Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Australi: Jezusi është profeti i Islamit Sat 2 Jul 2011 - 16:38 | |
| Organizata islamike australiane ‘MyPeace’ me publikimin e mesazheve në bilborde në Sydney,”Jezusi është profeti i Islamit”, ka ngjallur kritika të ashpra tek të krishterët australianë
Organizata islamike, e përmendur më lart, me anë të mesazheve porositë se muslimanët dhe të krishterët kanë shumë gjëra të përbashkëta. Por, për këtë, ‘MyPeace’ mori kitika të ashpra, ndërsa bilbordet me mesazhet se Jezusi është profeti i Islamit janë dëmtuar.
“Në Australi, ku shumica e popullatës është krishtere, slogani se Jezusi është profet i Islamit është akt provokues,” tha Peshkopi Porteous.
Diaa Mohamed, udhëheqës i organizatës ‘MyPeace’ thotë se, pavarësisht nga mosmarrëveshja e disa përfaqësuesve të krishterë, ai ka marrë thirrje të shumta telefonike mbështetëse nga njerëzit e të gjitha besimeve. (IGJ)
| |
|