Pse e gjithë kjo urrejtje ndaj Muhamedit salAllahu lejhi ve selem?
Është e qartë se kjo armiqësi ka një parahistori që kur Allahu i Lartësuar e dërgoj për udhëzim të njerëzimit me mesazhin e besimit në një Zot. Kjo urrejtje është ushtruar gjatë kohërave, vazhdimisht.
Por edhe diçka është e rëndësishme të nënvizohet në këtë drejtim që ka të bëjë me logjikën perëndimore, me edukimin e tyre dhe mënyrën e konceptimit të jetës dhe figurave të mëdha në shoqëritë e tyre.
Si është mendimtari, shkencëtari, ideologu, filozofi në botën perëndimore?
Si kanë jetuar figurat e tyre, dhe si ka përfundua jeta e tyre?
Ndoshta në kulturën perëndimore nuk mundë të paramendohet ndonjë figurë e madhe qoftë ajo në politike, udhëheqje, shkencë, etj, të jetë personalitet i dalluar, ndërsa jeta e tij, biografia e tij të jetë me skena e momente të ulëta morali. Mundë të jetë i dalluar dhe një fushë por të jetë imoral, rezil, faqezi, etj.
Ndoshta edhe në këtë aspekt shikohet Muhamedi salAllahu alejhi ve selem, si ky njeri ka arritur në këtë nivel pa pasur asnjë vërejtje në moral?!!
Lexova një shkrim të bukur të Dr. Xhsim el-Mutava, ai krahasoi mendimtarët dhe filozofët e tyre me jetën e Muhamedit salAllahu alejhi ve selem. Po sikur të lexojmë për përfundimin e jetëve të filozofëve të tyre do të kuptojmë edhe më shumë se pse e urrejnë Pejgamberin tonë.
Dr. Xhasimi nënvizon:
- Sokrati, filozofi grekë, u akuzua për heretik dhe mani seksuale me nxënësit e tij dhe u ekzekutua;
- Aristoteli e gjuajti veten në det dhe vdiq;
- Platoni u akuzua për tradhti dhe u detyrua të zgjedhë mënyrën ekzekutimit duke pirë helmin;
- Dikarti, filozofi francez vdiq i helmuar nga dora e një prifti katolik;
- Tomas Hobes, filozofi anglez ka vdekur në rrethana misterioze;
- Froidi disa herë tentoi të bëjë vetëvrasje për shkak të dëshpërimit;
- Niçe (Nietzsche), mendimtari gjerman, ra në dashuri disa herë kështu jetoi i dëshpëruar duke pirë alkool dhe vizituar shtëpitë publike, dhe vdiq në spitalin e si sëmurë mendorë.
Respekt për kontributin e të lartpërmendurve, por ja pra jeta e tyre, dhe përfundimi i tyre, heretik, maniak seksual, rezil, faqezi, tradhtare, i sëmurë mendorë, etj...
Muhamedi salAllahu aljehi ve selem i dërguari i Allahut në shkallën më të lartë të moralit:
ن وَالْقَلَمِ وَمَا يَسْطُرُونَ . مَا أَنْتَ بِنِعْمَةِ رَبِّكَ بِمَجْنُونٍ . وَإِنَّ لَكَ لَأَجْرًا غَيْرَ مَمْنُونٍ . وَإِنَّكَ لَعَلَى خُلُقٍ عَظِيمٍ.
“Nûn. Betohem për penën dhe për atë që shkruajnë se ti (o Muhamed), falë mirësisë së Zotit tënd, nuk je i marrë. Pa dyshim, ti do të jesh përherë i shpërblyer se ti je me virtyte madhore.” (Kalem, 1-4)Ulvi Fejzullahu