Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Pëjgamberi im Muhamedi salAllahu alejhi ve selem Fri 14 Sep 2012 - 10:32 | |
| Vërtetë kanë ardhur kohëra të vështira, çka të them për pejgamberin tim?! Po të ndalesh e t’ia hedhësh një sy Kuranit e sheh të qartë statusin e Muhamedit salAllahu aljehi ve selem; po shkurtë e shqip bre burra e gra nuk ka xhenet pa pjesën e dytë të shehadetit “Muhamedun abduhu ve resuluhu”; Muhamedi është rob dhe i dërguar ti Tij. Tani kur ky personalitet i pashembullt që nga fillimi i i botës dhe deri në fund, pra Kijamet; për shkak të rëndësisë që ka në Dinin Islam, ja pra sot nga të palarët fyhet, përdhoset, nëpërkëmbet. Ndërsa myslimanët në botë çka po bëjnë, këtë po e bëjnë: - Disa nuk kanë dëgjuar fare se çka po bëhet; - Disa do të dëgjojnë pak më vonë; - Disa kanë dëgjuar dhe do të bëjnë ndonjë plan kur të kenë kohë; - Disa kanë marrë hapa për të reaguar, dhe reaguan me protesta jopaqësore; - Disa reaguan me protesta paqësore; - Disa vranë njerëz dhe djegën shumë çka; - Disa reaguan me mos reagim; - Disa po reagojnë ndaj atyre qe reaguan; - Disa po reagojnë në facebook, se si duhet reaguar; - Disa ashtu, disa kështu! Vërtetë vështirë është bërë me ia qëlluar. Vetëm një duhet ditur se nëpërkëmbja e MUHAMEDIT salAllahu aljhi ve selem është turpi më i madh që e ka përfshirë çdo imanli. Të nderuar! Mos më keqkuptoni, nuk jam ithtarë i asnjë lloj radikalizmi, dhune e terrori, vrasje e mbytje, jo vallahi, dhe nga çdo veprim i dhunshëm distancohem; por ja pra veprimet e dhunshme ndodhën, ndoshta edhe do të ndodhin, por këto erdhën si rezultat i provokimeve të qafirëve. Ata le ta mbajnë përgjegjësinë. Allahu im më bën të sinqertë në Pejgamberin Tënd. Ulvi Fejzullahu | |
|