Delikatesa e të Dërguarit të Allahut Muhammedit s.a.w.s Transmetohet se bashkëshortja e nderuar e të Dërguarit të Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe nëna e besimtarëve,Hz.Aishe (r.anha) ka thënë:
"Unë nuk kam parë njeri që t`i ngjajë më shumë të Dërguarit të Allahut (s.a.v.s), se sa vajza e tij Hz.Fatimeja, keremallahu vexhheha, nga aspekti i urtësisë,sjelljeve të dashura dhe faljes së namazit me qetësi."
Kur Hz.Fatimeja shkonte te i Dërguari i Allahut ,sal-lallahu alejhi ves-selem i Dërguari i Allahut ngrihej në këmbë, e kapte për dore, e puthte në ballë dhe e ulte në vendin që po q0δndronte vetë.
Po ashtu, kur i Dërguari i allahut, sal-lallahu alejhi ves-selem , shkonte te vajza e tij,Hz.Fatimeja, edhe ajo ngrihej në këmbë, e kapte për dore, e puthte në fytyrë dhe e ulte në vendin që përdorte vetë."
Në këtë transmetim shtrohet përpara syve tanë me gjith ndryçimin dhe përsosmërinë vlera e veçantë dhe interesimi madhështor që shfaqte i Dërguari i Allahut (s.a.v.s), ndaj fëmijëve të tij, si një monument çiltërsie, si një kulm i hijeshisë dhe si një rezatim etik.Njeriu e ka të pamundur të mos influencohet dhe të mos emocionohet kundrejt kësaj skene dashurie, respekti dhe mëshire të pakrahasueshme!
Mendoni, i Dërguari i Allahut të Madhëruar, robi më i dashur i Allahut,lideri që e admirojnë njerëzit, një njeri që edhe sundimtari i qëndron besnik, zotëria i të parëve dhe i atyre që do të vijnë, pejgamberi fisnik i njerëzve dhe xhindëve,edhe pse nuk kishte ansjë lloj obligimi, ngrihej në këmbë me modesti për një të vogël që, faktikisht, ajo ishte e detyruar ta respektonte, e gëzonte duke ia kapur dorën me dashuri, i puthte ballin dhe e ulte në vendin ku qëndronte vetë, që ta nderonte sa më mirë....
Më e rëndësishmja është se kjo sjellje fisnike shfaqet në një mjedis në të cilin jetonin njerëz larg civilizimit, që turpërohehsin prej fëmijëve të tyre vajza, që e pranonin si të palogjikshme dashurinë ndaj fëmijëve,puthjen dhe ledhatimin etyre, madje njerëz barbarë, të ashpër dhe zemërgurë, që nuk u trembej syri për t`i varrosur në tokë fëmijët vajza të shkreta e të pafajshme.
Ja madhështia e suksesit të Islamit! Ja personaliteti dhe fisnikria e lartë e të Dërguarit,sal-lallahu alejhi ve sel-lem.
Salatet dhe selamet qofshin për ty, o njeriu më i ndershëm, më i moralshëm, më i sjellshëm dhe më fisniku!Ti je ai që e mbrojte gruan,e cila poshtrohej nëpër shekuj,i dhe pjesë asaj dhe i këshillove burrat të sillen mirë me të.Ti je ai q0δ ua ke mësuar popujve të drejtat e saj shumë kohë para periudhave moderne.
Prof.Dr.Esad Xhoshan.......Marur nga Revista Etika Shtator 2012