Le tëkthehemi mbrapa e ti hedhim një sy mënyrës se si e kalonin ditën shokët e Pejgamberit a.s.
‘ Ali ibn Ebi Talibi, i cili ishte i martuar me Fatimenë, vajzën e Profetit a.s. , u zgjua herët njëditë me tëshoqen dhe së bashku kërkuan ushqim, por në shtëpinë e tyre të thjeshtë nuk kishte asgjë. Ai kërkoi nëpër të gjitha rrethinat e qytetit dhe mënë fund iu kujtua një çifut që kishte një kopsht, kur Aliu mbërriti atje, Çifuti i tha : “ O arab , eja dhe këputi hurmat për mua dhe për çdo kove të mbushur do të të jap një hurmë.” Kështu Aliu u robërua për një kohë të gjatë gjersa iu lënduan duart dhe trupi filloi t’i dhembte. Ai e mori numrin e pakët të hurmave dhe shkoi te Profeti a.s për t’i ndarë me të, ato qëmbetën, ai dhe Fatimeja mbajtën vetën deri në fund të ditës.
Kjo ishte jeta e tyre , e megjithatë, ajo që mund ti duket kontradiktore materialistit është se shtëpia e tyre ishte përplot me dritë dhe lumturi.
Zemrat e tyre u mbushën me parimet fisnike qëiu shpallën Pejngamberit a.s., nëpërmjet ndriçimit shpirtëror të zemrave të tyre, ata e shquan të vërtetën dhe e pranuan atë, e njohën
gënjeshtrën dhe e kundërshtuan atë, ata punuan në rrugën e të parëve dhe u larguan shumë prej të dytëve , ata e kuptuan dhe e përvetësuan vlerën e vërtetuar të gjërave, ata më shumë kishin frikën prej Allahut xh.sh se sa prej ndonjë krijese tjetër, ata e kuptuan se kanë nevojë për Allahun e jo Allahu për ta dhe atyre kur ju ndodhte ndonjë fatkeqësi nuk e prishnin zemrën e tyre por qëndronin besimtar të paluhatshëm dhe durimtar të fortë përballë të këqijave.
Le të vështrojmë një ngjarje edhe mbi shërbëtorin e Pejgamberit a.s. Theubanin r.a.
Një herë Pejgamberi a.s. doli prej shtëpisë së tij në mëngjes dhe u kthye në orët e vona të mbrëmjes , kur e pa shërbëtorin e vet duke qarëi tha: “Përse qan, o Theuban?”, Theubani i tha: “ Mua më mori malli për ty o i Dërguari Allahut ”, i Dërguari i Allahut a.s. I tha: “ A për këtë qan? ” Theubani I tha: “ Jo o i Dërguari Allahut, po qaj për atë se ti sot , tërë ditën mungove e unë u përmallova për ty, e kur m’u kujtua bota tjetër ku ti do tëjesh në një shkallë të lartë në Xhenet, e unë do tëjem në një shkallë të ulët dhe nuk do të mundem të arrij atë shkallë që të jem me ty, fillova tëqaj.”
Atëherë Pejgamberi a.s. i tha: “ O Theuban, po a nuk e di ti se njeriu do të ringjallet me atë që e do” dhe kështu Pejgamberi a.s. e qetësoi shërbëtorin e tij Theubanin r.a..
Vëlla i nderuar duhet ta dish se çdo njeri në botën tjetër do të jetë në shoqëri me atë që e do, po vallë ti me cilin dëshiron të jesh në botën tjetër?!
A mos dëshiron të jesh në shoqëri me njerëzit e prishur dhe mëkatarë apo me Pejgamberin a.s.?!
Lumturia e vertetë ishte mbi Bilalin, Selmanin dhe Ammarin r.a.;
Bilali ishte ftues në të vërtetën, Selmani ishte i besueshëm, ndërsa Ammari ishte besnik në përmbushjen e detyrimeve.
Këta ishin vetëm disa ngjarje të shkurta mbi shokët e Muhamedit a.s.. Në këta shembuj shohim modelin
dhe duhet tëpërpiqemi t’i ndjekim dhe të arrijmë atë fat që kishin ata.
Besir Duraku IV-B