Një herë shërbëtori i Harun Er-Rashidit kishte marrë ibrikun me ujë të ngrohtë për t’i shërbyer atij. Ibriku me ujë të ngrohtë i bie nga dora pikërisht mbi kokën e halifit. Ai u tërbua dhe u kthye kah shërbëtori i tij.
Shërbëtori ishte mjaft inteligjent dhe tha: “…dhe që e frenojnë mllefin…” (Ali Imran 134)
Në këtë rast, halifi tha: “E kam frenuar mllefin tim”.
Shërbëtori duke shtuar tha: “…që ua falin (të keqen) njerëzve…” (Ali Imran, 134)
Halifi ia ktheu dhe tha: “Të kam falur”.
Më tej shërbëtori tha: “…e Allahu i do bamirësit”. (Ali Imran 134).
Më në fund halifja i tha shërbëtorit të tij: “Shko, të liroj në emër të Allahut”.
Mesazhi
Mllefi është cilësi e cila e shkatërron shpirtin dhe trupin e njeriut, mu për këtë duhet ta përmbajmë veten në çdo rast kur shejtani mundohet të na nxjerr prej takti. Çdo herë të përkujtojmë fjalët e Zotit që i ka shpallur në Kur’anin famëlartë, por edhe fjalët e të Dërguarit s.a.v.s i cili një njeriu që i kërkoi këshillë i tha: “Mos u mllefos”. Këtë e përsërit tre herë. Në anën tjetër falja dhe bamirësia janë ndër veprat më të lavdëruara tek Allahu i Madhërishëm.
mARUR NGA WEBFAQJA:www.breziiri.com