Pejgamberi i Allahut (a.s.) e përshkruante veten si një person i ngarkuar me detyrën për të dhënë, madje thoshte se Allahu është pronari i vërtetë dhe Ai që jep çdo gjë.
Safvan bin Umeje, i cili ishte njëri ndër prijësit e fisit Kurejsh, kishte marrë pjesë së bashku me të Dërguarin Fisnik në luftërat e Hunejnit dhe Taifit. Safvani, duke shëtitur së bashku me Muhamedin (a.s.) nëpër pasurinë e tubuar si pre lufte në Xhirane, do të shikojë me lakmi në të. Krenaria e Gjithësisë i cili vërejti këtë gjendje të Safvanit do t’i thotë:
“A shumë e pëlqeve këtë pasuri o Safvan”, “Po”, do t’i përgjigjet
Safvani. Atëherë Profeti do t’i thotë :
“Merre, qoftë jotja e gjitha!”
Safvani i emocionuar do të thotë:
“As një zemër përveç zemrës profetike nuk mund të jetë kaq bujare”, do të pranojë fenë islame, do të kthehet te fisi i tij dhe do të brohoras: “O popull! Shpejtoni dhe bëhuni mysliman, ngaqë Muhamedi ndan ndihmë dhe lëmoshë të madhe pa mos ndjerë aspak frikë nga varfëria.”(Muslim, Fedail, 57-58; Ahmed, III, 107)
Njëherë një njeri erdhi tek i Dërguari i Allahut dhe kërkoi diçka nga Ai. Hazreti Pejgamberi (a.s.) në atë moment nuk posedonte, asgjë që t’i jepte atij. Por i tha që të marrë borxh nga dikush e Profeti do ta paguante. (Hejthemi, X, 242) Profeti, sikur stërgjyshi i ti Hazreti Ibrahimi (a.s.) nuk hante asnjëherë ushqim pa mos gostitur ndonjë mysafir. U ndihmonte familjeve të borxhlinjve që ndërronin jetë, në paguarjen borxhit, ose vetë Ai personalisht i paguante borxhet e të tjerëve. Nuk falte namazin e asnjë të vdekuri, borxhi i të cilit ende nuk ishte paguar. Në një hadith Pejgamberi Bujar
thotë:
“Bujari në këtë botë është afër njerëzve, në botën tjetër do të jetë afër Allahut në Xhenet, larg Xhehenemit. Kurse, koprraci është larg Allahut, Xhenetit dhe njerëzve, afër zjarrit të Xhehenemit!” (Tirmidhi, Birr, 40/1961)
Në një hadith tjetër thotë:
“Dy cilësi nuk mund të gjenden tek besimtari i vërtetë: koprrkoprracia dhe sjellja e shëmtuar!” (Tirmidhi, Birr, 41/1962)