Muslimaët
janë të bindur se Isai dhe Muhamedi janë të dy profet dhe të dërguar të
Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të dy. Muslimanët nuk e pakësojnë
asnjë profet të Allahut dhe nuk e rezufojnë asnjë mesazh të tyre. Kur’ani na
tregon se për të shpallur besimin tonë në të gjithë profetët, duke përfshirë
Ibrahimin, Musën dhe Isai dhe se ne nuk duhet të bëjmë kurrfarë dallimi mes
tyre.
Allahu
në Kur’an thotë:
“Ju (besimtarë) thuani: “Ne i besuam All-llahut, atë që na u
shpall neve, atë që iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe
pasardhësve (të Jakubit që ishin të ndarë në dymbëdhjetë kabile), atë që i
është dhënë Musait, Isait dhe atë që iu është dhënë nga Zoti i tyre
pejgamberëve, ne nuk bëjmë dallim në asnjërin prej tyre dhe ne vetëm atij i
jemi bindur.” (El-Bekare, 136)“I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të tij, e
ashtu edhe besimtarët. Secili i besoi All-llahut, engjëjve të Tij, shpalljeve
të Tij, të dërguarve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e
Tij, dhe thanë: “Iu përgjigjëm thirrjes dhe respektuam urdhërin. Kërkojmë
faljen tënde o Zoti ynë! Vetëm te Ti është ardhmëria jonë”. (El-Bekare, 285)Kjo nënkupton që secili
prej tyre predikoi (thirri) mesazhin e vërtetë të Allahut, dhe do të ishtë
gabim të thuhet se ne besojmë në disa por jo në të tjerët.
Profetët ishin rob të përulur
të Allahut. Ata nuk përpiqeshin të provonin veten se ishin më superior se sa të
tjerët. Ajo do të ishte argument I gabuar për pasuesit e tyre se kush do të
ishte më superior. Një herë muslimanët dhe hebrenjtë debatonin mes vete. Një
musliman tha se Muhamedi është më superior mbi të gjithë njerëzit. Hebreu tha
se Musa është më superior mbi të gjithë njerëzit. Pasi kjo ishte e lidhur me
Muhamedin a.s., ai tha: “Mos më jepni epërsi mbi Musain.” Ai pastaj tha:
“Askush nuk duhet të thotë se unë jam më I mirë se Junusi, i biri i Amitait.”Ai
gjithashtu urdhëroi: “Mos më jepni përparësi as ndaj ndonjë profeti midis
profetëve të Allahut.”
Një herë Pejgamberi a.s.
ishte pyetur se kush ishte njeriu më I nderuar nga të gjithë njerëzit. Ai u
përgjigj:”Ai i cili ka frikë Allahun.” Kur e pyetën se si e kishte emrin individual
ai njeri, atëherë ai u përgjigj se ai ishte Jusufi, i biri i Jakubit.”
Kjo përulësi është ndarë edhe nga shumë profetë të tjerë. Isai është
raportuar të ketë thënë: “Unë ju thëm të vërtetën. Në mesin e atyre që kanë
lindur prej gruas nuk ka njeri më të ngritur se sa Jahjai” (Mateu, 11:11)
Por edhe Jahjai a.s. ishte gjithashtu i përulur. Ai nuk pretendoi se
madhështia ishtë për vete. Ai foli për një njeri më të madh që do të vinte pas
tij: “Pas meje do të bijë një njeri më i fuqishëm se unë, me sandale me një gisht,
sandalëve të të cilave unë nuk jam i denjë që t’i pranoj të poshtë dhe t’i
zgjidh.” (Mark, 1:7)
Kur ndodhi Israja dhe Miraxhi, që Allahu e dërgoi Xhibrilin për të marrë
përmes mjetit të quajtur Burak, në xhaminë Al-Aksa, atëherë Muhamedi a.s. i
kishte udhëhequr në namaz (imam), të gjithë profetët tjerë dhe të gjithë kishin
ndjekur shembullin e tij. Ai gjithashtu është i lidhur me të vërtetën se do të
jetë bartës i flamurit të lavdishëm në Ditën e Gjykimit, ku pas tij do të jenë
të gjithë profetët tjerë. Por Muhamedi a.s. nuk u mburr me këtë. Ai i urdhëroi
muslimanët se nuk duhet ta lavdërojnë atë sikurse njerëzit e tjerë që e
lavdëruan Isain, të birin e Merjemes, duke thënë: “Më thërrisni një rob i
Allahut dhe i Dërguari i Tij.”
Çfarë është më e rëndësishme nuk duhet të provohet të thuhet dhe as të
mendohet se një profet është më superior ndaj një tjetri, por duhet besuar se
të dytë janë robër të Allahut dhe të dy ishin të dërguar të Tij, madje kjo
është edhe njëra nga kushtet e besimit. Pejgamberi a.s. tha:”Nëse një njeri ka
besuar Isain, dhe pastaj më ka besuar mua, ai do të ketë shpërblim të
dyfishtë.”