitë e Tij, Allahu është Bujar i Madh, i Gjithëdijshëm”.
Me Allahun individi bëhet grup: " Ibrahimi vërtetë ka qenë i përulur ndaj Allahut, besimtarë i vërtetë dhe nuk ka qenë prej mosbesimtarëve ".
Me Allahun njeriu arrin suksese : "…kurse suksesi im varet vetëm nga Allahu. Te Ai jam mbështetur dhe vetëm Atij i drejtohem”.
Me Allahun largohet pikëllimi: " …(Junusi) në errësirë tha: " Nuk ka Zot tjetër përveç Teje, Ti qofsh lavdëruar! Unë me të vërtetë i kam bërë padrejtësi vetes ".
Tek Allahu kthehuni o robërit e Tij, dhe bëni punë të mira vetëm për Atë.
Pastrojeni zemrën që të jetë në gjendje ti pranoj fjalën e Allahut dhe që kënaqet me atë.
Përshtati: Valdet Kamberi